LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha pas marrjes në pyetje: Kjo është mundësia e fundit! 21 Janarin ta marrë në dorë SPAK, është vrasje shtetërore

Hoxha tha se për shkak të mundësive dhe faktit që duhen marrë në pyetje emra të zyrtarëve më të lartë, si ish-kryeministri Sali Berisha, ai aktual Edi Rama, ish-Presidenti Bamir Topi dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, kjo dosje duhet të jetë në duart e SPAK.

23 Janar 2023, 19:52 Nga F.M
Artan Hoxha pas marrjes në pyetje: Kjo është mundësia e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të marrë nën hetim dosjen e 21 janarit. Pas marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë, Hoxha tha se për shkak të mundësive dhe faktit që duhen marrë në pyetje emra të zyrtarëve më të lartë, si ish-kryeministri Sali Berisha, ai aktual Edi Rama, ish-Presidenti Bamir Topi dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, kjo dosje duhet të jetë në duart e SPAK. Sipas Hoxhës, me daljen e përgjimeve të reja, drejtësia ka nhë mundësi për të zbardhur këtë çështje, por shtoi se kjo do të jetë edhe e fundit për të. 

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Në fakt nuk është se mbajta mend dhe vura re sa kohë qëndrova, por me thënë të drjetën u vura në dispozicion të hetimit. Prokurorja që heton çështjen e 21 janarit kishte deleguar detyra për oficerët e Policisë Gjyqësore të Tiranës që më kërkuar deklarime. Së pari dua ta përshëndes prokuroren që reagoi, shpreoj që ky element i ri t'i japë një nxitje hetimit. Ajo që unë kërkoj është që të hetohet nga SPAK, kjo nuk ka të bëjë me aftësitë profesionale, por me mundësitë që ka SPAK. Është një krim shtetëror dhe duhen pyetur nivelet më të larta të asaj kohe dhe të sotshëm, ky është një atribut i SPAK. Në lidhje me këtë ngjarje nuk janë pyetur as Berisha, as Topi, as Basha, as Ina Rama dhe as shefi i Opozitës së asaj kohe, kjryeministri Edi Rama. Kjo është mundësia e vetme, nuk do të ketë më mundësi për të zbardhur këtë çështje, Kemi element të ri, institucione të reja, është momenti i duhur dhe nëse do të kalojë dhe kjo mundësi, nuk do të ketë më një tjetër. Janë vrarë katër njerëz me duar në xhepa, asnjë nuk ka qenë brenda rrethimit të Kryeministrisë, kanë qenë matanë bulevardit. Kjo është një mundësi për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë histori. Kjo ngjarja ngjan shumë me 2 prillin e vitit 1991. Unë dhashë çdo deklarim që duhej, besoj do të vijojë hetimi, unë jam i disponueshëm sa herë që të thirrem për tu marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje. Ajo që kemi bërë me familjarët e Aleksa Nikës është një shërbim që duhet ta kishte bërë tjetërkush.

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

artan hoxha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet