E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në kuadër të operacionit 'Guns' janë sekuestruar 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e këtyre armëve.
SHKODËR- Aleksandër Ibraj, 43 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, në Bushat, Shkodër, është shpallur në kërkim pasi në shtëpinë e tij i janë gjetur arsenal armësh. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në kuadër të operacionit 'Guns' janë sekuestruar 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e këtyre armëve. Duke qenë se Ibraj nuk ndodhej në banesë, policia ka proceduar penalisht nënën e tij. Dyshohet se 43-vjeçari po përgatitej t'i shiste armët që mbante në shtëpi, të cilat do të përdoreshin më pas në ngjarje të ndryshme kriminale.
Njoftimi:
Operacion policor i koduar “Guns”, për parandalimin dhe goditjen e një rasti të dyshuar të shitjes së një arsenali armësh. Sipas informacioneve dyshohet se shtetasit që do t’i blinin këto armë, do t’i përdornin për të kryer krime ndaj personit dhe pronës. Operacioni në fshatin Mali i Jushit, Bushat, Shkodër, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës.
Sekuestrohet një arsenal armësh (1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e këtyre armëve). Shpallet në kërkim 43-vjeçari, poseduesi i arsenalit të armëve, i cili në momentin e kontrollit nuk u gjet në banesë. Procedohet në gjendje të lirë nëna e tij. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shodër, pas sigurimit të informacionit se një shtetas që banonte në fshatin Mali i Jushit, në Bushat, Shkodër, posedonte një arsenal armësh dhe dyshohej se po përgatitej për t’i shitur ato te shtetas me precedent kriminal, të cilët dyshohet se do t’i përdornin armët për të kryer krime ndaj personit dhe pronës, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës dhe në kuadër të operacionit “Guns”, kanë ndërhyrë në banesën e 43-vjeçarit A. I.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh, konkretisht: 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e armëve të gjetura në banesë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi A. I. nuk është gjetur në banesë, ndaj është shpallur në kërkim. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë nëna e shtetasit A. I., shtetasja L. I., 73 vjeçe.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë vijon puna për kapjen e poseduesit të arsenalit të armëve, shtetasit A. I. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim.
Sekuestrimet ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve nar...
Shkodër SHKODËR- Orjad Tarja, 21 vjecc, banues në fshatin Barbullush, Shkodër është vënë në pranga p...
Gentian Malindi TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë ...
Policia TIRANË- Një person pa jetë është gjetur mengjësin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një 67-...
Dosja TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al, TopChanel, TvKlan, Abc dhe Shqipt...
Ambulancë TIRANË- Një 56-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një pallati në Tiranë. Në njoftimin e ...
Policia e Tiranës TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik emigrant&e...
Ergys Dashi TIRANË- Rako Plaku, i njohur ndryshe edhe si Ledi është 36-vjeçari shqiptar që u vetëdorëzua në komis...
Moti TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore dhe reshjeve të shiut. Sot parashikohet se ...
Tërmet GREQI- Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter ka tronditur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqi...