LIVE UPDATES
Aktualitet

Industria mbështetëse automotive, të ardhurat rriten, por ngecin punësimet

Në Shqipëri, prej vitesh, janë vendosur fabrika që përpunojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si “Mercedes Benz”, “KIA”, “Hyundai”, “Peugeot”, “Renault”, “Fiat Group” apo të tjera si “Sumitomo Electric Industries”.

5 Tetor 2024, 07:19 Nga r.ll
Industria mbështetëse automotive, të ardhurat rriten, por ngecin
foto ilustruese

TIRANË- Ky sektor kryesisht punon me sistemin e materialit të porositësit, nëpërmjet montimit të sistemeve elektrike dhe mori hov pasi shtetet e Europës Lindore, si p.sh. Çekia, kaluan në një fazë më të lartë teknologjie, duke bërë që proceset më të thjeshta të zhvendoseshin në vende që kanë ende kosto të lira të fuqisë punëtore.

Problemet me të cilat ai po hasej, nga mungesa e fuqisë punëtore, zhvlerësimi i Euros, por edhe paqëndrueshmëria e mjedisit për të bërë biznes, duket se kanë filluar të japin efekt. Ritmet e rritjes së kompanive janë ngadalësuar në vitin 2023, ndërsa dhe eksportet e këtij segmenti po shfaqin të njëjtën tendencë.

Në Shqipëri, prej vitesh, janë vendosur fabrika që përpunojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si “Mercedes Benz”, “KIA”, “Hyundai”, “Peugeot”, “Renault”, “Fiat Group” apo të tjera si “Sumitomo Electric Industries”.

Kompanitë aktive që u përkasin industrisë automotive në vend janë “Forschner Albania”, “Delmon Group Albania”, “PSZ Albania”, “Yura Corporation” dhe “SEWS Cabind Albania”, ku secila prodhon për kompani të huaja, duke përshtatur ritmin me kërkesën që përditësohet herë pas here.

Ecuria e kompanive paraqitet e ndryshme sa u përket të ardhurave. Disa kanë vijuar rritjen e shpejtë dyshifrore, të tjerat janë ngadalësuar, apo dhe po tkurren. Por tendenca e përgjithshme është që këto kompani nuk po zgjerohen më dhe kjo është e dukshme te numri i të punësuarve, që ose nuk ka shënuar rritje, ose ka rënë.

Për herë të parë që nga 2016, kur filluan rritjen e vrullshme, eksportet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit shënuan tendencë rënëse, ndonëse të lehtë. Shitjet e këtij grupi ishin rreth 39 miliardë lekë, me tkurrje prej 1.5% me bazë vjetore.

Tendenca rënëse është përkeqësuar në vitin 2024. Në janar-korrik 2024, eksportet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit kanë rënë me 7.7% me bazë vjetore, duke reflektuar kryesisht zhvlerësimin e Euros.

Industria automotive në vend, e cila prodhon kryesisht fasoneri të thjeshtë, duket se po përjeton presione në dy drejtime, së pari nga zhvillimet në tregjet globale dhe së dyti, nga faktorë të brendshëm.

Rritja e sektorit në vitin 2023 nuk tregon më qëndrueshmërinë e përgjithshme që e ka karakterizuar viteve të fundit që nga zgjerimi i numrit të kompanive të këtij profili.

Ertajn Çabiri, CEO i “Delmon Albania”, pohon se aktualisht zhvillimet e kompanive automotive janë të lidhura me treguesit që ka në tërësi industria e automobilave dhe shitjet apo kërkesa ndaj kësaj të fundit në Europë kanë ardhur në rënie edhe gjatë 2024.

Kjo ka sjellë qasje më konservatore në drejtim të kërkesës për kompanitë që janë pjesë e zinxhirit prodhues. Një tjetër shkak për këtë duket se janë edhe zhvillimet që lidhen me Kinën, e cila është kthyer në dhembjen e kokës të shumë tregjeve, përfshirë Europën. Në lidhje me faktorët e brendshëm, z. Çabiri pohon se janë disa zhvillime që kanë ndikim tek industria automotive.

“Ne e kemi shumë të vështirë të bëjmë planifikime në kushtet ku ndodhemi. Dua të sjell në vëmendje rritjen e pagës minimale. Kjo është një politikë që duhet të na njoftohet më herët që të bëjmë parashikimet tona dhe jo të gjendemi para faktit.

Për shembull, unë po bëj planifikimin e vitit 2025 dhe nuk e di nëse do të ketë një politikë të tillë. Partnerët tanë të huaj nuk e konceptojnë që këto janë masa që ne nuk vihemi në dijeni shumë kohë më parë, për efekt planifikimi.

Një tjetër element që ka sjellë rritja e pagës është rritja e përshkallëzuar që aplikohet në gjithë hierarkinë e pagave për ta ruajtur atë. Po ashtu, mbetet ende problemi i gjetjes së punonjësve.

Jemi në një fazë ku gjetja e punonjësve produktivë po bëhet gjithmonë e më e vështirë sepse ata që trajnuam apo ishin më produktivët janë larguar dhe kjo është humbje për kompanitë”, pohon z. Çabiri.

Në tërësi, sipas tij, viti 2024 nuk është i mirë për industrinë e automobilave dhe për rrjedhojë, për gjithë zinxhirin e saj.

Yura Corporation Albania” sh.p.k., më e madhja në këtë segment, ka ngadalësuar rritjen në vitin 2023, pas zgjerimit të fortë në dy vitet e mëparshme. Të ardhurat e kompanisë arritën në 5.9 miliardë lekë, ose 10% më shumë se në 2022. Vitin e mëparshëm, shoqëria ishte rritur me 30%.

Ndonëse numri i punonjësve ka ardhur në rritje, duke arritur në 1889 në fund të vitit 2023, nga 1698 në fund të vitit 2022, shoqëria thekson në raportin e aktivitetit se ka pasur një përkeqësim të rezultatit financiar për vitin 2023, duke rezultuar me humbje prej 218 milionë lekësh.

Në planin për vitin 2024, sipas raportit të aktivitetit, kompania nuk planifikon që të shtojë numrin e punonjësve më shumë sesa 1900. Edhe investimet planifikohen në nivele minimale prej 46 milionë lekësh (rreth 460 mijë euro).

Në raportin e vitit 2022, shoqëria ankohej se po përballej me mjedisin e paqëndrueshëm në Shqipëri, sidomos atë fiskal.

Në raportin e aktivitetit theksohet se “sistemi tatimor në Shqipëri është relativisht i ri dhe karakterizohet nga ndryshime të shpeshta në legjislacion, deklarime zyrtare dhe vendime gjyqësore, të cilat shpesh janë të paqarta, kontradiktore dhe subjekt i interpretimeve të ndryshueshme nga autoritete të ndryshme tatimore.

Tatimet dhe taksat janë subjekt i rishikimit dhe kontrollit nga një numër autoritetesh, të cilat kanë autoritetin të vendosin detyrime, gjoba dhe interesa të larta.

Të dhënat e një viti fiskal mbeten të hapura për rishikim nga autoritetet tatimore gjatë pesë viteve të ardhshme kalendarike; megjithatë në disa rrethana, një vit fiskal mund të mbetet i hapur për një kohë më të gjatë.

Ngjarjet e fundit në Shqipëri tregojnë se autoritetet tatimore po marrin një pozicion më të sigurt dhe kategorik në interpretimet e tyre dhe në zbatimin e legjislacionit tatimor. Këto rrethana mund të krijojnë rrezik tatimor në Shqipëri që është shumë më i madh sesa në vende të tjera”.

SEWS Cabind Albania”, pjesë e grupit “SEWS Cabind S.p.A”, me seli qendrore në Collegno, Torino, Itali hyri në Shqipëri në vitin 2019. Ndryshe nga “Yura”, kompania ka vijuar rritjen e shpejtë edhe në vitin 2023.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 40%, në 4.1 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit, gjatë vitit 2021 deri në 2023, Shoqëria ka ndërtuar dy fabrika të reja. Shoqëria ka vazhduar me procesin e instalimit të makinerive dhe linjave të prodhimit, ndërkohë që është ende në proces për rekrutimin e stafit dhe trajnimin e tyre për operacionet e prodhimit për të mbuluar kapacitetin e synuar të operacioneve prodhues.

Gjatë vitit 2023, Shoqëria ka operuar me një kapacitet prodhimi prej 50% dhe ka pasur progres në shitjet kundrejt klientëve të saj kryesorë.

Për kryerjen e investimeve, shoqëria ka marrë një linjë kredie nga mëma prej 10 milionë eurosh, nga të cilat ka shpenzuar 8.8 milionë euro, sipas raportit të aktivitetit. Aktiviteti ekonomik i Shoqërisë Mëmë konsiston në prodhimin dhe shitjen e sistemit elektronik dhe elektrik të automjeteve për klientët kryesorë të saj si grupi “Stellantis” dhe “CNH Industrial”.

“Forschner Albania” është themeluar në vitin 2015. Aktiviteti kryesor i Shoqërisë përfshin prodhimin e sistemeve kabllore, prodhimin e sistemeve elektromekanike, përfshirë edhe aktivitete të tjera të lidhura me sistemet e prodhimit të sistemeve elektromekanike.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 32% në vitin 2023, për të arritur në 1.24 miliardë lekë, e treta më e madhja në vend në këtë segment. Ndonëse të ardhurat janë rritur, numri i punonjësve ka rënë, nga 1010 në 2022, në 865 në vitin 2023.

“PSZ Albania”, shoqëri në fushën e fasonerisë për montimin, riparimin, bashkimin e kabllove dhe paketave elektronike me kapital gjerman, ndonëse është nga të parat që është hapur në këtë segment, nuk është treguar agresive në zgjerim, përkundrazi po shënon tkurrje të aktivitetit. Kompania raportoi të ardhura prej rreth 412 milionë lekësh, me rënie 22% me bazë vjetore.

Edhe personali po shkurtohet. Sipas të dhënave nga raporti i aktivitetit, shoqëria ka pasur të punësuar 373 persona në vitin 2023, nga 449 persona në fund të vitit 2022 dhe 465 persona në fund të vitit 2021.

“PSZ Albania GmbH” zhvillon veprimtarinë e saj në fushën e fasonerisë për montimin, riparimin, bashkimin e kabllove dhe paketave elektronike.

“Delmon Group Albania”, pjesë e grupit francez me të njëjtin emër, e krijuar në 2017-n, me aktivitet në prodhimin dhe përpunimin e materialeve të gomës dhe plastikës në pjesët e prodhuara dhe aplikimet industriale të lidhura me to (fasoneri), ka raportuar të ardhura prej 296 milionë lekësh, me zgjerim prej 66% me bazë vjetore. Kompania kishte 139 punonjës në vitin 2022, nga 101 në vitin 2021.

“Everest Automotive”, që tregton pjesë për automjete, ishte një hyrje e re në listën e “Monitor 200”, sipas të ardhurave në vitin 2022, me një qarkullim vjetor prej 2.3 miliardë lekësh, në vitin e parë të aktivitetit. Por, në vitin 2023, të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm, duke zbritur në 711 milionë lekë.

E krijuar në vitin 2021, shoqëria ka kapital shqiptar, me të njëjtët aksionerë të “Everest”, më e madhja në vend në prodhimin e profileve të aluminit.

“Everest Automotive” është licencuar në aktivitetin e “projektim, zhvillim, prodhim, tregtim dhe shitje të automjeteve dhe pjesëve përbërëse apo të veçanta për mjetet motorike dhe të tjera mjete të lëvizshme të industrisë automotive”.

Sipas raportit të aktivitetit “edhe gjatë vitit 2023, shoqëria është angazhuar kryesisht në realizimin e disa kontratave për tregtim me shumicë e me pakicë të produkteve të automotives, me klientët kryesorë, ‘International Manufacturing & Assembly’ (IMA), që merret me montim kabllosh; ‘Lochmann Kabinen’, në Itali, e cila prodhon kabina makinash, e të tjerë”./Monitor

industria mbeshtetese automotive

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj