Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokurorja Mirela Zavalani, duke kërkuar që përmes akteve hetimore që ndodhen në dosjen penale ndaj Alda Klosit, ekspertja të nxjerrë vlerën reale të pasurisë së Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, Altin Klosi.
TIRANË- Pasuritë e zyrtares Alda Klosi do t'i nënshtrohen një ekspertize kontabël, me kërkesë të prokurorit që po merret me çështjen e saj. E gjitha për të verifikuar të ardhurat me shpenzimet e saj, e për të zbuluar nëse mund që të justifikojë pasuritë që ka mbledhur ndër vite. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se një eksperte kontabël është caktuar nga prokurorja Mirela Zavalani, duke kërkuar që përmes akteve hetimore që ndodhen në dosjen penale ndaj Alda Klosit, ekspertja të nxjerrë vlerën reale të pasurisë së Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, Altin Klosi.
Të gjitha deklaratat e pasurisë të dorëzuara nga Alda Klosi, ndërsa qëllimi i prokurorisë së kryeqytetit, për nisjen e hetimit pasuror është për të zbuluar origjinën e parave të saj. Aktualisht Alda Klosi vijon të qëndrojë e izoluar në ambientet e Burgut të Grave në Tiranë edhe pse ka kërkuar disa herë që të lirohet për t'u kujdesur për prindërit e moshuar dhe me djalin e mitur që ka mbetur vetëm.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al
Mjekët TIRANË- Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në l...
Foto Ilustruese SLLOVENI- Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES ) nga Lubjan...
Emirjada Muço TIRANË- Gazetarja Emirjada Muço e cila u hoq nga puna pasi deklaroi ng studioja e RTSH-së se dëshironte një...
policia ITALI- Një aksident tragjik është raportuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën...
Anduena Llabani TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje nga zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori alias Koç...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në ...
Mjeket TIRANË- Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në lidhje ...
Policia TIRANË-Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Mat. Forcat blu bëjnë të ditur se babë e bir, 49 dhe 21-vje&cc...
Ram Geci TIRANË- Babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, tentuan të zhvasnin biznesmenin Ram Geci. Dy personat e arrestuar më 6 maj, u lan&...
Parate e sekuestruara TIRANE- Bedri dhe Albert Vodha të cilët u kapën në flagrancë duke i marrë një biznesmeni për...