LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-kunati i Martina Pajollarit mohon akuzat për rrjetet sociale: Të dija t'i përdorja do kisha gjetur nuse për vete

Në lidhje me akuzat se i ka hapur Tina Pajollarit adresa fallso në Facebook, Potka tha se nuk di të përdorë rrjetet sociale dhe se në këto çështje atë e ka ngatërruar ish-gruaja e tij. 

18 Tetor 2022, 12:09 Nga I.A
Ish-kunati i Martina Pajollarit mohon akuzat për rrjetet sociale: Të
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit

TIRANË- Ish-kunati i Martina Pajollarit, Xhoni Potka ka mohuar akuzat që janë ngritur nga babai i Martin Çeços. Duke folur për emsionin Uniko në Tv Klan, Potka tha se me Çeçon nuk është takuar që prej 3 vitesh dhe se babain e tij nuk e njeh personalisht. Në lidhje me akuzat se i ka hapur Martina Pajollarit adresa fallso në Facebook, Potka tha se nuk di të përdorë rrjetet sociale dhe se në këto çështje atë e ka ngatërruar ish-gruaja e tij. 

“Kam qenë në Greqi. I kam me dëshmitarë. Tre muaj e 20 ditë. Kur ka ikur nusja që ka lënë fëmijët rrugëve jam kthyer. Martinin e njoh. Se shisnim lajthi. Ai u largua, unë ika. Për punë pazari e njihja. Pas ca kohësh erdhi këtu ai në Goskovë. Unë pija kafe në lokal. Tha ai e njoh këtë hajde pimë kafe. Vajta unë për të pirë kafe. Kishin ardhur për nuse. Vijnë aty, bëri kafe raki u llafosëm. Unë mora kafenë dhe rakinë dhe dola. Se çfarë u llafos nuk kam dëgjuar asgjë. Asnjë lekë nuk kam marrë. Nuk është diskutuar hiç, fare. Çdo njeri të jetë. Edhe unë tani që jam pa martuar të më futesh ti një kafe do ta jap. Këto janë gjëra koti që llafosin këto. Nga viti 2019 Martinin nuk e kam takuar. Nevzatin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e njoh fare. Rezart Dokolin nuk e njoh fare. Ish-kunata fliste. Martinin e kam pasur friends. Por unë facebook nuk ngas dot. Telefon nokia kam unë. Nusja e ka bërë. Unë nuk lidhesha dot me njerëzit e mi me facebook. Unë nuk di ta bëj as shok as ta fshi. E ka bërë ish gruaja ime. Unë e kam dëgjuar Tinën që thotë që i kam hapur unë facebook, por të tëra janë mashtrime. Unë e vë dorën në zjarr. Babait të Martinit, e ka shumë gabim. As e njoh as më njeh. Iku ajo fëmijët i la rrugëve. Kam djalë dhe çupë.

Djali 8-vjeç, çupa 2-vjeç. Ka ikur dhe herë të tjera i ka lënë fëmijët në gjumë. Unë lajmërova çupën e xhaxhait ka ardhur ajo në 11 të natës. Unë erdha nga Greqia se nuk i lija dot vetëm. Gruaja nuk e dija nga kishte ikur. Djali ishte zgjuar, vajzën e kishte zënë gjumi. Po të ishte grua, rrinte dhe sqarohej. As e vrisja, vetëm sqaroheshim. Një njeri që është nënë është nënë. Edhe macja po t’ia fshehësh shkon i gjen këlyshët. Kam bërë kallëzim për braktisje fëmijësh ndaj Liborës. Ajo e përdorte facebook-un tim dhe të Tinës. Nuk kemi biseduar për vdekjen e Martin Çeços. Ajo fliste. Unë i kam folur Tinës dhe përpara i thoja mos fol me këtë dhe me atë. I thoja shko puno. Telefoni do ta gjejë një moment. Facebook i hapte e motra asaj. Unë nuk hapja dot facebook tim jo të ish-kunatës. Unë nuk kam qenë këtu. Vij dy herë nga Greqia. Dhe atëherë kur vij nuk marr dot frymë për veten time. Unë nuk bëj mblesëri, mbeta vetë pa martuar. Po të ishte për të bërë nuse e mbushja shtëpinë me gra. Po të trokas për tjetrin trokas dhe për vete. Jam vetëm burrë dhe grua për fëmijët e mi. Mua të më lënë rehat se unë iki në Greqi. Po të kem gisht unë në këtë ngjarje mos t’i gëzoj fëmijët. Kam dokumentet që në atë datë kam qenë në Greqi. Unë e di që më ngatërron ish gruaja por ato që janë të vërteta le t’i mbajë ajo. Mua më është tharë buza për ujë se kam punuar”, tha Potka.

Martina Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. 

martina pajollari xhoni potka martin Çeço

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës