LIVE UPDATES
Aktualitet

Lejuan 37 ndërtime pa leje/ Dënohen 4 inspektorë të IKMT-së në bashkinë e Lushnjes, 2 policë dhe 6 të pandehur të tjerë

Dy kryeinspektorë dhe dy inspektorët të IKMT-së, dy policë dhe gjashtë të pandehur të tjerë akuzohen për veprat penale "Shpërdorium detyre", “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Ndërtim i paligjshëm". 

28 Mars 2024, 09:18 Nga r.ll
Lejuan 37 ndërtime pa leje/ Dënohen 4 inspektorë të
bashkia lushnje

LUSHNJE- Dymbëdhjetë persona janë shpallur fajtorë pasi akuzohen se lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e bashkisë Lushnje, gjatë periudhës janar 2021- mars 2022.

Dy kryeinspektorë dhe dy inspektorët të IKMT-së, dy policë dhe gjashtë të pandehur të tjerë akuzohen për veprat penale "Shpërdorium detyre", “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Ndërtim i paligjshëm". 

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Lejuan ndërtime pa leje, dënohen dy kryeinspektorët dhe dy inspektorët e IKMT-së Bashkia Lushnje, punonjës të policisë dhe gjashtë të pandehur të tjerë

Dymbëdhjetë persona, dy kryeinspektorë dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe të pandehur të tjerë, u dënuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e Bashkisë Lushnje.

Ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në datën 28.04.2023 dërgoi në Gjykatë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 315, viti 2019, në ngarkim të 12 të pandehurve. Në vijim të hetimeve, me këtë çështje penale u bashkuan edhe katër çështje të tjera, nga të cilat 2 të vitit 2021 dhe 2 të vitit 2022.

Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021 – Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019.

Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to.

Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M., ish kryesinpektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S., inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B., ish kryeinspektor dhe inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit H., punonjës policie, akuzuar për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit T., punonjës policie, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.

Deklarimin fajtor të të pandehurit H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.

Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij. muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

lushnje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj