LIVE UPDATES
Aktualitet

I zuri frymën të moshuarës greke me qese plastike… Burim Duraku, profili i një emigranti të paligjshëm, shpëtoi me procedurë

I riu shfaqet tejet problematik në shtetin grek ku dhe emigroi në mënyrë të paligjshme më tepër se dhjetë vjet më parë dhe ku jo vetëm masakroi një qytetare duke i marrë jetën, por edhe vodhi shtetas të tjerë. Gjurmët e tradhëtuan djalin nga kukësi, ndonëse shfaqej në rrugë agresiv dhe i dhunshëm ndaj viktimave.

26 Qershor 2022, 13:35 Nga k.m.
I zuri frymën të moshuarës greke me qese plastike… Burim
Foto ilustruese

Duket se marrëdhëniet midis drejtësisë shqiptare dhe asaj greke nuk janë aq të mira. Pas dhjetëra lirimeve dhe refuzimeve për ekstradime - dy më të bujshmet ajo e Arben Frrokut nën akuzë për vrasjen e policit Dritan lamaj dhe ajo e Bledar Jambellit akuzuar për vrasjen e Dritan Cukut - edhe drejtësia shqiptare u dha të njëjtën monedhë homologëve. Lirimi i Burim Durakut, 33 vjec nga fshati Morinë i Kukësit, ngjan më tepër jo vetëm si një skandal i krijuar nga ngërcet dhe zvarritjet në gjyqësor derisa u dogjën afatet, por edhe si një reflektim i reciprocitetit mes drejtësive të të dyja vendeve, sa i takon dorëzimit të njerëzve me problem drejtësie.

Gazeta Si u interesua për profilin e të riut, të prangosur gjatë vitit 2019 dhe për të cilin u urdhërua nga gjykata e Kukësit lirimi i tij i menjëhershëm pasi i janë djegur afatet e mbajtjes në paraburgim. Nën akuzë për vjedhje në bashkëpunim më shumë se njëherë dhe vjedhje me pasojë vdekjen, ajo që tregohet nga policia për Gazetën “Si” është një jetë e mbushur me krime. I konsideruar si një i kërkuar për llogari të drejtësisë greke Duraku u kap dhjetorin e 2019, mbasi prej shtatë vitesh grekët ishin vendosur në kërkim të tij por pa asnjë rezultat. Ndonëse atij iu gjetën armë gjahu, dylbi dhe u hetua e dënua me 3 vite e 6 muaj burg për drogë, ai doli shumë shpejt nga burgu.

I riu shfaqet tejet problematik në shtetin grek ku dhe emigroi në mënyrë të paligjshme më tepër se dhjetë vjet më parë dhe ku jo vetëm masakroi një qytetare duke i marrë jetën, por edhe vodhi shtetas të tjerë. Gjurmët e tradhëtuan djalin nga kukësi, ndonëse shfaqej në rrugë agresiv dhe i dhunshëm ndaj viktimave.

Në një nga këto ditë vjedhjesh rezulton në sistemin ndërkombëtar të krimeve se Duraku në bashkëpunim me një të afër tjetër, sulmoi shtëpinë e shtetasit grek Pangeiotis Geugopoulis. Ata thyen dyert dhe rrëmbyen nga kjo banesë një kompjuter portativ, një aparat fotografik, sopatë, aparat radikomunikimi dhe rroba e sende me vlerë 2500 euro. Dhjetë ditë pas këtij krimi ata shfaqen sërisht në shtëpinë e një gruaje. Me fytyra të mbuluara dhe kapuc në kokë, i vendosën thikën në fyt të zonjës së shtëpisë dhe duke e shkelmuar me këmbë i kontrolluan gjithandej shtëpinë.

Burim Duraku së bashku me të afërmin vodhën prej andej 1 mijë euro dhe u larguan prej andej vetëm mbasi i prenë gruas linjën telefonike që gruaja të mos kishte mundësi të njoftonte policinë e cila në fakt kur mbërriti në vendngjarje e gjeti atë me gojë të mbyllur dhe të traumatizuar. Ajo tregoi për policinë se njëri ndër ta i grisi rrobat dhe e dhunuan mbasi i kërkuan me këmbëngulje se ku i kishte fshehur paratë. E njëjta shtetase u sulmua tre herë duke u vjedhur prej Durakut.

E fundit ishte fatale, pasi kur policia shkoi në shtëpinë e saj në lagjen Arostoli e gjeti të pajetë
Policia greke detajon në atë kohë në dosje: Gruaja ishte e lidhur në këmbë e duar me shiritë ndërsa grabitësit i kishin vendosur në kokë një qese plastike, ku si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Në fakt sipas ekspertizës së grekëve, grabitësit ku bënte pjesë dhe Burim Duraku e kishin mbështjellë viktimën me tre kuverta dhe i vodhën përfundimisht asaj jo vetëm jetën por cdo gjë tjetër të cmuar. Sipas palës greke që kreu hetimet, në pyetje janë marrë në atë kohë mjaft shtetas grekë dhe të huaj që konfirmojnë se kishin mësuar që 33-vjecari kuksian kishte masakruar një grua të moshuar. Sipas kamerave të sigurisë të një Banke të Pireut, i riu shfaqet në skenën e krimit.

Kur policia mësyu në shtëpinë ku kuksianët jetonin me qera, gjetën një fotografi të të dyshuarit kryesor. Anastasio Laskario konfirmoi identitetin duke thënë; “po, ky është Burim Duraku”. Dhe e njëjta gjë u përsërit edhe nga furxhiu Hristomo Mitrae dhe tregtari i vezëve Anastasio Tsima. Duke marrë gjurmë në shtëpinë me qera, policia greke ndërkohë u vu në kërkim të identitetit real të dy emigrantëve të paligjshëm që do t’i krahasonte me gjurmët që u gjetën në shtëpinë e të moshuarës greke. Analiza e ADN-së e krahasuar me një mbetje biologjike në një fuci uji, konfirmoi se grabitësit e dhunshëm ishin dy shqiptarë me mbiemrin Duraku, njëri prej të cilëve u kap në vendin e tij i implikuar me drogë dhe armë. Aktet për këtë shtetas u përcollën nga pala greke dhe sipas vendimit për lirimin e tij, pritet që kjo të aplikohet edhe për akuzën e vrasjes që pritet të sjellë daljen e menjëhershme të tij nga burgu.

Në realitet ai nuk qëndroi në burgjet shqiptare si një i dënuar me 3.6 vite burgim për krime të kryera në Shqipëri si armëmbajtja dhe kultivimi i bimëve narkotike./Marrë nga GazetaSi

anastasio tsima burim duraku

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta