Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar vendimin për themelimin e një komisioni ndërministror për siç thuhet, vlerësimin dhe nisjen e procedurave e negociatave për hapjen e fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorit për projektimin e dronëve.
“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj, me sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, tha kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë së tij.
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha gjatë një konference për shtypin se tashmë autoritetet kanë marrë një raport fizibiliteti me prodhues shtetërorë nga ministria e Mbrojtjes së Turqisë, për një gjë të tillë.
“Sot më shumë se kurrë jo vetëm vendi ynë, të gjithë partnerët tanë dhe bota në tërësi ka nevojë për plotësimin e stoqeve të municioneve dhe armëve, por gjithashtu edhe për krijimin e rezervave duke pasur parasysh gjendjen aktuale të sigurisë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi por edhe regjioni ynë”, tha ai.
Ministri Maqedonci tha se prodhimet do të bëhen sipas standardeve të NATO-s.
“Ne asnjë hap nuk e ndërmarrim pa u konsultuar me gjithë partnerët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë partneri ynë kryesor strategjik në zhvillimin e kapaciteteve dhe të mbrojtjes e sigurisë”, tha ministri Maqedonci.
Ai tha se fabrika e municionit është projekt i qeverisë dhe se nuk ndërhynë në planin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila të mërkurën shënoi ditën e saj.
Forca e Sigurisë së Kosovës është themeluar në janar të vitit 2009, ndërsa në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës.
Autoritetet thonë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s, që vazhdojnë të kenë mbi 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë./VOA
sami repishti TIRANË- Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurë...
TIRANË- Në dosjen hetimore voluminoze të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Sue...
Droga FRANCË- Një shqiptar është vën në pranga nga autoritet franceze. Mësohet se më 21 nëntor pak para mesn...
foto ilustruese ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar këtë t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i qeverisë për bonusin që pensionistët do të përfi...
banderola me mesazhin "kosova eshte serbi" KOSOVË- Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin "Kosova është Se...
Abedin Kerrnaja TIRANË- GJKKO ka marrë në shqyrtim kërkesën e nënkryetarit të bashkisë Tropojë, Abedin Ke...
foto ilustruese ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari u kap ...
Granit Gjana TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme duke dënuar me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjanën. ...
Foto ilustruese TIRANË- Nëse mendoni se Tirana ka shumë kulla, nuk keni parë gjë akoma. Numri i tyre do të jetë shum&eum...