LIVE UPDATES
Aktualitet

Korridori Adriatiko-Jonian, Muqiran-Lezhë gjatësi 40.3 kilometra, dy variante në diskutim

Ky i fundit paraqet dy alternativa për një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko Jonian(KAJ) që në 20 për qind të tij kalon në vendin tonë.

17 Maj 2024, 07:27 Nga M.B
Korridori Adriatiko-Jonian, Muqiran-Lezhë gjatësi 40.3 kilometra, dy
Foto ilustruese

TIRANA- Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të jetë qendër e të paktën katër dëgjesave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Bashkinë Shkodër, atë të Lezhës dhe Vaun e Dejës dhe do të ketë në fokus përmbledhjen joteknike të hartuar për këtë projekt. Ky i fundit paraqet dy alternativa për një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko Jonian(KAJ) që në 20 për qind të tij kalon në vendin tonë. Konkretisht publikimi i mbështetur nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor nën emërtimin “Korridori i Mesdheut (Gjurmët 1 dhe 2): Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian në Shqipëri dhe Mal të Zi, Seksioni Murriqan-Lezhë” sjell të paktën dy alternativa për gjurmën ku mund të kalojë ky projekt.

Sipas dokumentit autostrada përbëhet nga dy karrexhata me gjatësi totale prej rreth 40.3km, duke filluar nga pika kufitare Shqipëri-Mal i Zi në Murriqan (Ch. 0+000) dhe përfunduar në veri të Lezhës (Balldren, afër Ch. 40+300). Përvijimi i propozuar i autostradës parashikon që pjesa e parë e KAJ-it në Shqipëri të jetë krejtësisht në korridor të ri, për të shmangur interferencën me rrjetin ekzistues të Rrugës Kombëtare, e cila i shërben trafikut të zonës (trafiku lokal dhe i përgjithshëm).

“Në autostradën e re parashikohen katër kalime në disnivel, përkatësisht IC-01 Murriqan (afërsisht Ch. 1+200 në afërsi të pikës kufitare), IC-02 Shkodër (afërsisht. Ch. 9+900 në kalim në nivel me rrugën e ndërtuar rishtas Shkodër – Velipojë / SH27), IC-03 Vau i Dejes (afërsisht. Ch. 16+350 në kalim në nivel me rrugën SH28 deri në Vaun e Dejës) dhe IC-04 Lezhë (afërsisht. Ch. 37+800 në veri të Lezhës). Autostrada është projektuar për shpejtësi 120km/h”, thuhet në dokument.

Publikimi për projektin parashikon dy gjurmë sa i takon asaj ku mund të kalojë rruga Muriqan-lezhë. Njëra është totalisht e re ndërsa tjetra kalon në segmente të tjera ekzistuese dhe ka më pak impakt në zonat e mbrojtura ku kalon.

“-Alternativa 1A (vija e purpurt me pika të ndërprera) – përvijim krejtësisht i ri. Ky variant është rreth 27.5 km i gjatë dhe ndjek në përgjithësi drejtimin veriperëndimor-juglindor dhe është ndërtim krejtësisht i ri (pa ndonjë dyfishim).

Fillon në fshatin Fraskanjel, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re kufitare dhe një urë e re mbi lumin Buna. Pjesa më e madhe të gjatësisë së tij ndodhet në rrëzë të malit Renci (faqja lindore). Pika fundore propozohet të jetë në hyrje të tunelit të Lezhës (pjesa e seksionit 2 të KAJ-it).

Megjithatë, kjo alternativë ka prodhuar sasi të mëdha punimesh tokësore, gjë që e ka rritur koston drastikisht. Kjo alternativë përshkon zonën qendrore (bërthamë) të zonës së mbrojtur të lumit Buna me gjatësi rreth 1.2 km.

-Alternativa 1B (vija e gjelbër e pandërprerë) – përvijimi i ri (rreth 13 km) dhe zgjerim dyfish i rrugës ekzistuese (afro 25.8 km). Ky variant është rreth 38.8 km i gjatë dhe në 1/3 e parë të gjatësisë (deri në kalimin në nivel me rrugën kombëtare Sh1) ndjek drejtimin perëndim-lindje, ndërsa gjatësia e mbetur ndjek drejtimin veriperëndim-juglindje. Fillon pas pikës kufitare ekzistuese të Murriqanit dhe përfundon afërsisht në të njëjtën pikë me Alternativën A1. Kjo alternativë është kombinim i ndërtimit të ri dhe zgjerimit dyfish të rrugës kombëtare ekzistuese Sh1.Për këto alternativa, janë përgatitur skica dhe preventivët e posaçëm për të orientuar më tej konsultimet midis vendeve dhe përzgjedhjes së opsionit të preferuar të projektit.

Alternativa më e realizueshme dhe e pranueshme nga të gjitha këndvështrimet u mendua të jetë alternativa 1B, e cila më tej gjatë fazës së projektimit konceptual është përmirësuar lidhur me minimizimin e efekteve mjedisore dhe sociale duke e vënë theksin te ndikimi në zonën e mbrojtur dhe të ndjeshme të lumit Buna dhe shmangien e zhvillimeve të rëndësishme përgjatë gjurmës (në afërsi të Vaut të Dejës, Melgushes, Balldrenit)”.

Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka ofruar kredi me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro teksa një pjesë tjetër do të kërkohet si grant. Afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029./ Monitor

korridori adriatiko-jonian

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën