21 Prill 2026, 20:48
Nga E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me hetimet ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt. Sipas njoftimit, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Karçanajt, Agasit dhe Beqirajt.
Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truaj, vila, pyje, ndërtesa, automjete luksoze, llogari bankare në disa institucione financiare, si dhe aksione në subjekte tregtare, në pronësi të Agasit, Beqirajt dhe Karçanajt. SPAK bën me dije se vlera e pasurive të sekuestruara është mbi 40 milion euro.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karçanaj:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Në ngarkim të personit nën hetim Ergys Agasit:
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqirajt:
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Në ngarkim të personit nën hetim G.H:
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Në ngarkim të personit nën hetim A.P:
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;
Në ngarkim të personit nën hetim E.J:
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;
Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive të mësipërme është konkluduar se vlera e përafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.
Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive./Dosja.al
spak mirlinda karçanaj ergys agasi ermal beqiraj akshi
Aktualitet
21 Prill 2026, 20:40
E. D
Mirlinda Karçanaj
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën 3 shtëpive me v...
Aktualitet
21 Prill 2026, 19:59
E.d
Pamje nga limi Vjosë
TIRANË- Vendi ku biznesmeni italian, Francesco Becchetti kishte nisur të ndërtonte një HEC ësh...
Aktualitet
21 Prill 2026, 19:54
E. D
TIRANË- SPAK i sekuestron ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj të ardhurat e paligjshme që sipas organit të lar...
Aktualitet
21 Prill 2026, 19:46
E. D
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal, Ergy...
Aktualitet
21 Prill 2026, 19:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e nesërme dhe pritet të japë pëlq...
Aktualitet
21 Prill 2026, 17:58
E. D
Njëmbëdhjetë vite më pas, qeveria shqiptare “u bind” se ligji për barnat i vitit 2015, i prezantuar dhe miratuar me buj&e...
Aktualitet
21 Prill 2026, 17:13
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Pak ditë më parë Piranjat publikuan një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiv...
Aktualitet
21 Prill 2026, 16:34
E.d
Foto ilustruse
PODGORICA- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë i cili ndodhi sot në Podgoricë, ku tre persona mes ty...
Aktualitet
21 Prill 2026, 16:39
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Si pasojë e kësaj ...
Aktualitet
21 Prill 2026, 16:30
E. D
pamjet
TEPELENË- Pamjet nga shpërthimi në tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur janë publikuar. Siç...