Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Toska ka ndihmuar autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.
BERAT- Atentati ndaj Altin Halitit në Berat është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë një 48-vjeçar me emrin Iliaz Toska nga Divjaka, pasi ka bashkëpunuar me autorët e atentatit. Toska ka ndihmuar autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre. Po ashtu po vijon kërkimi për të arrestuar 3 autorët e atentatit të dështuar më datë 26 gusht në fshatin Dushnik.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit. Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.
Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.
Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre. Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi atentati?
Pasditen e 26 gushtit Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Kozare, aty ku është gjetur edhe mjeti i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kallashnikov. Mësohet se Halili, i dënuar më parë për vrasje, ishte në qendër të sulmit kur automjeti i tij u qëllua me armë zjarri. Halili ka qenë i dënuar për vrasje në vitin 1997, kur ai vrau Sokol Kaloshin në Rremas të Lushnjes teksa u lirua nga burgu në vitin 2010. Pasi kishte doli nga burgu ishte larguar drejt Italisë, e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri.
VLORË- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se B.V 48 vjeç, k...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:30 në Tiranë. Mësohe...
DURRËS- Dy vëllezër kanë rënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Aleksandër Gecaj ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e 24 orëve fundit lidhur me situatën e zjarreve në ...
foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me li...
Olsi Bibollari dhe Eqerem Hasani TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Olsi Bibollarin p...
Elis Roshkodol SHKODËR- Elis Roshkodol është 36-vjeçari që u ekzekutua mesditën e djeshme në Shkodër me 14 p...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në kryeqytet. Mësohet se Sh.U 5...
Elis Roshkodoli SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mesditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se në...
pamje nga ngjarja LEZHË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e s...