LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kthejeni në qeli Alqi Bllakon; mund të ndikojë në prova”/ SPAK përplaset me Gjykatën për lirimin e ish-deputetit

SPAK-u duke dashur të argumentojë bindjen mbi mosarsyeshmërinë e Gjykatës për shkakun që i pandehuri kërkoi ndryshimin e masës, tha në kërkesën për apel, se gjykata e dinte që në krye të herës që i arrestuari kishte fëmijë e madje, fëmijë të vegjël.

5 Nëntor 2022, 15:51 Nga k.m.
“Kthejeni në qeli Alqi Bllakon; mund të ndikojë në
Alqi Bllako

Ditën e djeshme, çështja e inceneratorëve ka njohur disa zhvillime që lidhen me vijimësinë e hetimeve të dosjes së një prej skandaleve më të mëdha korruptive në vend. E ndërkohë që në Prokurorinë e Posaçme dje ka mbërritur Jorida Tabaku për të dëshmuar në lidhje me fakte të reja, SPAK-u i ka kërkuar GJKKO-së që ta rikthejë në burg Alqi Bllakon, ish-deputetin e arrestuar më herët si të dyshuar për përfshirjen në këtë skandal dhe të liruar më pas, për shkak se i ka fëmijët e vegjël, nga shkalla e parë e GJKKOsë. Në fakt, Prokuroria që në krye të herës e kundërshtoi dhe bëri me dije se do ta apelonte atë vendin të Gjykatës për ta dërguar në arrest shtëpie Bllakon, madje duke listuar edhe arsyet se përse ai duhej të qëndronte në burg deri në përfundim të hetimeve.

Madje, SPAK-u duke dashur të argumentojë bindjen mbi mosarsyeshmërinë e Gjykatës për shkakun që i pandehuri kërkoi ndryshimin e masës, tha në kërkesën për apel, se gjykata e dinte që në krye të herës që i arrestuari kishte fëmijë e madje, fëmijë të vegjël.

Sipas të dhënave që vijnë nga Gjykata e Posaçme, mësohet se apeli ndaj Alqi Bllakos do të shqyrtohet me datën 9 nëntor. Për të, SPAK-u i kërkon Gjykatës së Apelit rikthimin në burg me arsyetimin se dyshohet që ish-deputeti socialist mund të ndikojë në marrjen e provave të duhura dhe të nevojshme për hetimin te personat e tjerë.

Po ashtu, një tjetër pretendim i SPAKut lidhet me mundësinë që i është dhënë të pandehurit për t’u larguar jashtë vendi, duke kthyer në vëmendje edhe atë arrati prej disa orësh ditën kur edhe duhej të arrestohej, që në fakt nuk u fol asnjëherë më për të se çfarë ndodhi natën e arrestimit. Kështu në kërkesën e apelimit të SPAK-ut që insiston kthimin e Alqi Bllakos në burg, përmendet gjithashtu rreziku se ish-deputeti mund t’i largohet drejtësisë për t’iu shmangur një dënimi të mundshëm.

Bllako u arrestua për korrupsion dhe për shpërdorim detyre së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar për aferën gati 5 milionë euro të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme, në SPAK u pyet si e dyshuar, për këtë çështje edhe ish-anëtarja për koncesionin e inceneratorit, Jonida Zeqo, e cila dyshohet se ka treguar emrat e personave që e kishin shtyrë të firmoste.

Një muaj më parë, ish-deputeti i majtë la qelinë me vendim gjykate. Alqi Bllako u vetëdorëzua në Polici më 1 prill të këtij viti, pasi Gjykata e Posaçme caktoi më parë masën e “Arrestit me burg” pas hetimit për kontratën koncesionare të Fierit me një vlerë të përllogaritur në 28 milionë euro.

SPAK-u e akuzon Bllakon se ka marrë përfitime të paligjshme nga kompanitë koncensionare të ndërtimit të inceneratorëve, ndërsa ka favorizuar këto kompani gjatë kohës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues”, si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Së bashku me Bllakon, SPAK-u ka ngritur akuza edhe ndaj 9 zyrtarëve të tjerë të lidhur me procedurat e koncesionit për inceneratorin e Fierit, përfshi edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili gjendet në burg që prej dhjetorit 2021.

Sipas SPAK-ut, Bllako ka falsifikuar të dhënat për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall”, gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë. Ish-deputeti i PSsë akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës./Panorama

alqi bllako lirohet alqi bllako

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez