28 Tetor 2022, 14:02
Nga DOSJA
Biçikletat
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedalet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vidhte biçikleta, në mënyrë të përsëritur, duke u bërë shqetësim për qytetarët, falë bashkëpunimit me ta, identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari dhe sekuestrohen biçikletat e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë administruar dhe ndjekur menjëherë, një sërë denoncimesh të marra nga qytetarët e qarkut të Durrësit se një shtetas i paidentifikuar vidhte biçikleta, në mënyrë të përsëritur dhe si rezultat i veprimeve hetimore dhe policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pedalet ", në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-B. M., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur biçikletën e një shtetasi.
Në kuadër të këtij operacioni u bë gjithashtu dokumentimi i 2 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi B. M., konkretisht, në datat 10 qershor dhe 27 tetor të këtij viti, 36-vjeçari ka vjedhur biçikletat e 2 shtetasve, në lagje të ndryshme të qarkut të Durrësit.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
28 Tetor 2022, 13:58
e.k
Telefonat e sekuestruar
TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke vendosur ...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 13:43
e.k
Policia Korçë
KORÇË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi u arr...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 13:12
F.M
Emiliano Shega
ELBASANIT- Janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri në pronësi të 31-vjeçarit Emiliano Shega, ...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 13:04
A.B
Qytetari ne video
KOSOVË- Policia e Kosovës ka ndarë një video në faqen e saj zyrtare, duke kërkuar ndihmë për...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 11:27
e.k
Avokati i prindërëve
TIRANË- Avokati i prindërve të kopështit "Zybejde Hanem" u shpreh se ditën e sotme kanë ...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 11:32
A.B
Fran Frrokaj
LEZHË- Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Ditë...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 11:18
A.B
Gentian dhe Ilir Malindi
TIRANË- Babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi ka treguar për mediat se djali i tij u fsheh për gjithë kë...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 11:00
F.M
Foto ilustruese
TIRANË- Shkak për sherri mes dy fqinjëve në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë është...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 10:49
A.B
Sander Kovaci
TIRANË- Pedagogët kanë paralajmëruar se do të futen në grevë. Kjo deklaratë u bë e ditur nga kre...
Aktualitet
28 Tetor 2022, 10:38
F.M
ERE
TIRANË- Konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 Kë do të mbeten në objekt rishikimi...