LIVE UPDATES
Aktualitet

Mish me substanca të dëmshme, kërkesa e kompanive të sallamit që po mbahet e fshehtë

Ervin Resuli, ekspert veteriner thotë se heqja e kësaj takse në këto momente që blegtoria shqiptare nuk ka mbështetjen e duhur dhe subvencionimin e duhur do të ishte faliment i garantuar dhe shkatërrim i gjithë sektorit të blegtorisë.

4 Tetor 2024, 21:38 Nga r.ll
Mish me substanca të dëmshme, kërkesa e kompanive të
foto ilustruese

TIRANË- Në 9 shtator, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë komisionit për cështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, tha se është duke u shqyrtuar mundësia për t’u hequr taksa e importit të mishit. Kompanitë të cilat tregtojnë mish të përpunuar, siç është sallami, kanë kërkuar heqjen e një takse për mishin që vjen nga jashtë vendit. Këto kompani e mbajnë gjallë aktivitetin me mishin e importit, pasi prodhimi vendas nuk i plotëson kërkesat e tregut. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit e importojnë këtë lëndë të parë me taksë zero, gjë që sipas përpunuesve dhe grosistëve shqiptarë kjo taksë prej 10% krijon konkurrencë të pabarabartë. Po nëse zerohet kjo taksë çfarë pasojash mund të ketë për blegtorinë e cila sipas statistikave ndodhet në ditët e saj më të zeza?

Ervin Resuli, ekspert veteriner thotë se heqja e kësaj takse në këto momente që blegtoria shqiptare nuk ka mbështetjen e duhur dhe subvencionimin e duhur do të ishte faliment i garantuar dhe shkatërrim i gjithë sektorit të blegtorisë.

Ndërkohë edhe zv. Ministri i bujqësisë, Arian Jaupllari, me pak vështirësi e pranon se ky sektor do të goditet akoma dhe më shumë nga heqja e taksës së mishit të importit.

Në kërkesën e përpunuesve të mishit, ka edhe një paragraf thuajse të padukshëm i cili nuk është diskutuar publikisht dhe që lidhet me importin e mishit të derrit nga Brazili, përfshi edhe atë me përmbajtje ractopamine, një substancë  që përdoret kryesisht tek derrat për të shtuar masën muskulare dhe për të reduktuar dhjamin.

“Nëse mishi me mbetje nga ractopamina shkon në tryezat e konsumatorit jep problematika të ndryshme të sistemit kardiovaskular, takikardi, problematika me tensionin, aparatin tretës, helmime, problematika të sistemit nervor. Pra, pasojat finale ose ekspozimi i gjatë normalisht që ka pasoja fatale sic është edhe humbja e jetës”, shtoi Resuli.

Substanca në fjalë hyn në kategorinë e beta – agonistëve dhe konsiderohet e rrezikshme, aq sa vendet e Bashkimit Europian, Rusia, madje edhe Kina, e kanë ndaluar importin e mishit me ractopaminë, shkruajnë Piranjat.al

E ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kanada, injektimi i ractopaminës, bëhet i dozuar me baza shkencore dhe me një kontroll të rreptë të autoriteteve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Brazilin, apo Meksikën ku dozat e ractopaminës nuk kanë një kontroll rigoroz. Dhe mos të harrojmë se Brazili është eksportuesi kryesor i mishit të derrit drejt Shqipërisë.  

Por a bëhet ndonjë kontroll në Shqipëri për këtë mish, që na vjen nga jashtë? Yllka Allaraj, specialiste e AKU-së deklaron se vetëm në dy vitet e fundit janë analizuar dy mostra mish derri dhe ka rezultuar se nuk kanë përmbajtje ractopamine.

Duket qartë që në lidhje me këtë argument delikat, dilemat janë ende të shumta dhe ligji ende jo I plotë, por pavarësisht këtyre pasigurive, ndërmarrjet industriale të përpunimit të mishit, kanë kërkuar që të mos ndalohet importi I mishit të derrit nga Brazili. Sipas tyre mbyllja e importit nga ky vend do të çonte në një rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit dhe si rrjedhojë rritjen e çmimeve të produkteve në masën 10-20%. Për këtë arsye kanë propozuar që rregullorja e cila ndalon përdorimin e ractopaminës, të hyjë në fuqi në fund të procesit të përputhjes së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

importi i mishit anila denaj mish me substanca te demshme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet