LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA- “Kam videon, t’i dukesh duke bërë seks, do ua tregoj të gjithëve”/ Si e gjobitën shoqen e klasës dy vajza

I riu u prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16-vjeçarin me inicialet O.O disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip Audi. Në një nga këto ditë ajo doli vetëm për vetëm me O.

24 Qershor 2022, 15:07 Nga k.m.
HISTORIA- “Kam videon, t’i dukesh duke bërë seks, do ua
Foto ilustruese

Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet një hajdute. Ka arritur deri aty problematika, saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës të cilat kishin mësuar sekretin e saj, atë të një historie që vajza pati me një të ri.

Gazetasi.al mëson ekskluzivisht nga burime të policisë se ngjarja e rëndë, është raportuar në policinë e Kamzës nga prindërit e një vajze nën moshë, të cilës kushërira e saj i prezantoi një djalë. Në takimin e parë siç tregon nxënësja e shkollës nëntëvjeçare ajo doli për kafe me kushërirën dhe një shoqe. I riu u prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16-vjeçarin me inicialet O.O disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip Audi. Në një nga këto ditë ajo doli vetëm për vetëm me O.

"Ai kreu marrëdhënie me mua dhe në fillim kundërshtova, pasi ishte pak më i madh se unë në moshë. Ndërsa herët e tjera kryem marrëdhënie edhe me dëshirën time”,-deklaron e mitura në polici. Burimet policore bëjnë me dije për Gazetasi.al se fëmija i ndërpreu kontaktet me 16-vjeçarin befasisht. Kanë qenë shoqet e saj që e kanë vënë në dijeni se O. ishte larguar jashtë Shqipërisë. Por pas kësaj ndarjeje, vajza i thotë policisë së Kamzës se nisën problemet reale.

“Më dolën para dy shoqet dhe më thanë se dispononin një video timen intime, ku thoshin se shfaqesha duke kryer marrëdhënie me O. Megjithëse isha e bindur se nuk e kishte filmuar aktin u tremba se shtuan që do ta bënin virale në internet këtë çështje. Dy shoqet e mia të cilat gjithashtu kanë të dashur dhe familja e tyre nuk e di, më kërkuan para që mos ta shpërndanin çështjen. Nisën me 50 deri në 60 mijë lekë secila”, dëshmon e mitura në polici.

Sipas këtij kallëzimi rezulton se dy të miturat gjobëvënësve, kanë përfituar shuma të herëpashershme nga nxënësja që si fillim grabiti prindërit.

“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh tek dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do nxirrte sekretin. Duke u ndjerë e terrorizuar shkova në njërën nga klasat, pashë çantën e mësueses dhe mora kuletën”, tregon e mitura.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo sekreti i fëmijës ka dalë. Një tjetër nxënëse e një tjetër shkolle i është afruar fëmijës në orën e fizkulturës.

Siç thotë policia ajo i tha: Videon e kam unë, t’i shfaqesh duke bërë seks dhe do ua tregoj të gjithëve. Dua 70 mijë lekë e urdhëroi edhe E.SH.

Serish fëmija ka hedhur sytë nga çantat e mësuesve, njëra prej të cilave e kapi në flagrancë.

“Sapo më pa, fillova të qaj dhe mësuesja më pyeti a kisha ndonjë hall dhe se do më ndihmonte dhe do mi jepte paratë. I tregova të vërtetën dhe ajo telefonoj prindërit. Më tha se do më ndihmonte”, denoncon vajza.

Kur policia nisi marrjen në pyetje të nxënësve, këqyri gjithashtu edhe rrjetet sociale si “Snapchat”, përmes të cilit ajo caktonte takimet me 16-vjeçarin. Sipas saj sekreti i doli nga shoqja e ngushtë.

“Ajo ishte në kafen e parë midis meje dhe kushërirës dhe aty e mori vesh. I tregoja çdo gjë dhe ajo ishte e para që më kërkoi para”, akuzon fëmija.

Shoqet e të miturës kanë mohuar kategorikisht të kenë vendosur gjobë.

“Nuk kam asnjë dijeni që shoqja ime ka lidhje me ndonjë djalë. Nuk kam të dashur. Bisedat për djemtë që ajo bën e ka fjalën për shokët e mi të klasës. Në asnjë rast nuk e kam shantazhuar dhe nuk disponoj video të tillë në telefonin tim”, jusitifkohet shoqja e ngushtë që është nën moshë dhe që për këtë arsye ajo dhe të tjerat shpëtuan nga arrestimi.

Policia thotë sakaq se ka nisur hetim në mungesë për 16-vjeçarin për marrëdhënie seksuale me të mitura. Ai përshkruhet se është nga zona e Laçit dhe se është zhvendosur jashtë Shqipërisë, së bashku me familjen./Marrë nga GazetaSi

kamez policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara