Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Teta, pas qetësimit të situatës, ka kërkuar që të mos bëhen publike deklarimet e tij të dhëna para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi sipas tij, ato ia kanë bërë si u ka dashur qejfi.
TIRANË- Lot, akuza dhe shpërthime e kanë shoqëruar seancën e mbajtur kundrejt të pandehurve për vrasjen e ish-efektivit Sanitago Malko. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin nëna e Santiago Malkos, Bukurie Malko, motra të ndjerit, si dhe i pandehuri Bledi Teta. Ajo që tensionoi situatën në sallën e gjyqit ishte fakti që nëna e Santago Malkos i është drejtuar Bledi Tetës me fjalët: Maskara, më vrave djalin!
Balkanweb raporton se situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për të qetësuar situatën. Teta, pas qetësimit të situatës, ka kërkuar që të mos bëhen publike deklarimet e tij të dhëna para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi sipas tij, ato ia kanë bërë si u ka dashur qejfi.
“Nuk dëshiroj që të japë deklarime u qëndron atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur ka folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorin e policisë Tiranë sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbarë e saj,”- tha Teta.
Fjalia e fundit e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari për vdekjen e të vëllait. Ajo është ngritur në këmbë duke bërtitur dhe fyer Tetën, gjë që ka detyruar efektivët që ta nxirrnin jashtë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht.
Në fund, trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte Kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.
Spitali i Gjirokastres PËRMET- Një sherr me leva ka ndodhur ditën e sotme në Përmet. Mësohet se dy persona janë kon...
Tirana Të paktën 122 monumente nuk ekzistojnë më në vendin tonë dhe po kaq është numri i atyre që janë sh...
Biçikletat Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedalet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhj...
Telefonat e sekuestruar TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke vendosur ...
Policia Korçë KORÇË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi u arr...
Emiliano Shega ELBASANIT- Janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri në pronësi të 31-vjeçarit Emiliano Shega, ...
Qytetari ne video KOSOVË- Policia e Kosovës ka ndarë një video në faqen e saj zyrtare, duke kërkuar ndihmë për...
Avokati i prindërëve TIRANË- Avokati i prindërve të kopështit "Zybejde Hanem" u shpreh se ditën e sotme kanë ...
Fran Frrokaj LEZHË- Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Ditë...
Gentian dhe Ilir Malindi TIRANË- Babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi ka treguar për mediat se djali i tij u fsheh për gjithë kë...