LIVE UPDATES
Aktualitet

E rreh gruan se ishte prishur krevati: Më kërkoi ta rregulloj në mes të natës. I vura duart në fyt, pastaj u mërzita dhe dola për cigare

Burri u kthye nga emigracioni dhe si përherë jo vetëm me dhurata por edhe duke u përpjekur që të rregullojë dhe sistemojë kushtet në shtëpi. Por të dy burrë e grua u prishën keqazi me njëri-tjetrin as për dhuratat dhe as për mungesën e gjatë. Por për mobliliet. 

5 Nëntor 2022, 14:24 Nga k.m.
E rreh gruan se ishte prishur krevati: Më kërkoi ta rregulloj në
Foto ilustruese

TIRANË-  Një grua u përfshi në akte dhune me bashkëshortin sapo konstatoi se disa nga mobiliet që kishin porositur për banesën ishin me defekt. Por kur ajo e urdhëroi të shoqin që të ndërhyjë dhe ta zgjidhë situatën ai i ka refuzuar urdhërat e saj. Diçka e tillë e ka nervozuar gruan që ka nisur të flasë e nga ana tjetër edhe partnerin e saj që ka reaguar. 

Çështja e trajtuar nga policia e kryeqytetit që ju vu në dispozicion Gazetasi.al tregon se si shtetasi E.I, 40 vjeç, përfundoi nën pranga pikërisht për grindjen me partneren me të cilën nuk e gjeti dot gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për kërkesat e saj dhe urdhërat e vazhdueshëm sipas tij. Burri u kthye nga emigracioni dhe si përherë jo vetëm me dhurata por edhe duke u përpjekur që të rregullojë dhe sistemojë kushtet në shtëpi. Por të dy burrë e grua u prishën keqazi me njëri-tjetrin as për dhuratat dhe as për mungesën e gjatë. Por për mobliliet. 

“Njëra nga mobiliet kur na i sollën në shtëpi ishte me defekt. I tregova burrit dhe i kërkova që ta zgjidhte këtë muhabet. U kthye në shtëpi rreth orës 10  dhe e diskutova përsëri problemin e mobilies. Ai më tha lëre se e bëjmë nesër këtë punë”. 

Gruaja ka riprodhuar diskutimin në polici: “I kërkova ta zgjidhte dhe ai m’u përgjigj ik rregulloje tek yt atë.”

Pikërisht sipas policisë, kjo frazë e të dyshuarit i ka hedhur menjëherë benzinë zjarrit. E dhunuara kujton në polici se ishte ndjerë aq e fyer që i shoqi i përmendi prindërit dhe faktin që ai i tregoi derën për të dalë në mesnatë saqë menjëherë humbi qetësinë dhe u nervozua. 

“Im shoq më tregonte derën duke përsëritur ec të të rregullojnë prindërit në këtë orë”.

Siç bën me dije policia për Gazetasi.al gruaja e shtyu partnerin me duar duke i kërkuar që të heshtte dhe ta linin bisedën për ditën e nesërme. Por sapo ajo ka vënë duar mbi të, i dyshuari aq ka pritur. 

“Më vuri duart në fyt, më goditi dhe më tërhoqi nga korridori në dhomën e fëmijëve. Më tha do të mbys, do ta marr shpirtin."

Policia duke besuar versionin e të dhunuarës përmend në shkresa se dëshmitarë të grindjes kanë qenë fëmijët e tyre të vegjël. 

“Mbasi u qetësua doli në ballkon për të pirë cigare dhe unë përfitova për të dalë nga dera dhe erdha në polici”, dëshmon më tej e reja. 

Policia shkruan në fashikull se nëna e dy fëmijëve kishte shenja skuqjeje në qafë dhe të gërvishtura në njërën nga faqet. I pyetur nga policia, njëri nga të miturit në prani të psikologes, rrëfen se si mobilia u bë motivi i dhunës midis prindërve të tij.

“Mami i thoshte rregulloje, babi i tha më lër grua se jam i lodhur. I tha më lër rehat sonte. Mami ankohej për mobilien dhe babi i tha ec të ta regullojë babi jot. Aty u shanë dhe babi i tha bëhu gati se do shkojmë tek prindërit e tu të flasim me ta. Mami thoshte jo. Ata bërtisnin dhe këto i dëgjova nga dhoma tjetër. Nuk pashë gjë kur u rrahën me njëri tjetrin”, dëshmon i mituri. Kur fëmijët kanë dëgjuar të qarat e nënës së tyre, kanë dalë menjëherë në korridor.

“Mami po merrte frymë me vështirësi dhe m’u duk sikur do vdiste. U futëm pranë saj dhe po i thoshim babait çfarë ka mami. Babi qau dhe doli në ballkon duke pirë cigare.”

Policia thotë se agjentët kanë marrë në pyetje burrin nën akuzë i cili e ka pranuar që e shtyu të shoqen por jo që ka tentuar ta vrasë. Sipas tij dita kishte qenë mjaft e ngarkuar mbasi po rregullonte shtëpinë dhe po sistemonte kushtet për bashkëshorten dhe fëmijët. 

Në shkresa agjenti e pyet se çfarë mobilieje ishte dëmtuar. Ai shton: “U zura me gruan sa hyra në darkë në banesë pasi më kërkoi të rregulloja krevatin që kishte probleme. I thashë rri e qetë se do ta rregulloj nesër por ajo nisi të ankohet. Këtë gjë di ta bëjë mirë gruaja ime. Nisi të bërtasë dhe të më kërkojë llogari, ta quajë shtëpinë pa zot dhe se vetëm ajo lodhej e kujdesej. I kërkova ta ulë zërin por më akuzonte për mobilien që nuk po e rregulloja. 

Më shtyu, në atë moment ndjeva dhimbje të madhe dhe u vetëmbrojta”, justifikohet burri. 

Policia arsyeton se ai e rrahu gruan aq me egërsi saqë shenjat në fytyrën e saj ishin të dukshme. E.I bëhet me dije për Gazetasi.al se akuzohet për dhunë në familje  të parashikuar nga neni 130  a i kodit penal./ GazetaSI

dhune ne familje tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet