All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Fermerët e serave, të dëshpëruar nga çmimet e ulëta, hedhin prodhimin në kanal

Vitin e kaluar, për shkak të dobësive në prodhim, në vendet e tjera të Mesdheut fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët.

28 Mars 2024, 07:17 Nga N.F
Fermerët e serave, të dëshpëruar nga çmimet e
Produktet e hedhura në ujë
All - Paragraf - 1

TIRANË- Teksa në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes. Fotoja e mëposhtme është një kanal në zonën e Samaticës në Berat, me intensitetin më të lartë të serrave në vend. Kanali është mbushur me kastravecë të serrave, të cilët nuk po shiten nga çmimi i ulët.

Mariglen Ziu, i cili ka një serrë ku kultivon perime prej vitesh, tha se tani në kulmin e prodhimit, janë rritur spekulimet. Një kilogram kastravec, në pikat pakicës në Tiranë, është shitur këto ditë nga 100-140 lekë, teksa fermerët e serra nuk mund të shesin më shumë se 30 lekë një kilogram.

“Ky çmim është shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram “ tha Ziu.

Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut. Vitin e kaluar, për shkak të dobësive në prodhim, në vendet e tjera të Mesdheut fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët. Por këtë vit, situata ka ndryshuar. Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.

Por teksa fermerët e Europës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptare janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve. Humbjet e një sezoni për ta janë shumë pasi, kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.

Në tregjet e pakicës në Tiranë një kilogram kastravec në shkurt u shit së paku 4.6% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa çmimet me shumicë në sera kanë pësuar rënie me 70% ne krahasim me vitin e kaluar.

Përveç se nuk kanë mbështetje financiare fermerët janë të pambrojtur nga spekulatorët. Prodhimi është në kulm dhe vjelja nuk mund të shtyhet. Grumbulluesit marrin prodhimin pa çmime gjatë ditës dhe më vonë gjatë darkës vendosin çmime të ulëta ndaj fermerëve të cilët nuk mund të mbajnë stoqe.

Në anën tjetër, kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre. Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit. Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifikuar edhe më shumë, duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023.

Marrë nga Monitor

sera fermere produkte

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet