Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Shtetit njofton se po bashkëpunojnë me autoritetet në Rabat me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të Saraivës.
MAROK- Portugesi Ruben Saraiva, 28-vjeçari që akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill në Shëngjin, është arrestuar në Marok. Policia e Shtetit njofton se po bashkëpunojnë me autoritetet në Rabat me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të Saraivës. Ndaj 28-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj. Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë. Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.
Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al
Foto ilustruese Ada ishte 13 vjeçe kur prindërit e saj ngritën padi ndaj një ndërtuesi tek i cili shitën shtëpinë...
Qytetarët TIRANË- Rritja e pagës minimale nga qeveria nuk pritet të sjellë mirëqenien e duhur për qytetarët sipas e...
Helikopteri JEZERCË- Tre turistë çekë janë bllokuar këtë pasdite në malin e jezrcës. Lajmin e ka bër&eu...
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kanionet e lumit Osum, ku rrjedha e ujit ka marrë pë...
Qytetari TIRANË- Qytetarët vijojnë të harxhojnë akoma më shumë para për ushqime, fruta e perime, pasi çmimet...
Familja Malaj dhe Massimo De Santis ITALI- Avokatët e Taulant Malajt, i cili masakroi familjen e tij me thikë kanë rrëfyer se a...
Alda Klosi TIRANË- Pasuritë e zyrtares Alda Klosi do t'i nënshtrohen një ekspertize kontabël, me kërkesë të prokur...
Mjekët TIRANË- Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në l...
Foto Ilustruese SLLOVENI- Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES ) nga Lubjan...
Emirjada Muço TIRANË- Gazetarja Emirjada Muço e cila u hoq nga puna pasi deklaroi ng studioja e RTSH-së se dëshironte një...