LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mam, bab, s’ju kam koritur! Ai më rreh aq sa…”/ Motra zbulon detaje nga letra e fundit e Xhuana Nikollit: Donte të kuptonim që nuk kishte asnjë faj

Xhuana e cila pasi kishte përjetuar dhunën nga Eraldo, mbrëmjen midis datës 9 dhe 10 mars, kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke konsumuar një tabletë fotoksinë, në apartamentin e marrë me qira në Tiranë. Ku e para që e gjeti në grahmat e fundit të jetës ishte pronarja e apartamentit, e cila kishte marrë një telefonatë të shqetësuar nga motra e Xhuanës që jeton në Tiranë, që i kishte bërë me dijeni se nuk po lidhej dot me Xhuanën.

19 Maj 2026, 20:48 Nga E. D

“Mam, bab, s’ju kam koritur! Ai më rreh aq sa…”/

Në emisionin “Në Shënjestër” të autores Klodiana Lala në News24, po trajtohet rasti i Xhuana Nikollit, që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës nga ish-bashkëshorti i saj.

Xhuana e cila pasi kishte përjetuar dhunën nga Eraldo, mbrëmjen midis datës 9 dhe 10 mars, kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke konsumuar një tabletë fotoksinë, në apartamentin e marrë me qira në Tiranë. Ku e para që e gjeti në grahmat e fundit të jetës ishte pronarja e apartamentit, e cila kishte marrë një telefonatë të shqetësuar nga motra e Xhuanës që jeton në Tiranë, që i kishte bërë me dijeni se nuk po lidhej dot me Xhuanën.

Pronarja e apartamentit e cila pasi vrapoi drejt hyrjes pa të shtrirë aty Xhuanën, në gjendje të rëndë shëndetësore. E reja e cila edhe pse u transportua me urgjencë drejt Spitalit Univeristar ‘Nënë Tereza’, nuk mundi t’i shpëtojë helmimit të fortë që fotoksina kishte shkaktuar në organizmin e saj.

“Në nëntor erdhi në Tiranë, qëndroi te motra ime që jeton në këtu. Pastaj gjeti shtëpi me qira me shoqen e saj, deri në muajin mars. Motra në Tiranë ka marrë në telefon Xhuanën por Xhuana nuk është përgjigjur. Pastaj ka shkuar e zonja e shtëpisë dhe e ka parë në atë gjendje. Kanë marrë ambulancën, mjeku tha që ka ardh me puls shumë të ulët dhe…”, rrëfen Marjana.

Xhuana nuk mundi të thotë asnjë fjalë se përse ajo ndërmori atë veprim. Por ajo la për familjarët e saj një letër që tregonte shumëçka për dhunën që kishte përjetuar. Por njëkohësisht ajo la të kuptohej se ishte dhunuar fizikisht nga Eraldo, para se t’i jepte fund jetës. Dhunë mesa duket e çoi edhe në vendimin fatal për të konsumuar fotoksinë. Ndoshta edhe për faktin që ajo nuk mundi ta pranojë faktin që ai që e dhunoi ishte njeriu të cilin kishte dashuruar në gjithë këto vite.
Dhunë e cila u vërtetua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku sipas Marjanës, motrës së saj, shenjat e dhunës ishin të dukshme në fytyrë dhe në trup, si edhe në xhupin e grisur. Për këtë mendohet që mund të ketë pasur një përleshje midis të dyve.

“Ne e dimë që ka pasur vetëm dhunë psikologjike, presion të tipit ‘ti nuk vlen, nuk do kesh kurrë një jetë të qetë pa mua’. Jo dhunë fizike. Dhunë fizike vetëm atë natë që Xhuana dha jetën.
Ka foto të ekspertizës mjekoligjore, që kemi parë Xhuanën. Te pjesa e fytyrës, e trupit, xhupi i saj i grisur….”, tha motra e Xhuanës.

Por çfarë kishte shkruar Xhuana në letrën e saj të lamtumirës për njerëzit e saj të afërt. Pse ajo u kujdes në këtë letër, t’u bënte atyre me dije se nuk i kishte koritur, apo ndryshe nuk i kishte turpëruar.

A ishte kjo një akuzë të cilën Eraldo ia bënte shpesh në formë presioni psikologjik dhe me anë të kësaj fjalie drejtuar familjarëve të saj, Xhuana u përpoq t’u thoshte që duhet të rrinë të qetë edhe më ikjen e saj. Dhe se çfarëdo justifikimi që të nxjerrë Eraldo dhe familja e tij mbi arsyet e vetëvrasjes së Xhuanës, ato janë të pavërteta.

“Kur e kishte pirë këtë, atë natë kishte shkruar një letër. Aty ne kemi kuptuar që ai e kishte rrahur.
Mam, bab, nuk ju kam koritur. Nuk kam bërë asgjë për ta merituar këtë. Ai më ka rrah saqë nuk e duroj dot më këtë lloj dhune që më ka bërë. Ju dua shumë mos qani. Këto kanë qenë fjalët”, rrëfen motra.

Pra është e qartë edhe nga letra që Xhuana ka lënë, që Eraldo ka ushtruar dhunë fizike mbi të.
Dhunë e cila mesa duket kohët e fundit duhet të jetë bërë sistematike, por që Xhuana me siguri e ka mbajtur brenda vetes së saj.

Por nuk përjashtohet edhe fakti që kjo dhunë të jetë shoqëruar edhe me terror psikologjik nga ana e Eraldos, me qëllim që Xhuana të dilte fajtore për ndarjen e tyre. Në të kundërt nuk ka se si shpjegohet ndryshe që Xhuana kujdeset në letrën e saj për nderin e familjes./Në Shënjestër

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj