LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokainë e baste sportive, arrestohen tre persona në Farkë, 3 të tjerë procedohen në Baldushk e Lundër

Ata janë kapur gjithashtu duke vendosur bastë sportive. 

17 Shkurt 2023, 10:31 Nga F.M
Kokainë e baste sportive, arrestohen tre persona në Farkë, 3
Lojëra Fati

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga për lojhëra fati. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ata u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive në ambientet e një lokali. Në tavolinën ku po qëndronin ata, u gjetën dhe disa doza kokaine. Policia tregon në njoftim se gjithashtu janë proceduar tre persona të tjerë në Lundër e Farkë. Ata janë kapur gjithashtu duke vendosur bastë sportive. 

Njoftimi i policisë Tiranë: Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. -U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë kontrollit në tavolinën ku po qëndronin këta shtetas, Policia gjeti disa doza kokaine. -Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që u kapën duke vënë baste sportive, me celulare, në një lokal tjetër, në Farkë. Sekuestrohen 5 aparatet celulare që përdornin këta shtetas dhe lënda narkotike kokainë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në zonën e Liqenit të Thatë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E. K. dhe A. A., duke vënë baste sportive, me aparatet e tyre celulare. Në tavolinën në të cilën po qëndronin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 26 vjeç, dhe A. A., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, në Farkë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, shtetasit K. S., M. Ç. dhe D. T.. Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 34 vjeç, M. Ç., 30 vjeç, të dy banues në Lundër, Tiranë dhe D. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, për veprën penale “Organizmi ose ushtrimi I lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparatet celulare që përdornin këta shtetas dhe lënda narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më