LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Investimeve, 35.9% e rekomandimeve për institucionet në vesh të shurdhër

Bëhet fjalë për 35.9% të rekomandimeve, teksa 16.6% janë në proces zbatimi.

16 Maj 2024, 14:40 Nga M.B
Këshilli i Investimeve, 35.9% e rekomandimeve për institucionet
Foto ilustruese

TIRANA- Raporti i monitorimit i Këshillit të Investimeve për vitin 2023 zbulon se një pjesë e rekomandimeve të bëra ndaj institucioneve mbeten të pazbatuara, edhe pse kjo përqindje nuk përbën shumicën. Bëhet fjalë për 35.9% të rekomandimeve, teksa 16.6% janë në proces zbatimi. Publikimi, megjithatë, nënvizon se shumica e rekomandimeve janë zbatuar.

“Rekomandimet e miratuara në Kl, synojnë ndërhyrje në pesë nivele: i) Strategjike, (ii) Institucionale, iii) Ligjore, (iv) Transparencë e Ndërgjegjësim, (v) Politika. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rekomandimeve (42%) adresojnë nevojën për ndryshime institucionale dhe vënien e theksit në mënyrë të vazhdueshëm në drejtim të stabilizimit dhe qëndrueshmërisë së institucioneve, koordinimit ndërinstitucional dhe një vizioni të përbashkët integrues, ngritje të kapaciteteve të strukturave operacionale dhe rritjen e standardit të cilësisë së shërbimeve publike. Pra nënvizohet rëndësia e një angazhimi të vazhdueshëm për të forcuar kornizat institucionale dhe efikasitetin operacional brenda kontekstit më të gjerë të rekomandimeve”, thuhet në raport.

I njëjti dokument nënvizon se rreth 13% e totalit të rekomandimeve janë sugjeruar nga anëtarët e Kl-së, nga bashkëveprimi në mbledhjet plenare të Kl-së, ndërsa 87% bazohen në analizat paraprake të ndërmarra nga ekipi i Sekretariatit. Raporti sjell në vëmendje disa nga hapat pozitivë që janë hedhur që kanë ndikim në sektorë të rëndësishëm si bujqësia, turizmi, energjia, përmirësimi i aksesit në fonde për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Konkretisht në këtë kontekst renditen ndryshime të tilla të nxitura nga Këshilli i Investimeve si:

Përpjekjet për të krijuar një mjedis më të favorshëm për sektorin e bujqësisë duke promovuar aktivitetet e agropërpunimit me vlerë të shtuar; mbështetja permes skemave kombëtare të mbështetjes financiare, pajisjes me karta elektronike, subvencionimit të naftës për fermerët si instrumente për të nxitur formalizimin dhe investimet e tyre.

Intensifikimi i potencialit turistik shqiptar nëpërmjet rritjes së promovimit në disa kanale në kontekstin ndërkombëtar.

Ndërhyrjet legjislative në sektorin e energjisë me synim nxitjen e adoptimit të gjerë të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Përmirësime në kapacitetin institucional te AIDA, në drejtim të përmirësimit të aksesit në fonde për NMVM-te, nëpërmjet thjeshtimit dhe koordinimit më të mirë të informacionit për projektet/programet mbështetëse financiare për NMVM-të dhe një mbështetje e synuar për procesin e ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve.

Ndërhyrjet për përmirësimin e procedurave doganore, përmes publikimit të listës së përditësuar të çmimeve të referencës; ngritjen e një strukturë të dedikuar për të ofruar asistence dhe komunikim të vazhdueshëm me operatorët ekonomikë dhe shoqatat e biznesit; ndërtimin e ambienteve të përshtatshme për kontroll fizik pranë degëve doganore; publikimi i konsultimeve me përfaqësues te biznesit; krijimi i Platformës Dixhitale të Rimbursimit të TVSH-së, duke rritur kërkesat online për rimbursimin e TVSH-së.

Nxitja e punësimit përmes subvencionimit të bizneseve në drejtim të punësimit të punëkërkuesve të papunë;

Nxitja e tregtisë elektronike për NMVM-të, përmes (a) zbatimit të formave
alternative të kleringut për transfertat lokale në euro për të reduktuar kostot e larta të ngarkuara nga rrjeti bankar korrespondent dhe për të lehtësuar e-biznesin, (b) promovimit të tregtisë elektronike për ofrimin e shërbimeve/produkteve ne mënyrë të qëndrueshme, (c) harmonizimi i te dhënave statistikore kombëtare që i referohen nivelit të përdorimit dhe aksesit në TIK nga bizneset, (d) prioritizimi i dixhitalizimit dhe përshpejtimi i mbulimit kombëtar me internet broadband;

Forcimi i ndërveprimit bashki-biznes përmes përmirësimit të transparencës së bashkive; lehtësimit të qasjes në informacion përmes një seksioni të dedikuar për ankesat administrative; forcimi i kapaciteteve të bashkive për përgatitjen periodike efikase të raporteve financiare.

Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve online të ofruara nëpërmjet platformës elektronike për lejet e ndërtimit./ Monitor

këshilli i investimeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet