LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e 137 kg kokainë, apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për Gentian Malindin, vendimi: Do mbyllet në një burg të sigurisë së lartë

Duke qenë se ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i është ulur një e treat e dënimit dhe do të vuajë vetëm 8 vite burg. Apeli ka vendosur që vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur nga Malindi do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

25 Prill 2023, 09:41 Nga F.M
Dosja e 137 kg kokainë, apeli i GJKKO-së lë në fuqi
Gentian Malindi

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi dënimin për Gentian Malindin, lidhur me trafikimin e 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori për në Durrës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Malindi është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe është dënuar në total me 13 vite burg. Duke qenë se ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i është ulur një e treat e dënimit dhe do të vuajë vetëm 8 vite burg. Apeli ka vendosur që vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur nga Malindi do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Si u arrestua Malindi?

Malindi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë që u gjurmuan e zëvendësuan me oriz. Pas tre viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në pranga e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij. Në momentin që është ndaluar nga efektivët, Malindi u është prezantuar si qytetar i Kosovës dhe u ka dhënë një mjet identifikimi me emër tjetër. Por, verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari. 

Trafiku i drogës

Droga për të cilën akuzohet Malindi u sekuestrua në Pire dhe u zëvendësua me oriz, të cilit iu vendos gjurmues, ndërsa Policia Shqiptare u sinjalizua nga vetë DEA Amerikane për të kontrolluar konetjenerin ku ishte futur dhe për të parë se kush do të dilte për të pritur 'kokainën' në Durrës. Atë ditë, në port u paraqitën dy punonjësit e Malindit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka. Gentian Malindi është një person me precedentë penalë. Ai ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike, më konkretisht për një sasi prej 500 kilogramë hashash.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 25.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 26 akti, datë 22.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri Gentian Malindi, kundër vendimit nr. 2, datë 10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Malindi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Malindi për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Gentian Malindi dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gentian Malindi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Gentian Malindi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, germa “a” të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 2, datë 10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gentian malindi trafiku i 137 kg kokaine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet