Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hoxha tha se prokuroria e Tiranës në 12 vjet nuk ka marrë asnjëherë në pyetje 5 njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 janarit, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Bamir Topi, Ina Rama.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se ai bashkë me familjen e Aleks Nikës kanë kërkuar që çështja e 21 janarit të kalojë në SPAK pasi nuk kanë më besim tek prokuroria e Tiranës. Në një prononcim për emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha tha se prokuroria e Tiranës në 12 vjet nuk ka marrë asnjëherë në pyetje 5 njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 janarit, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Bamir Topi, Ina Rama.
“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrtë SPAK se kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. E kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishë, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13? Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjtoze e vetmja që s’ka pranuara anjë lekë, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje. E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, tha Hoxha.
Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tregoi se është pyetur për 2 orë e 30 minuta në policinë e Tiranës lidhur ...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se janë drejt shtetësimit të gjitha koncensionet me korporatat ndërkomb&...
aksidenti LEZHË- Pamjet që shihni më poshtë, vijnë nga momenti i aksidentit të rëndë që u shënua mb...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mungesë kreativiteti kur ësht&...
Majlinda Bregu TIRANË- Procedurat e gjata, të vështira dhe reduktimi i madh i rasteve të lëshimit të vizave, e ka ...
Kapet shqiptari në shtëpi bari BRITANI- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Drin Truni është arrestuar nga poli...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t&...
policia Italiane ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Itali, në kuadër të së cilës janë lësh...
Drogë GJERMANI- Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Gjermani, pasi është kapur duke shp...
ekstazi TIRANË- Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe 17- vjeçari me iniciale E. M., janë tre të rinjtë që u arretuan dj...