LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi special në Drenovë/ Bëhet e gjallë Ziza Pajaziti, dorëzon në burg deklaratë noteriale se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun

Një muaj më parë, prokuroria e Korçës administroi në dosjen hetimore një dokument nga drejtoria e burgut të Drenovës, që tregonte se Ziza Pajaziti, ka qënë bashkëjetuese me Laert Haxhiun, gjatë kohës kur ai ka qënë jashtë ambjenteve të burgut.

1 Maj 2026, 11:00 Nga Elton Qyno
Takimi special në Drenovë/ Bëhet e gjallë Ziza Pajaziti,
Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti

KORÇË- Hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zyrtarëve të burgut Drenovë në Korçë, të cilët lejuan futjen e modeles kosovare Ziza Pajaziti për takim special me të dënuarin me burg përjetë Laert Haxhiu, kanë nxjerë në dritë dhe një fakt domethënës.

Një muaj më parë, prokuroria e Korçës administroi në dosjen hetimore një dokument nga drejtoria e burgut të Drenovës, që tregonte se Ziza Pajaziti, ka qënë bashkëjetuese me Laert Haxhiun, gjatë kohës kur ai ka qënë jashtë ambjenteve të burgut.

Dokumenti është një deklaratë noteriale që ka vlerë juridike dhe është dorëzuar pak kohë më parë në Drejtorinë e Burgut Drenovë dhe më pas është administruar nga prokuroria e Korçës.

Përmes këtij dokumenti Ziza Pajaziti, ka prenduar se ka hyrë në burg si bashkëjetuese e Laert Haxhiut, gjë e cila ligjërisht është e lejueshme.

Ky fakt mund të sjellë në të ardhmen pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të burgut Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli.

Ndërkohë vetë modelja kosovare, Ziza Pajaziti, e cila në 2025 u përfshi në skandalin e hyrjes së vajzave VIP në burgjet e sigurisë së lartë, prej më shumë se 1 viti nuk është arritur të gjendet nga policia dhe prokuroria e Korçës.

Ziza Pajaziti, ishte një ndër vajzat VIP, e cila në 12 qershor 2025 arriti të futet në burgun e sigurisë së Lartë, Drenovë, për të marë një takim special me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Lushnjë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria e Korçës prej gati 3 muaj ka kërkuar të marrë në pyetje modelen kosovare, Ziza Pajaziti, me qëllim sqarimin e rrethanave të futjes së saj në burg, si gruaja e të dënuarit përjetë Vladimir Kurti.

Por në fakt ajo ka zhvilluar takim me Laert Haxhiun.

Prokuroria e Korçës, që po ndjek rastin në fjalë ka kërkuar informacion Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi vendndodhjen e adresës së banimit në Tiranë të Ziza Pajazitit me qëllim dërgimin e fletë-thirrjes, për tu paraqitur me qëllim marrjen në pyetje të saj.

Deri në këtë fazë, asnjë person nuk është marrë i pandehur për “Shpërdorim detyre” ndaj futjes në burgje të vajzave, të cilat marrin takime speciale me të dënuar me burgim të përjetshëm.

Kallëzimi që inicioi këtë çështje, është depozituar nga prokuroria e Korçës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila kërkoi ndjekjen penalë për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli./Syri.net

ziza pajaziti laert haxhiu

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë