Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7 kandidatë minus, simbolet do i përdorë vetëm një grup i PD
Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri që konfuzojn&e...
Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri që konfuzojn&e...
"Rama pjesë e ekipit"/ Berisha: Gjobëvënia me McGonigal shkon në 50 mln euro, duan të bllokojnë Komisionin Hetimor...
Banorët e Bërxullës ulen këmbëkryq në rrugë, policia rrethon zonën, nisin përplasjet: Kë shtyn...
Gazetari rus, fitues i çmimit Nobel: Propaganda po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore nuk ë...
Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar, 20-vjeçarin me iniciale A.A., e i kanë marrë 2000 euro.
ELBASAN- Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi i kanë grabitur me dhunë 2 mijë euro një 20-vjeçari. Në pranga janë vendosur: Dervish Rusta, 23 vjeç, Elidon Bosco (Sulollari), 25 vjeç dhe Françesko Çengeli 26 vjeç, të tre banues në Elbasan. Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar, 20-vjeçarin me iniciale A.A., e i kanë marrë 2000 euro. Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka nisur në rrjete sociale, pasi 20-vjeçari kishte postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të makinës së Dervish Rustës. Duke u nisur nga kjo, policia ushtroi kontroll në banesën e Rustës ku gjeti dhe sekuestroi 74 doza kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse dhe 2 automjete.
NJOFTIMI I PLOTË:
I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete. Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Moti i keq në Durrës DURRËS- Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë një pjesë të vendit me reshje të dendu...
NJOFTIMI I PLOTË: Policia e Fierit ka nisur hetimin për 37-vjeçarin E.A, banues në Fier. Burime policore bëjnë me dije se dit...
Foto ilustruese KORÇË- Një konflikt mes disa personave është regjistruar në Korçë, mesditën e sotme, ku nj...
Foto ilustruese MAT- Një person ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kultivonte lëndë narkoti...
Skerdi Drenova TIRANË- Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve të...
Foto ilustruese TIRANË- Një 32-vjeçar, i identifikuar si Petrit Syla është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet p&...
Foto ilustruese TIRANË- Dy burgje janë mbyllur. Bëhet fjalë për burgun e Tropojës dhe ai i Sarandës. Pas mbylljes së...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se po kujdeseshin për bimë kanabisi. Sipas mediave të h...
Foto ilustruese TIRANË- "Ne hymë në katin e parë të një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Dritaret is...
Pamje nga vendi i ngjarjes TREVISO- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në Itali në zonën...