Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës dhe Lezhë.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e 24 orëve fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit thuhet se nga 24 vatra zjarri janë shuar 20, dhe pjesa tjetër mbetet aktive.
Mësohet se është bërë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë. Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës dhe Lezhë.
Njoftimi i plotë:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 20, ndërsa 3 prej tyre janë nën monitorin, ndërkohë që njëri është ende aktiv.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë.
Aktualisht, po punohet në:
Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, vatra e zjarrit në zonën pyjore është izoluar plotësisht. Po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.
Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Sot po punojnë për izolimin e vatrës: 6 forca policore, 4 forca zjarrfikëse, 9 forca nga Shërbimi Pyjor, 6 forca vullnetare, 6 forca bashkiake dhe 1 forcë nga ADZM; në fshatin Mal - Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Për momentin situata është e qetë. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.
foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar i cili ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me li...
Olsi Bibollari dhe Eqerem Hasani TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Olsi Bibollarin p...
Elis Roshkodol SHKODËR- Elis Roshkodol është 36-vjeçari që u ekzekutua mesditën e djeshme në Shkodër me 14 p...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në kryeqytet. Mësohet se Sh.U 5...
Elis Roshkodoli SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mesditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se në...
pamje nga ngjarja LEZHË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e s...
foto ilustruese DIBËR- Një i ri është arrestuar sot në Dibër. Bëhet me dije se 24-vjeçari K.S, i ka vjedhur ...
foto ilustruese TIRANË- Një i ri është arrestuar ditën e sotme për vjedhje në Tiranë. Mësohet se 21-vje&c...
Elis Roshkodoli SHKODËR- Dinamika e vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në Shkodër është zbardhur. Mësohet s...
Franc Çopja TIRANË- Miliona euro kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare, të cilët rezultojnë t&e...