LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve

Gjykata Kushtetuese njoftoi të enjten më 16 tetor vendimmarrjen lidhur me një prej çështjeve të konstatuara në kërkesën e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me objekt deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur që anëtarëve aktualë, përgjatë regjimit tranzitor, t’u përllogaritet mandati 9-vjeçar që prej datës së mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ata zëvendësojnë.

17 Tetor 2025, 08:32 Nga M.L
BIRN: Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit
Foto ilustruese

TIRANA- Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, vendosi të konsiderojë si fillim të mandatit të tyre datën e përfundimit të kohës së detyrës të përcaktuar për parardhësin, çka sjell si pasojë që këtë vit, veç vakancës së Holta Zaçajt, të shpallen të lira edhe pozicionet e anëtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të enjten më 16 tetor vendimmarrjen lidhur me një prej çështjeve të konstatuara në kërkesën e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me objekt deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur që anëtarëve aktualë, përgjatë regjimit tranzitor, t’u përllogaritet mandati 9-vjeçar që prej datës së mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ata zëvendësojnë. Kjo me qëllim mundësimin e përtëritjes së pjesshme të trupës së Gjykatës Kushtetuese sipas dispozitave kushtetuese të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Begaj vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese pasi duhej të niste procedurat për përzgjedhjen e një anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që kjo e fundit nuk kishte shpallur vakancat. Më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë mori vetë iniciativën duke deklaruar hapjen e garës për pozicionin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila mban edhe pozicionin e kryetares, çka krijoi polemika mes tyre dhe diskutime publike.

Gjykata bëri me dije se në kërkesën e paraqitur nga Presidenti në janar, ndonëse objekti ka të bëjë me deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve të konstatuara në përmbajtje të kësaj kërkese, është çmuar se në thelb parashtrohet kërkimi që të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues. Kjo me qëllim ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

Në vendimmarrjen e të enjtes, Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese: ai i përtëritjes së pjesshme të gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues. Në vijim, vlerëson se në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues, të emëruar menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016.

Në pikën 3 të nenit 179 të Kushtetutës përcaktohet se: “Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025, dhe gjyqtari i ri që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.”

Gjykata vlerëson se qëllimi i kësaj dispozite kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj. “Në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës,” arsyeton gjykata duke sjellë në vëmendje se të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet.

Në njoftim sillet në vëmendje fakti se në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën duhet të kryhet në vitin 2031.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese është ndarë në interpretimin e nenit 179, pika 3, duke vendosur me shumicë votash se fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, përgjatë këtij regjimi tranzitor, përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.

Një pjesë e ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tashmë të zëvendësuar, u larguan nga vetingu dhe për këtë arsye shpallja e vakancës së tyre është kryer para se t’u përfundonte mandati. Për këtë arsye, me qëllim mundësimin e përtëritjes së rregullt të trupës në vitin 2025, në 2028-ën dhe në vitin 2031, me tre anëtarë të rinj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të konsiderojë si kohë të shpalljes së vakancës të gjyqtarëve të mëparshëm datën e mbarimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.

Bazuar në këtë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 2025, veç përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, që u deklarua i përfunduar pas iniciativës së Gjykatës së Lartë, nisur nga përllogaritja e kohës së përfundimit të mandateve të gjyqtarëve të zëvendësuar nga ata aktualë, mbeten vakante edhe pozicionet e anëtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska. Sipas të njëjtës formulë të përcaktuar të enjten nga Gjykata Kushtetuese, në vitin 2028 përfundon mandati i gjyqtarëve Marsida Xhaferllari, Fjona Papajorgji dhe Sandër Beci. Ndërsa në 2031-in përfundon mandati i tre anëtarëve të tjerë, Ilir Toska, Genti Ibrahimi dhe Marjana Semini.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëzëri se kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të zgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Çështja e kompetencës për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese u inicua në dhjetor të vitit të kaluar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili shpalli hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë të anëtarit për vendin e Zaçajt. Sadushi këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Ndërsa Zaçaj pretendoi se mandati përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cenimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës dhe me shumicë votash u vendos mbarimi i mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025. Procesi për zëvendësimin e saj nuk po përmbyllet, pasi u kundërshtua në rrugë gjyqësore vendimmarrja e Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, nga ana e kandidates Naureda Llagami, e cila konteston rezultatin e votimit.

Po njëzëri është vendosur të shqyrtohet veçmas kërkimi i Presidentit për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit, që pritet të trajtohet në vijim./ BIRN

gjykata kushtetuese bajram begaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet