LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbi medaljen e nipit futbollist, gruaja alarmon policinë e Rinasit: Kur hipa në avion u kujtova

Gruaja po udhëtonte nga Tirana me destinacion Francën dhe kishte marrë me vetë si shpenzime një shumë prej 540 eurosh.

26 Qershor 2022, 14:33 Nga k.m.
Humbi medaljen e nipit futbollist, gruaja alarmon policinë e Rinasit: Kur
Foto ilustruese

Ndonjëherë një harresë e vogël apo shpërqëndrim mund të na kushtojë jo vetëm vlerat monetare, por edhe sende që kanë rëndësi për ne. Kjo i ka ndodhur një 32-vjecareje nga Shkodra, e cila harroi xhupin në një stol në Areoportin e Rinasit, e bashkë me të humbi jo vetëm paratë por edhe një medalje futbolli.

Gruaja po udhëtonte nga Tirana me destinacion Francën dhe kishte marrë me vetë si shpenzime një shumë prej 540 eurosh.

Bashkë me të edhe medaljen e nipit të saj futbollist. Gruaja - bëjnë me dije burimet policore në Rinas për Gazetën “Si” - i alarmoi autoritetet fill sapo e kuptoi që e kishte harruar xhupin në stolat e tranzitit, por ato nuk u vunë në dijeni në kohën e duhur dhe veshjen e saj e mori një tjetër pasagjer që ndërkohë gjendej ne areoport dhe po udhëtonte bashkë me fëmijën dhe të shoqin drejt Mbretësisë së Bashkuar. Megjithëse ata e gjetën xhupin e harruar brenda të cilit ishin vlerat monetare dhe medalja, policia i thotë Gazetës “Si” se hetimet kanë nisur ndaj tyre për akuzën e vjedhjes

Denoncuesja me inicialet V.B kujton se pasi kaloi kontrollet policore në brendësi të areoportit, në dorë mbante xhupin. Më pas ajo u ul në stola derisa të dëgjonte thirrjen për t’u paraqitur në daljen përkatëse. Pikërisht aty ajo e harroi veshjen dhe brenda saj medaljen e nipit futbollist dhe eurot.

“Kur hipa në avion u kujtova për xhupin dhe u kërkova stjuardesave që të zbrisja, por ato nuk më lejuan mbasi ishin mbyllur dyert. Dikush në avion më tha se duhet të telefonoja në një numër të areoportit për t’i vënë në dijeni dhe ashtu veprova, që xhupi të dërgohej te zyra e sendeve të humbura”, është shprehur gruaja.

Menjëherë pasi ka zbritur në Francë e reja nga qyteti i Shkodrës kujton se njoftoi të motrën në telefon, që ajo të vraponte drejt areoportit dhe të tërhiqte xhupin, eurot dhe medaljen e futbollit. Sic tregon policia për Gazetën “Si”, familjarja e kallëzueses mbërriti tepër vonë. Autoritetet kontrolluan ngado por nuk gjetën asgjë.

“Kjo shtetase u pyet nëse dëshironte të kryente denoncim, por qytetarja në fjalë refuzoi duke shtuar se xhupi i kishte humbur së motrës”, deklaron Policia e Tiranës që e ka marrë shumë seriozisht hetimin.

Pas 15 ditësh shkodrania është kthyer nga Franca. Rezulton se veprimi i parë që ajo kreu sapo preku tokën shqiptare ishte udhëtimi drejt Komisariatit të Rinasit.

“E pyetur nga ana jonë se a dispononte fatura për eurot, historik për medaljen dhe faturë për xhupin, qytetarja u shpreh që nuk dispononte”, thotë policia. Por ajo ka treguar itenerarin, orën e largimit nga Tirana duke u dhënë detaje të nevojshme agjentëve për të kërkuar në sistemin e hyrje-daljeve në pikën kufitare.

Policia i thotë Gazetës “Si” se pas një këqyrjeje të gjatë të kamerave të sigurisë të instaluara në areoport, gjetën saktësisht momentet kur gruaja kontrollohet, më pas ajo kalon në zonën tranzit dhe ulet në stol me një xhup në dorë. Pasi qëndron disa caste aty - shton policia për Gazetën “Si” - ajo drejtohet për nga dalja ku dhe shfaqet për herë të fundit.

Në stolin ku u harrua xhupi mbas saj ulet një cift me një fëmijë, për gati 30 minuta. Kur ata cohen, gruaja me flokët e shkurtër vëren xhupin, e nuhat dhe më pas e fut në cantë. Sipas policisë, bazuar në këtë përshkrim të kameras, oficerët kanë ndjekur castet përpara se ata të uleshin në stol, për të kuptuar se cilët ishin identitetet e tyre në momentet kur paraqiten tek posta e policisë.

“Cifti i identifikuar është nga Kamza dhe po udhëtojne drejt Anglisë. Kështu që bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë, gruaja me flokët e shkurtër me inicialet F.C është autore e vjedhjes, ndonëse ajo e gjeti dhe në fakt duhet të njoftonte autoritetet”, shprehen autoritetet policore të Rinasit. Policia nuk i jep sqarime Gazetës “Si” nëse cifti jeton përkohësisht në Angli, apo janë turistë. Por një gjë është e sigurtë: Sapo të kthehen, ata i presin prangat për akuzën e vjedhjes.

rinas aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta