Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga janë vënë 5 persona ndërkohë që po hetohen në gjendje të lirë disa të tjerë të cilët janë kapur me kanabis dhe kokainë.
TIRANË- Policia ka goditur katër raste të ndryshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia bën me dije se në pranga janë vënë 5 persona ndërkohë që po hetohen në gjendje të lirë disa të tjerë të cilët janë kapur me kanabis dhe kokainë. Në lidhje me këto raste materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Të arrestuarit janë identifikuar si Santiago Karaj, Markeliano Leka, Lirim Hoxha, Kristi Laska, Noel Stafa.
NJOFTIMI:
Tiranë/Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 4 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar "Supplier 5". Shpërndanin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i njërit prej tyre. Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Supplier 5", për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën "Papa Gjon Pali II", shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës;
- N. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;
- K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasit S. S., 22 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, pas kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar;
- L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
KLP TIRANË- Rregullorja e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) është kritikuar nga rrjetin 'Safe Journalis...
Erion Alibej TIRANË- Prokuroria e Posaçme tërheq aktet për Erion Alibej, i cili po gjykohej në Gjykatën e Posaçme si...
Gjykata e Durrësit DURRËS- Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Durrës. Mësohet se ...
Policia ELBASAN- Policia ka vënë në pranga, Oli Andonin. Ky person, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist në ...
Foto ilustruese TIRANË- Një 28-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një të mitur në Tiranë. Me anë të nj&e...
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit TIRANË- Ish-kunati i Martina Pajollarit, Xhoni Potka ka mohuar aku...
Karabinieret ITALI- Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali. Ilgazzettino shkruan se përleshja e dhunshme ka ndodhur rre...
Momenti i arrestimit të Nokës TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Bardhok Nokën, i akuzuar ...
Karabinierët ITALI- Karabinierët e Ferentino-s arrestuan një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, në ekzekutimin e masës ...
Tina Pajollari dhe Artion Ferraj Tina Pajollari është arrestuar nga policia më 14 Tetor me urdhër të prokurorisë si e dyshuar...