LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-gardianët dhe të burgosurit e punësuar pa paga, fondi u akordua pas 5 muajsh

Në Fiks Fare u ankua Naim Xhaka, ish gardian në Burgun e Fushë Krujës dhe Burgun e Zaharisë.  Zotëria ankohej se në muajin dhjetor të vitit 2023 ka dalë në reformë. Sipas ligjit, në momentin që largohet nga sistemi i burgjeve përfiton menjëherë 2 paga të plota dhe më pas, nëse nuk punësohet, merr gjysëm page deri në 22 muaj.

27 Nëntor 2024, 21:47 Nga r.ll
Ish-gardianët dhe të burgosurit e punësuar pa paga, fondi u
foto ilustruese

TIRANË- Burokracitë mes Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave kanë vonuar disa muaj dhënien e pagave kalimtare të gardianëve që kanë lënë punën. Ndërkohë, edhe të dënuarit e punësuar s’kanë marrë pagat (marin 25 % të pagës minimale, rreth 10 mijë lekë). Ditën që Fiksi shkoi në Drejtorinë e Burgjeve, më 14 nëntor 2024, filloi shpërndarja e parave.

Në Fiks Fare u ankua Naim Xhaka, ish gardian në Burgun e Fushë Krujës dhe Burgun e Zaharisë.  Zotëria ankohej se në muajin dhjetor të vitit 2023 ka dalë në reformë. Sipas ligjit, në momentin që largohet nga sistemi i burgjeve përfiton menjëherë 2 paga të plota dhe më pas, nëse nuk punësohet, merr gjysëm page deri në 22 muaj. Ai thotë se kjo është pagë kalimtare, teksa jepet çdo datë kur ndahet rroga edhe për personelin e burgut.

Ai thotë se, paga e muajit shtator dhe tetor nuk është paguar, me arsyetimin e s’ka fonde. Ka pyetur disa herë në Burgun e Fushë Krujës, por i kanë thënë se ashtu si puna e këtij janë në gjithë Shqipërinë ish gardianët që kanë lënë sistemin dhe marrin pagë kalimtare. “Unë i kam shërbyer më së miri, dhe t’na e kthejnë kështu. Kemi kaluar kohë brenda dhe e meritojmë këtë trajtim, por si në gjithë fushat e tjera edhe këtu ka abuzime” thotë Naimi. Teksa shton se ka pyetur me dhjetëra herë, por sërish asnjë gjë.

Madje ai merr në telefon  finacierin e Burgut të Fushë Krujës për ta pyetur sërish nëse kanë dalë këto paga apo një afat se kur mund të dalin. Financieri i thotë se ke 2 muaj pagë kalimtare që s’e ke marrë, por “s’ka fonde”. “Në këtë situatë janë në gjithë Shqipërinë. Ata në Lezhë kanë nga 4 a 5 paga që s’kanë marrë. Na thonë s’ka fonde, kur të kalojnë do t’ju lajmërojmë” i thotë financieri.

Në lidhje me këtë problematikë Fiks Fare pyeti në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Vetë drejtori  Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit z. Alket Malo pohoi në një intervistë  se  njihet me problematikën. Madje ka letër këmbime të shumta midis Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave në lidhje me këtë të drejtë që ua jep ligji ish gardianëve. “Ne e mbyllim buxhetin në 3 mujorëshin e parë të vitit, këto kërkesa kanë ardhur më mbrapa siç vijnë nga çdo IEVP dhe bëhen shkresat për fonde shtesë, pasi kjo është praktika. Nuk është burokraci por edhe Ministria e Financave që merret me gjithë institucionet e tjera ka një rregull pune që merret me kërkesat jo tek e tek por të një 3- mujorëshi.  Në disa IEVP kanë nga 4-5 muaj që nuk i kanë marrë dhe në disa kanë nga 2 muaj, por që ju informoj se fondi është aprovuar dhe në datën 14 nëntor janë njoftuar IEVP dhe ka filluar shpërndarja e pagave” thotë z. Malo për Fiks Fare. Gjithashtu tha se detyrimi karshi këtyre pagave ishte 28 milion lekë që kanë filluar të shpërndahen.

Por në Fiks fare nuk janë ankuar vetëm ish gardianët, por edhe të burgosurit  që gjatë periudhës së dënimit kanë qenë të punësuar në burgje. Këta të burgosur marrin 25 % të pagës minimale, që përkthehet me 10 mijë lekë në muaj. Shumë të burgosur s’e kanë marrë këtë pagë prej muaj me radhë.

Në lidhje dhe me këtë drejtori Malo sqaroi se edhe pagesa e të burgosurve bën pjesën në shumën e sipërpërmendur. ” Fondi prej 28 milion lekësh përfshin jo vetëm pagat kalimtarë të ish gardianëve, por edhe të të burgosurve. Në rang vendi janë rreth 400 të burgosur  që marrin këtë pagesë. Z. Malo sqaroi për Fiksin se kjo kategori ka një tjetër problem, se jo të gjithë kanë llogari bankare. “U kemi kërkuar t’i hapin, disa i kanë hapur e disa jo. Këta të burgosur edhe transferohen nga burgu në burg dhe, nëse në një burg janë të punësuar, në tjetrin ku shkojnë nuk janë. Janë edhe llogaritë që duhen bërë për ditët e punësimit.Por kemi nisur shpërndarjen dhe u kemi kërkuar që të hapin llogari, qoftë të dënuarit apo familjarët e tyre, kur marrin aprovimin e të burgosurve. Ne duam integrimin dhe ndaj kemi kërkuar që paga t’u jepet” përfundon drejtori i financave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve./Top Channel

drejtoria e burgjeve ministria e drejtesise ministria e financave

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më