E rëndë në Ferizaj! 59-vjeçari godet me thikë katër kalimtarë, në pranga autori, e mitura në gjendje të rëndë
VIDEO/ Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë dy vajza në Ferizaj 11 Nëntor, 22:42 Plagosja e 4 këmb...
VIDEO/ Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë dy vajza në Ferizaj 11 Nëntor, 22:42 Plagosja e 4 këmb...
REL: Gjykata në Romë sërish merr vendim kundër ndalimit të emigrantëve në Shqipëri 11 Nëntor, 19:1...
Rihapja e Ambasadës shqiptare në Indi/ Hasani: Është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore pë...
Rama niset sot për vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit, merr pjesë në Samitin Botëror të Klimë...
46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
KORÇË- Alma Beqiri, është arrestuar në Korçë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec. Kjo grua, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.
46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Shumat e përfituara, gruaja dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Postmail”. Operacioni, i finalizuar pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Përfitonte shuma të konsiderueshme monetare, duke mos arkëtuar pagesat e klientëve që merrnin shërbimin postar, tek kompania private në të cilën ishte e punësuar agjente e shërbimeve postare private, vihet në pranga 46-vjeçarja. Sekuestrohen 2 automjete që i kishte në përdorim kjo shtetase. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas hetimeve 2-mujore, finalizuan operacionin e koduar “Postmail”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:
-A. B., 46 vjeçe, banuese në Korçë.
Nga veprimet e thelluara hetimore rezulton se kjo shtetase, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. 46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja. Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Makina DURRËS- Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Mjeti ishte parkuar pranë...
Policia ITALI- Në provincën e Piacenza, një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende misterioze. I riu vdiq...
Moti TIRANË- Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do t&eu...
Në Shqipëri, ritmi i rritjes së çmimeve të apartamenteve është shumë herë më i lartë se rritja e t&eu...
Turizmi ka qenë një fenomen i përhershëm në historinë e njerëzimit. Nga vizitat në qytete të lashta, përfund...
Thatësira e stinës së pranverës që preku shtetet kryesore eksportuese të vajit të ullirit, si Spanjën dhe Italinë...
A do t’ ia dalë superheroi i “Piranjave” të shpëtojë kryeqytetin nga informaliteti, me fuqitë e tij të mbinaty...
Dera ITALI- Autoritetet italiane kanë sekuestruar shtëpinë e Petrit Gegës në Lonato, i cili mbrëmjen e së mërkur&eu...
Foto ilustruese Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave të huaja, që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt ...
Gjergj Hani Më 22 maj u përkujtua 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, i burgut famkeq që torturoi qindra të burgosur gjat...