LIVE UPDATES
Aktualitet

Me "shtëpi bari" në Holandë, Ministria e Mbrojtjes “ngrin” majorin Ermal Dinoshi

Policia Ushtarake thotë Ministria e Mbrojtjes ka vijuar procedurat ligjore për këtë rast. E ka marrë në pyetje Major Dinoshin për incidentin në Holandë.

14 Gusht 2022, 15:52 Nga k.m.
Me "shtëpi bari" në Holandë, Ministria e Mbrojtjes
Majori Ermal Dinoshi

HOLANDË- Marrja me qira e një banesë në Holandë, e përdorur më pas nga persona të tjerë, për të kultivuar kanabis, i ka kushtuar shumë ushtarakut shqiptar Ermal Dinoshi, i trajnuar disa herë në Amerikë dhe Kanada. Ministria e Mbrojtjes i tha Top Channel se Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi ka urdhëruar nxjerrjen e tij në dispozicion.

Me "shtëpi bari" në Holandë, Ministria e Mbrojtjes

Policia Ushtarake thotë Ministria e Mbrojtjes ka vijuar procedurat ligjore për këtë rast. E ka marrë në pyetje Major Dinoshin për incidentin në Holandë.

“Theksojmë se nuk mund të ofrojmë më shumë informacion momentalisht, duke respektuar kryerjen e veprimeve hetimore procedurale për personat nën hetim dhe statusin e tyre për aq kohë sa nuk përfunduar hetimi çështjes”- thotë Ministria e Mbrojtjes në përgjigjen dhënë Top Channel.

Ministria e Mbrojtjes thekson se “pas sigurimit të informacionit më të plotë dhe dokumentacionit të ardhur është propozuar pezullimi nga detyra e Major Dinoshit, procedurë e cila është finalizuar  me daljen e urdhrit përkatës të Ministrit të Mbrojtjes”.

Ne thotë Ministria e Mbrojtjes do të jemi proaktivë në parandalimin dhe ndëshkimin e çdo rasti sado të izoluar për të mos prishur imazhin e Forcave të Armatosura brenda dhe ashtu jashtë vendit. Top Channel në 9 Korrik 2022 ekskluzivisht raportoi se Major Ermal Dinoshi i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, ishte vënë  nën hetim me  dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Dinoshi, sipas të dhënave nga  policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Ushtaraku Ermal Dinoshi u përfshi në këtë histori pasi duke përdorur  pasaportës së tij mori një shtëpi me qera nën mirbesim për një të afërm i cili më pas e përdori për rritje kanabisi.

Një muaj më parë Ministria e Mbrojtjes i tha Top Channel se Majori Dinoshi: Është  përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze. Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe.

Ministria e Mbrojtjes theksonte  se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim. Kjo ngjarje  ngriti  një sërë pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë anëtarë i NATO-s përzgjidhen dhe në çfarë filtrash kalojnë për  të shkuar në të tilla misione.

Lajmi i Top Channel objekt diskutimi në Komisonin Parlamentar të Ligjeve. Disa ditë pas publikimit të këtij lajmi, pati përplasjen e përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore.

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi e komentoi një dështim Shërbimin Informativ Ushtarak. 

“Veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën dhe hiqte veshjen ushtarake ishte i angazhuar në veprimtari kriminale të trafikut të drogës. Zonja kryetare nëse ju nuk e keni ndjekur, duhet të merrni informacione se i bie që i gjithë zinxhiri i Ministrisë së Mbrojtjes ka dështuar”, tha Bardhi.

Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes u mbrojtën duke thënë se përgjegjësia për ngjarjen është personale e nuk mund të përfaqësohen Forcat e Armatosura me një person të vetëm dhe se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër tij.

Bardhi: A ka pasur Ministria e Mbrojtjes informacion për aktivitetin e këtij ushtaraku të lartë? Çfarë veprimesh ka bërë Shërbimi Informativ Ushtarak? A keni informacione të zyrtarëve të tjerë të lartë të ushtrisë për përfshirje në veprimtari kriminale? Si ndikon kjo në marrëdhëniet tona me NATO-n? A është cenuar siguria kombëtare e shtetit shqiptar dhe pastaj mund të dalim se çfarë veprimesh do bëjë policia e reformuar ushtarake që ju po ngrini kur ai të kthehet në atdhe?

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes: Forcat e Armatosura nuk mund të përfaqësohen me një person të vetëm, do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore dhe përgjegjësia është personale.

Gazmend Bardhi: Në fakt nuk është përgjegjësi personale por dështim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se për këtë paguhen këta dhe këtë të përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. E mbani mend atë rastin kur ushtaraku në detyrë transportonte drogë me helikopterin e ushtrisë dhe u zbulua kur iu prish helikopteri.

Pandeli Majko: Zoti Gazi i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. S’kemi të bëjmë me ngjarje që prek të gjitha strukturat e ushtrisë”./Top Channel

ermal dinoshi holandë

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim