LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestohen dy persona dhe inspektori i pyjeve në Elbasan, u kapën me kamionin plot me dru

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se inspektorI I pyjeVE i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 personave, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi. 

17 Shkurt 2023, 10:09 Nga F.M
Arrestohen dy persona dhe inspektori i pyjeve në Elbasan, u kapën me
Drutë dhe kamioni

ELBASAN- I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprat penale "Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë" dhe “Fshehja e të ardhurave". Në njoftimin zyrtar të policisë së Elbasanit bëhet me dije se është arrestuar edhe R. B., 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur "Bregu i golit", në fshatin Stranik, Prrenjas, I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip "Iveco", 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se inspektorI I pyjeVE i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 personave, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi. 

Njoftimi i policisë Elbasan: 

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Cubic”, për goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve. U kapën në flagrancë duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas. Vihet në pranga dhe një inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për shpërdorim detyre, pasi e kishte prerë këtë lëndë drusore, në zonën që kishte në përgjegjësi. Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për goditjen e një rasti të prerjes së paligjshme të druve dekorativë dhe frutorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cubic”, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtij rasti. Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale "Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë" dhe “Fshehja e të ardhurave"; R. B., 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur "Bregu i golit", në fshatin Stranik, Prrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip "Iveco", 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi. Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë