9 Tetor 2022, 19:00
Nga F.M
Gentjan dhe Indrit Beqiraj
TIRANË- Vrasjet me pagesë nuk janë krimet e vetme që dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj rrëfyen për hetuesit në Durrës. Tv Klan raporton se dy vëllezërit japin detaje edhe mbi përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës me personazh kryesor, Ilirjan Feçin dhe dy persona ende të paidentifikuar.
Indrit Beqiraj dëshmon se takimi për trafikun e drogës është zhvilluar në një lokal “M” në Durrës, ku Ilirjan Feçi dhe dy personat e tjerë kanë folur për të transportuar kokainë drejt Zvicrës. Lënda narkotike do kalonte nëpërmjet Francës, por Beqiraj thotë se transporti nuk u bë pasi ai vetë i kishte sugjeruar Feçit të mos e merrte persipër. Sipas Beqirajt, nëse një sasi e tillë droge nuk do të shkonte në destinacion, do të kishte viktima.
“Kam ndenjur disa herë me shtetasin Ilirjan Feçi i cili më thotë se kishte qenë në Francë dhe kishte gjetur linja shumë të fuqishme kokaine. Bashkë me Ilirin kemi takuar dy djem te lokal M. në Durrës, të panjohur për mua dhe vëllain tim, që ishin të interesuar për blerjen e drogës. Por kjo punë nuk u bë pasi unë i thashë që hapi sytë se mund të të vrasin me këtë lloj sasie, pasi bëhej fjalë për 100-200 kg kokainë, që do të transportohej çdo javë dhe do kalonte nga Franca dhe ata çunat e donin në Zvicër. Këta djemtë siç thashë nuk i njihja vetë, por nga biseda kuptova që ata ishin kushërinj të një mikut të ngushtë të Ilirjanit nga Fushë Kruja,”- ka dëshmuar Indrit Beqiraj.
Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si "Rrumi". Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H.
indrit beqiraj gentjan beqiraj
Aktualitet
9 Tetor 2022, 18:33
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një 21-vjeçar i identifikuar si Fabjo Shybehja ndodhet në gjendje të rëndë për jetë...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 18:14
F.M
Elton Ahmataj
FRANCË- Elton Ahmataj, një 24-vjeçar shqiptar ka humbur pa gjurmë në Francë. Denoncimin e ka bërë v...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 17:26
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Lajmi është pozitiv ka ardhur nga Greqia për vajzën 4-muajshe nga Aetos Trifylias në M...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:21
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 16:21
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Autoritetet britanike kanë 'shkatërruar' një bandë të shqiptarëve, që ka dërguar njerëz...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 16:12
F.M
Gjekson Pusi
BRITANI E MADHE- Gjekson Pusi, 35 vjeç, një shqiptar me precedentë të theksuar kriminalë është dënua...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 15:47
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një trazirë e madhe është shkaktuar në Kozan të Greqisë, konkretisht në shkollën e...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:57
A.B
Termet
ELBASAN- Tërmet në Shqipëri! Qytetarët në Elbasan kanë ndjerë lëkundje të forta tërmeti pak &ccedi...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:36
I.A
protestues
TIRANË- Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë të protestojnë ditën e sotme ...
Aktualitet
9 Tetor 2022, 14:29
A.B
Zjarr
VLORË- Një zjarr ka nisur ditën e sotme në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë. Flakët kanë rën&...