Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Afati i provës fillon nga e nesermja e shpalljes së vendimit. Vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe prej 2 vitesh do të jetë me kusht që ai të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën, i cili akuzohet për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë. Më tej në vendimin e marrë mësohet se dënimi i Nikës do t'i konvertohet në shërbim prove për 2 vite.
Afati i provës fillon nga e nesermja e shpalljes së vendimit. Vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe prej 2 vitesh do të jetë me kusht që ai të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë. Nika është i detyruar të paguajë shpenzimet procedurale në fazën hetimore dhe gjyqësore, në vlerën 6,000 lekë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Nikolin Nika, datë 05.05.2025, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i K.Penal”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 39, datë 29.05.2025 vendosi: Miratimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë për të pandehurin Nikolin Nika, në kuadër të procedimit penal nr. 131 të vitit 2024, më datë 05.05.2025, nënshkruar nga prokurori i çështjes Elvin Gokaj, i pandehuri Nikolin Nika dhe mbrojtësi i tij av. A.S.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Nika, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë të pandehurit Nikolin Nika, për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës Lezhë.
Afati i provës fillon nga e nesermja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim. Në bazë të nenit 60 pika “9” të Kodit Penal urdhërohet i pandehuri të mos shoqërohet me persona të dënuar. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 6 000 (gjashtë mijë lekë) dhe ato gjyqësore, do të paguhen nga i pandehuri Nikolin Nika.
Armet MALIQ- Një 64-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Maliq. Arrestimi i tij mës...
foto ilustruese TIRANË- Erjon Alibej në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme ka vijuar me dëshminë e tij si bash...
Zveçan KOSOVË- Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes ...
Erion Alibej TIRANË- Erion Alibej gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Plumbi i Art...
erjon alibej TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej vijon më dëshminë e tij në seancën gjyq&eu...
foto ilustruese TIRANË- Një sërë ndryshimësh dhe transferimesh janë bërë në policinë e Tiranës. Sipa...
Bllokimi i rruges KOSOVË- Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë pr...
Foto ilustruese TIRANA- Bashkimi Europian po përjeton nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët e saj që prej vitit 2...
foto ilustruese TIRANË- Tre shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale si trafik droge dhe pjesë të organi...
Erion Alibej, Suel Çela TIRANA- Ka vijuar dëshminë si bashkëpunëtor i drejtësisë në GJKKO Erion Alibej tejsa...