LIVE UPDATES
Aktualitet

“Yll që lindi në dashuri, por u fik në dhunë”/ Motra e Xhuana Nikollit mesazh Eraldo Fizit: Kudo të fshihesh, do vijë dita që do ta paguash

Kështu është shprehur motra e Xhuana Nikollit për të renë që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës së ushtruar nga ish bashkëshorti i saj Eraldo Fizi.

19 Maj 2026, 20:43 Nga E.d
“Yll që lindi në dashuri, por u fik në dhunë”/
Xhuana Nikolli dhe Eraldo Fizi

“Vajze e ëmbël, e qeshur, shumë zemërgjerë, një vajzë që prekej nga fjalët, që kishte një dashuri të madhe për ish-bashkëshortin. Dhe kjo dashuri e mbante, sikur jetonte për të. Por nuk ju kthye kurrë ajo dashuri, nuk ju kthye kurrë. Ishte një yll që lindi në dashuri por u fik në dhunë”.

Kështu është shprehur motra e Xhuana Nikollit për të renë që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës së ushtruar nga ish bashkëshorti i saj Eraldo Fizi.

Por vetëvrasja e Xhuanës në kushtet e tronditjes së fortë psiqike mbart me vete një mister të madh.
Që edhe sot është veshur nga një tis mjegulle. Atë të shumë pikëpyetjeve të rrethanave në të cilat e reja i dha fund jetës. Xhuana dhe Eraldo të cilët ishin lidhur në martesë më datë 9 Qershor 2025. Njohja e tyre që kishte nisur në bankat e gjimnazit.Xhuana e cila kishte përfunduar studimet në drejtësi, ndërsa Eraldo e kishte mbyllur ciklin e tij të studimeve me ato të gjimnazit. Martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj. Që është ende e vështirë për të zbuluar se çfarë çoi në krizën e tyre.

Aq sa në muajin nëntor, Xhuana mori vendimin për të lënë banesën bashkëshortore në Lezhë dhe të zhvendosej fillimisht në Tiranë, te një nga motrat e saj që jetonte në kryeqytet.
Dhe më pas të jetonte në një apartament të marrë me qira, të cilën e ndante me një shoqen e saj.
Shoqe e cila sipas Marjanës, motrës së Xhuanës, ishte e pranishme edhe në spital në momentet e fundit të jetës së saj.
Por që askush nuk di të thotë se cila është dëshmia e saj rreth orëve të fundit të Xhuanës.
Nëse ajo ka qenë apo jo e pranishme gjatë dhunës së Eraldo ka shkaktuar ndaj Xhuanës. Ku ishte ajo mbrëmjen e datës 9 mars, kur Xhuana vendosi t’i japë fund jetës.

Pra shumë pyetje të cilat me përgjigjen e tyre mund të hidhnin sadopak dritë mbi atë që ndodhi me Xhuanën.
Eraldo Fizi i cili është shpallur në kërkim që nga data 10 Mars, në akuzën ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Shkaktim i vetëvrasjes’, por që edhe deri në ndërtimin e këtij dokumentari, ai vazhdon të jetë në liri.

“Motra ime dhe mami aty kemi pas kontaktin e fundit me të që ka dhënë deklaratën për ngjarjen e Xhuanës. Tani vetëm ia kemi lënë autoriteteve në dorë që ta marrin në pyetje sërish, si ka ndodh ngjarja, të ballafaqohen mendimet”, tregon motra e Xhuanës.

Por një nga misteret që i mbetet hetimit për të zbuluar është edhe si Xhuana e siguroi fotoksinën. Nëse ajo e ka blerë vetë në një farmaci bujqësore, apo duhet t’i besojmë një skenari më të errët. Që mund të ketë qenë e detyruar ta konsumojë. Ashtu siç nuk duhet nënvlerësuar gjatë hetimit edhe vërtetësia e letrës që ajo ka lënë për familjarët e saj. Po kështu nëse atë mbrëmje që Xhuana është dhunuar nga Eraldo, ky i fundit ka qenë i vetëm në banesë me të, apo aty ka pasur edhe persona të tjerë, që mund të kenë qenë familjarë të tij. Sikurse duhen parë edhe kamerat e sigurisë në ambientin pranë pallatit të marrë me qira nga Xhuana. Lidhur mbi lëvizjet e fundit të Eraldo Fizit apo edhe të personave të tjerë të cilët nund ta kenë shoqëruar si edhe tabulatet e tij telefonike, për të parë qelizat e tij të telefonit dhe zonat ku ai ka lëvizur.

Gjetje të cilat mund të japin një panoramë më të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur atë mbrëmje kur Xhuana Nikollaj, vendosi t’i japë fund jetës. Por edhe përpara kësaj date. Por që mund të çonin edhe në një zbardhje më të plotë të ngjarjes.
Ndërkohë që nga aktet e ekspertimit të Mjekësisë Ligjore rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e konsumimit të fotoksinës, ku gjithashtu janë konstatuar edhe shenja dhune në trupin e saj.

“Ne nuk e dimë ku e ka blerë, kush e ka marrë. Këtë pyetje kam bërë dhe unë dhe e kam shtruar. Një vajzë e re t’i shitet një fotoksinë. Të ketë kaq shumë lehtësi të shitet pas asnjë lloj certifikimi. Sepse duhet të jenë persona të autorizuar që ta blejnë dhe që kanë një biznes të madh sepse përdoret në uzina, në fabrika. Duhet të ketë një licencë ku duhet ta çoj, si duhet ta përdor, jo njerëz të thjeshtë. Kështu shumë vajza mund ta marrin lehtësisht. Po ku është shoqëria jonë, pse lejohet të shitet”, shprehet motra Marjana Kalaj. Rasti i Xhuanës nuk është vetëm një dhimbje e madhe vetëm për familjen e saj, por edhe një kambanë alarmi për shoqërinë.

Shoqëri e cila ka ende nevojë për emancipim. Dhe për të kuptuar që vajzat, nënat, gratë, nuk janë pronë e askujt. Por duhen mbrojtur nga çdo akt dhune, i kujtdo qoftë. Sepse askush nuk meriton të humbasë jetën nga dhuna e bashkëshortit, apo një familjari. Ndërkohë që për familjen e Xhuanës tashmë ato që kanë mbetur janë fotot dhe kujtimet e saj. Me të cilat zgjohen dhe flejnë çdo ditë.

“Kur ishim të katërta bashkë qeshnin me njëra- tjetrën në oborrin e shtëpisë sonë.
Xhuana gjithmonë përveçse motër e kam pas edhe si vajzë. Rrinte me çunin tim, lozte me të. Nuk e kanë ndarë as fëmijët e mi. Nuk di si t’u them dhe fëmijëve të mi, se ku është tezja. Sepse për ne është traumë që nuk e pranojmë, vetë jo, pastaj dhe fëmijët. Vetëm idea kush ia bëri këtë gjë, nuk kemi fjalë. Ne flejmë me fotot e Xhuanës. Prindërit e mi nuk rrinë të qetë nga idea pse ia morën jetën vajzës së saj. Pse ai e dhunoi motrën tonë. Ai mund të rrijë shumë i qetë, mund të jetojë në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, mund të kalojnë vitet por prindi e ka mendjen aty, pse ai nuk po paguan për atë çfarë ka bërë”, shprehet motra.

Gjatë rrëfimit të saj Marjana, thotë se Xhuana nuk e njihte dhunën. Pasi në familjen e tyre dhuna ishte një fjalë e huaj. Dhe jo më ta mendonte se ajo mund të ishte vetë pre e dhunës psikologjike dhe fizike. Atë dhunë që e çoi edhe drejt aktit të fundit tragjik, të dhënies fund të jetës. Një humbje të cilën Marjana edhe sot e ka të vështirë ta besoj, se kush është personi që e shkaktoi.

“Në atë moshë që ishte motra ime ajo nuk ishte rritur kurrë në asnjë lloj dhune në familjen tonë. Kemi pasur gjithmonë harmoni, respekt. Prindërit tanë gjithmonë kanë sakrifikuar dhe veten e tyre për ne. Kanë privuar veten që Xhuana dhe të gjitha ne të marrim shkollën. Të kemi një jetë më të mirë. Prindërit, kurrë s’na kanë bërtitur dhe kur e kam parë motrën time në atë gjendje, kam thënë ‘mos çfarë paska bërë”, thotë ajo.

E vetmja lutje që Marjana dhe familja e saj tashmë kanë është ajo drejtuar autoriteteve ligjzbatuese. Lutje që lidhet me arrestimin sa më të shpejtë të Eraldo Fizit, si personi përgjegjës për shkaktimin e vdekjes së njeriut të tyre të afërt. Dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë. Si i vetmi ngushëllim që mund të qetësojë sadopak shpirtrat e tyre. Por edhe të vetë Xhuanës, që meriton drejtësi.

“Dhimbje shumë e madhe sa gjithmonë e më shumë mendoj se kjo plagë nuk do shërohet kurrë.
Por do të doja edhe një ndihmë nga institucionet, që Eraldo Fizi të marrë dënimin e merituar…
Uroj me gjithë zemër që drejtësia të fumksionojë për të gjithë femrat, për nënat, për gratë, për gjithë ato vajza që ndihen në vështirësi. Shpresoj të mos shkojnë deri në aktin e fundit, por t’i drejtohen drejtësisë dhe të marrin një zgjidhje dhe të mos pranojnë asnjë lloj dhune”, shprehet Marjana.

Në fund Marjana, motra e Xhuanës i drejtohet edhe me dy fjalë Eraldos, që me siguri do ta shikojë këtë rrëfim të saj nëpërmjet këtij dokumentari. Janë dy fjalë të cilët ajo do tia thoshte edhe në sy nëse do ta kishte përballë. Dhe që ai nëse do të ishte ai burri i denjë që dashuroi motra e saj, duhet të kishte të njëjtën burrëri të mos fshihej, por të dilte përballë dhe të përgjigjej për humbjen e jetës së njeriut me të cilën ndau 7 vite të jetës së tij.

“Pse e dhunove motrën tonë. Pse ia bëre këtë gjë. Ajo nuk e meritonte atë vuajtje, nuk e meritonte atë dhunë barbare. Ajo meritonte të jetonte, të ishte e lumtur. Të kapet sa më shpejt autori dhe të vendoset para drejtësisë. Ne nuk duhet t’i lejmë gjërat në harresë. Ne kemi frikë se rasti i Xhuanës do harrohet. Eraldo kudo që të fshihesh një ditë do dalësh dhe do paguash për atë dhunë fizike. Të ndalohet me çdo kusht që çdo vajzë të ndjejë jetën e saj, jetë e lumtur siç ajo do të donte dhe jo të jetë e privuar nga burri, ish-burri ose një tjetër që nuk e lë të qetë”, shprehet ajo./BalkanWeb

eraldo fizi xhuana nikolli fotoksinë

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026