LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbetjet në rritje, kapacitetet e përpunimit në vendnumëro

Të dhënat  e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.

24 Shtator 2025, 13:15 Nga I.A

Mbetjet në rritje, kapacitetet e përpunimit në vendnumëro

TIRANË- Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë se depozitimi në landfille është mjeti kryesor i menaxhimit. Të dhënat  e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.

Në vitin 2024, në Shqipëri janë menaxhuar gjithsej 862.241 tonë mbetje, me një rritje prej 2,14% krahasuar me vitin 2023. Çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg mbetje në vit. Mbetjet për banor janë rritur me 9 kg gjatë 2 viteve të fundit (nga 351 kg në 2023 në 360 kg në 2024).

Riciklimi i mbetjeve ka mbetur pothuajse i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të dominojë si metoda kryesore.

Mbetjet në rritje, kapacitetet e përpunimit në vendnumëro

Përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur të njëjtën strukturë ndër vite, me rritje të lehtë të plastikës dhe metaleve. 89,5% e mbetjeve janë mbetje familjare dhe te ngjashme me to (771 mijë tonë).

Mbetjet organike përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit (57,3%), ndërsa plastika dhe letra/kartoni janë kategoritë pasuese (rreth 9–10% secila).

76,3% e mbetjeve u depozituan në landfille, teksa vetëm 18,8% e mbetjeve u ricikluan. Të dhënat tregojnë se vetëm 4,9% u dogjën për energji. Raportimet tregojnë se hedhjet jashtë landfillit janë reduktuar ndjeshëm, duke mbetur vetëm në 0,02% të totalit.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u menaxhuan rreth 820 mijë tonë mbetje, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 844 mijë tonë dhe në 322 kg në 2024. Edhe mbetjet jo urbane shënuan rritje graduale, nga 34 kg në 2022 në 38 kg për banor në 2024.

Të dhënat tregojnë qartë se prodhimi i mbetjeve urbane po rritet më shpejt se kapaciteti për menaxhimin e tyre. Ndërtimi i incineratorëve do të duhej të ulte gradualisht këto shifra duke garantuar trajtimin e mbetjeve dhe reduktimin e volumit që shkon në landfille. Por rritja e pandërprerë e treguesve tregon se inceneratorët nuk e kryen funksionin e tyre, por nga ana tjetër dogjën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Të dhënat e viteve të fundit konfirmojnë një përkeqësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë gjithnjë e më urgjente zbatimin e alternativave si ndarja në burim, riciklimi real dhe përdorimi i teknologjive efikase për përpunimin e mbetjeve./Monitor.al

mbetjet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet