LIVE UPDATES
Aktualitet

Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

Në atë kohë, z. Briken Tereziu u ndalua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bazë të përgjimeve dhe bisedave që iu kapën me kolegq dhe persona të tjera. Në këto biseda, tregohej se ai merrte shuma të konsiderueshme të hollash, me qëllim lejimin e kalimit të shtetasve të ndryshëm, madje edhe të mitur pa prokurë.

23 Shtator 2025, 22:35 Nga E. D
Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici
foto ilustruese

RINAS-Punonjësi i komisariatit të policisë së Rinasit që u kap në përgjime duke marrë para, rikthehet në të njëjtën detyrë, pa mbaruar gjyqi penal. Fiks fare vërtetoi se si ishte kthyer në të njëjtën detyrë në komisariatin e  policisë së Rinasi punonjësi i rolit bazë, Briken Tereziu, i arrestuar në muajin qershor 2024 me akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës

Në atë kohë, z. Briken Tereziu u ndalua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bazë të përgjimeve dhe bisedave që iu kapën me kolegq dhe persona të tjera. Në këto biseda, tregohej se ai merrte shuma të konsiderueshme të hollash, me qëllim lejimin e kalimit të shtetasve të ndryshëm, madje edhe të mitur pa prokurë.

Fiks Fare ka mësuar se, 14 muaj pas arrestimit të bujshëm, punonjësi Briken Tereziu është rikthyer në të njëjtën detyrë që ka pasur para arrestimit. Ai është punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë në Rinas, pikërisht në të njëjtën pozicion që kontrollon shtetasit.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbuluan të gjithë skemën si funksiononin punonjësit, teksa ata flisnin lirisht me njëri tjetrin për kalimin e personave nën moshë pa prokurë. “Atë gocën sot e bëjmë dot?” i shkruan një punonjës Brikenit, teksa ai i përgjigjet se “po”, ndërsa i dërgojnë njëri-tjetrit edhe të dhënat biometrike.

Hetimet e prokurorisë faktuan se personi në fjalë ka kaluar pikërisht nga sporteli i Briken Tereziut, pa prokurë nga prindi tjetër.

Tereziu bashke me 7 punonjës të tij të kontrollit kufitar bashkëpunonin me pronarin e 1 agjencie udhetimi. Ky i fundit  gjente pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare

“ Briken Tereziu per 1 vit ,Prill 2023 – Mars 2024, lejoi daljen nga territori i RSH për 55 shtetas në shkelje të ligjit me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen dhe 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit” thuhet në dosje, e cila ka shkuar në gjykatë, ku Briken Tereziu akuzohet për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Fiks fare ngriti një pyetje: A është ende nën hetim dhe gjykim z. Briken Tereziu?

Fiks Fare kontaktoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke e pyetur nëse ka pasur apo jo masë disiplinore z. Briken Tereziut, pas arrestimit në muajin qershor 2024. Fiksi e pyeti se mbi çfarë vendimi është rikthyer në punë ky punonjës.?

Deri me sot  Policia e Shtetit nuk ka kthyer përgjigje

Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion edhe Prokurorisë së Tiranës, teksa morëm një përgjigje se: “Rezulton se mbi bazën e materialit të referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaj shtetasit me inicialet B.T është regjistruar procedimi penal nr.6234 i vitit 2024 për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”

Më datë 02.04.2025 është dërguar  kërkesë për gjykim me të pandehur shtetasin me inicialet  B.T, i cili është hetuar në gjendje të lirë.”

Për më shumë informacion prokurori na tha që duhet t’i drejtoheshim Gjykatës.

Fiks Fare ka mësuar se, dosja e nisur nga Prokuroria e Tiranës më datë 3 shkurt 2025, është ende në gjykim në Gjykatën e Tiranës. Madje ende nuk është zhvilluar seanca e parë. Kjo seancë pritet të zhvillohet në 22 tetor 2025.

Pra, ende pa përfunduar procesi penal, pa nisur hetimi gjyqësor, një punonjës policie që lejoi dhjetëra shtetas me probleme te kalonin kufirin, apo lejoi të kalonin kufirin të mitur pa prokurën e njërit prind, rikthehet në të njëjtin pozicion, pune./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet