LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Shtetit: Gjatë një jave janë arrestuar 133 persona dhe janë finalizuar 37 operacione

Sipas njoftimit të policisë gjatë kësaj jave janë finalizuar 37 operacione të koduara të cilat kanë çuar në sekuestrimin e 246 kg kanabis, armë dhe fishekë si dhe sekuestri pasurie me vlerë 2 milion euro si burim i aktiviteteve kriminale.

26 Qershor 2022, 10:20 Nga d.a.
Policia e Shtetit: Gjatë një jave janë arrestuar 133 persona dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e shteti ka bërë bilancin ku gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht 469 persona nga të cilët 133 kanë rënë në pranga ndërsa 27 janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kësaj jave janë finalizuar 37 operacione të koduara të cilat kanë çuar në sekuestrimin e 246 kg kanabis, armë dhe fishekë si dhe sekuestri pasurie me vlerë 2 milion euro si burim i aktiviteteve kriminale.

Njoftimi i policisë:

✅Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Një sërë megaoperacionesh policore të finalizuara brenda një jave, në qarqe të ndryshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.Arsenal armësh, drogë, prona dhe pasuri, të sekuestruara, dhjetëra shtetas në kërkim, të kapur e qindra të tjerë të arrestuar dhe të proceduar penalisht.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 469 persona, nga këta: 133 janë arrestuar, 309 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.  

•Janë kapur në total 32 persona në kërkim, nga të cilët: 29 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. 

•Janë zhvilluar 37 operacione policore të koduara: “Pojska”, “Vallas”, “Torino”, “Plastic”, “Yellow pack”, “Triple”, “Silent 2”, “Pedals”, “Summer 22”, “Kompleksi”, “Bulevardi”, “Tranzit 23”, “SPA”, “Shantazhi”, “Distribute”, “Room 3”, “Seven”, “Road Guard 26”, “Road Guard 27”, “Road Guard 28”, “Long way”, “Last play”, “Restart 8”, “Restart 9”, “Perimetri 178”, “Basti i fundit”, "Space", "Zastava", "Last day", “Hoti 2”, “Poker 4”, “Vilu”, “Obot”, “Seriali 2”, “Rent”, “Fati i lojërave” dhe “Mix”.

•Operacioni ”Vallas”/Shkodër->246 kg kanabis të sekuestruara, 6 shtetas në pranga, 8 bashkëpunëtorët e tyre në kërkim;

•Operacioni “Silent 2”/Tiranë->12 armë zjarri, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe lëndë eksplozive të sekuestruara, në pranga 27-vjeçari;

•Operacioni “Summer 2022”-> prona dhe pasuri me vlerë 2 milion euro që kanë si burim aktivitete kriminale, të sekuestruara nga shërbimet e Policisë;

•Operacionet “Restart 8” dhe “Restart 9”/Korçë->50.5 kg kanabis të sekuestruara, 3 shtetas në pranga;

•Operacioni “Long way”/Kukës->20 kg kanabis të sekuestruara, 5 shtetas në pranga.

•Operacioni “Pojska”, në kuadër të të cilit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Policinë e Pogradecit, u vu në pranga një shtetas turk i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim;

• 7 operacione të finalizuara, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri nga territori grek;

• 5 operacione të finalizuara, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike të dyshuara kanabis, kokainë, ekstazi, MDMA, fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, 3 peshore elektronike, 97 aparate celulare, 1 tablet, 2 laptopë, 2 aparatura DVR, 12 automjete, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, 5 paruke, 1 pasaportë e dyshuar e falsifikuar, biçikleta të vjedhura, medikamente që dyshohet se janë të kontrabanduara në vendin tonë, 1 valixhe me çipsa, si dhe shuma parash dhe asete që dyshohet se e kanë burimin nga aktivitete kriminale.  

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 15 armë zjarri, 1 armë gjahu, pjesë të ndryshme armësh, sasi lënde eksplozive, 1 thikë, 2 doreza dhe municion luftarak.

•Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje. 

•Janë evidentuar dhe goditur 29 raste të krimeve mjedisore, 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 50 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë vënë në pranga 2 shtetas.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 763 leje drejtimi, nga të cilat: 601 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 78 për qarkullim në sens të kundërt. 

•Janë arrestuar 86 drejtues mjetesh, nga këta: 36 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 50 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

•Janë vendosur 16.722 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Falë masave të shtuara është përballuar me sukses fluksi në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu janë shtuar kontrollet për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 14 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar penalisht 5 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe 2 të tjerë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i veprimtarisë kriminale të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësve të Policisë .

Gjatë kësaj jave, strukturat e Policisë në të gjithë vendin, janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë provimit të fundit të Maturës Shtetërore. Si rezultat, i gjithë procesi u përmbyll pa asnjë incident, përsa i përket detyrave funksionale të Policisë.

Njëkohësisht, gjatë kësaj jave, Forca Speciale elitë, RENEA, nën moton “Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”, dhuruan gjak për fëmijet talasemikë.

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, morën masa për zhvillimin pa incidente, të aktivitetit sportiv “Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2022” që zhvillua në qytetin e Durrësit, më datë 17 qershor, aktivitet për të cilin DVP Durrës u falënderua nga organizatorët.

Policia e Shtetit do të vijojë me intensitet operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, duke krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës