LIVE UPDATES
Aktualitet

Holta Zaçajt në mars "i mbaron mandati", Gjykata e Lartë hap aplikimet për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Në njoftim thuhet se për shkak të rëndësisë që ka përtëritja në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ligjvënësi kushtetues i kushtoi një vëmendje të veçantë realizimit në kohë të procesit, duke parashikuar që disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të mos zgjidheshin me mandat të plotë.

11 Dhjetor 2024, 09:21 Nga M.B
Holta Zaçajt në mars "i mbaron mandati", Gjykata e
Holta Zaçaj

TIRANA- Gjykata e Lartë ka hapur procedurat e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Në njoftim thuhet se për shkak të rëndësisë që ka përtëritja në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ligjvënësi kushtetues i kushtoi një vëmendje të veçantë realizimit në kohë të procesit, duke parashikuar që disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të mos zgjidheshin me mandat të plotë.

Njoftimi shton se për këtë arsye, në nenin 179 të Kushtetutës u sanksionua një skemë e qartë për përtëritjen kalimtare, sipas të cilës kufizohej mandati 9 vjeçar i gjyqtarëve që do të zëvendësonin dy gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në vitin 2017 dhe 2020, ndërkohë që mandati i shtatë gjyqtarëve të tjerë kushtetues përfundonte rregullisht në vitet e përtëritjes, sipas radhës, dy gjyqtarë në vitin 2016, dy gjyqtarë në vitin 2019 dhe tre gjyqtarë në vitin 2022.

Gjykata e Lartë shton se nëpërmjet vendosjes së mekanizmit të kufizimit të mandatit të dy gjyqtarëve që do të pasonin ata që nuk ishin zgjedhur në vitin e rregullt të kryerjes së përtëritjes, ndërkohë që për shtatë gjyqtarët e tjerë përcaktohej viti i përfundimit të mandatit 9 vjeçar, realizohej rregullisht përtëritja e Gjykatës Kushtetuese në çdo tri vjet e një të tretës së anëtarëve të saj. Sipas njoftimit, një zgjidhje e tillë konfirmoi përtëritjen e Gjykatës Kushtetuese si një detyrim kushtetues që prevalon ndaj kohëzgjatjes 9 vjeçare të mandatit të gjyqtarit. 

Gjithashtu Gjykata e Lartë shton se mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në datën 16.01.2023, zgjodhi Holta Zaçajn si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant, që ishte krijuar për shkak të përfundimit në datën 10.03.2017, të mandatit të Vitore Tushes, e cila, si gjyqtare në detyrë, vijonte të ushtronte mandatin deri në zëvendësimin e saj. 

"Koha e përfundimit të mandatit të gjyqtarit zëvendësues në mars 2025 është bërë publike në njoftimet e kryera nga Gjykata e Lartë për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në këto njoftime, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për këtë vend vakant janë informuar për kohëzgjatjen e mandatit. Kështu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë të datës 3.06.2021 është përcaktuar se shpallja e vendeve vakante për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese bëhet si më poshtë: “7. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9 vjeçar ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025”. Për shkak të numrit të kufizuar të aplikantëve, edhe në njoftimin e datës 31.01.2022 të ribërë nga Gjykata e Lartë për plotësimin e vendit vakant pas largimit të znj. Vitore Tusha, është përcaktuar shprehimisht: “… Kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025”",  thueht në njoftim.

 

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM për hapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton kompetencën e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, që parashikon procedurën e zgjedhjes nga Gjykata e Lartë, si dhe në nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, kryetari i Gjykatës së Lartë, pas njoftimit të vendit vakant nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka detyrimin të shpallë hapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Neni 125, pika 6 i Kushtetutës parashikon se Gjykata Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj. Përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është një proces kushtetues, ku përfshihen tre organe emërtese, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, që zgjedhin çdo tre vjet, përkatësisht, nga një anëtar të kësaj gjykate. Për të garantuar përtëritjen e rregullt të Gjykatës Kushtetuese, ky proces është i detyrueshëm për t’u kryer në kohë nga tre organet e emërtesës, me qëllim shmangien e çdo krize a tensioni, që mund të cenojë legjitimitetin dhe funksionimin normal të vetë Gjykatës, si autoriteti më i lartë, që interpreton në mënyrë përfundimtare Kushtetutën.

Për shkak të rëndësisë që ka përtëritja në mënyrë të rregullt e të vazhdúeshme e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 ligjvënësi kushtetues i kushtoi një vëmendje të veçantë realizimit në kohë të procesit, duke parashikuar që disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të mos zgjidheshin me mandat të plotë. Për këtë arsye, në nenin 179 të Kushtetutës u sanksionua një skemë e qartë për përtëritjen kalimtare, sipas të cilës kufizohej mandati 9 vjeçar i gjyqtarëve që do të zëvendësonin dy gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në vitin 2017 dhe 2020, ndërkohë që mandati i shtatë gjyqtarëve të tjerë kushtetues përfundonte rregullisht në vitet e përtëritjes, sipas radhës, dy gjyqtarë në vitin 2016, dy gjyqtarë në vitin 2019 dhe tre gjyqtarë në vitin 2022. Nëpërmjet vendosjes së mekanizmit të kufizimit të mandatit të dy gjyqtarëve që do të pasonin ata që nuk ishin zgjedhur në vitin e rregullt të kryerjes së përtëritjes, ndërkohë që për shtatë gjyqtarët e tjerë përcaktohej viti i përfundimit të mandatit 9 vjeçar, realizohej rregullisht përtëritja e Gjykatës Kushtetuese në çdo tri vjet e një të tretës së anëtarëve të saj. Një zgjidhje e tillë konfirmoi përtëritjen e Gjykatës Kushtetuese si një detyrim kushtetues që prevalon ndaj kohëzgjatjes 9 vjeçare të mandatit të gjyqtarit. Ky standard kushtetues është qartësuar edhe në nenin 86, pika 4 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, ku përcaktohet kryerja e përtëritjes për fazën kalimtare (deri në vitin 2022), ndërkohë që pas kësaj periudhe, çdo tri vjet (viti 2025, 2028, 2031 e në vijim) përtëritja kthehet në normalitet.

Në respekt të këtij urdhërimi kushtetues dhe ligjor, Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në datën 16.01.2023, zgjodhi znj. Holta Zaçaj si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant, që ishte krijuar për shkak të përfundimit në datën 10.03.2017, të mandatit të znj. Vitore Tusha, e cila, si gjyqtare në detyrë, vijonte të ushtronte mandatin deri në zëvendësimin e saj. Pra, bazuar në nenin 179, pika 3 të Kushtetutës, znj. Holta Zaçaj, që zëvendësoi znj. Vitore Tusha, do të qëndronte në detyrë deri në mars 2025.

Koha e përfundimit të mandatit të gjyqtarit zëvendësues në mars 2025 është bërë publike në njoftimet e kryera nga Gjykata e Lartë për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në këto njoftime, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për këtë vend vakant janë informuar për kohëzgjatjen e mandatit. Kështu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë të datës 3.06.2021 është përcaktuar se shpallja e vendeve vakante për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese bëhet si më poshtë: “7. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9 vjeçar ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025”. Për shkak të numrit të kufizuar të aplikantëve, edhe në njoftimin e datës 31.01.2022 të ribërë nga Gjykata e Lartë për plotësimin e vendit vakant pas largimit të znj. Vitore Tusha, është përcaktuar shprehimisht: “… Kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025”,

Mbi këtë bazë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka realizuar procedurën për verifikimin e kritereve ligjore dhe renditjen e kandidatëve dhe Gjykata e Lartë, me vendimin nr. 2, datë 16.01.2023 ka zgjedhur znj. Holta Zaçaj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese “me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Pra, për Gjykatën e Lartë si organ emërtese që zgjedh gjyqtarin kushtetues, për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që zhvillon procedurën përkatëse, ashtu si edhe për vetë kandidatët që aplikuan për plotësimin e këtij vendi vakant, në të cilin u zgjodh znj. Holta Zaçaj, ka qenë qartësisht e përcaktuar kohëzgjatja e këtij mandati të pjesshëm dhe koha e përfundimit të tij, që lidhet me muajin mars 2025 dhe konkretisht më datën 10 mars. Vetë znj. Holta Zaçaj, në dy kërkesat për shqyrtim aplikimi, që i ka drejtuar Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në datat 25.02.2022 dhe 30.11.2022, ka shprehur vullnetin e saj për zgjedhjen në “mandatin e mbetur të mandatit 9 (nëntë) vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025 të znj. Vitore Tusha”.

Sipas nenit 9 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese… njofton organin e emërtesës për vendin vakant.”. Rregullimi kushtetues që përcakton mënyrën e mbarimit të mandatit (neni 127, pika 2), si edhe dispozita ligjore e sipërcituar që parashikon detyrimin e Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit, imponojnë gjithashtu kryerjen e procedurës për emërimin e gjyqtarit të ri, jo më vonë se 60 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka deklaruar mbarimin e mandatit. Këto afate kushtetuese dhe ligjore nuk mund të shmangen nga asnjë organ kushtetues, aq më pak nga Gjykata Kushtetuese.

Duke iu referuar kësaj baze kushtetuese e ligjore, si dhe faktit se deri sot, datë 11.12.2024 nuk është përmbushur nga Gjykata Kushtetuese as detyrimi për deklarimin e mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj, as njoftimi nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese për përfundimin e mandatit të gjyqtarit, me qëllim kryerjen nga Gjykata e Lartë, brenda afatit ligjor, të hapjes së procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese;

Ndodhur në kushtet kur:

Gjykata e Lartë, si organ emërtese është ngarkuar nga neni 125, pika 1 i Kushtetutës të ushtrojë kompetencën e saj ekskluzive për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u penguar nga asnjë organ tjetër kushtetues, neni 7/ç, pika 1 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, detyron kryetarin e Gjykatës së Lartë të përmbushë detyrën e tij funksionale për të hapur procedurat për pranimin, brenda 30 ditëve, e aplikimeve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, koha e përfundimit në mars 2025, të mandatit të gjyqtarit zëvendësues, znj. Holta Zaçaj, është e bazuar në nenin 179, pika 3 të Kushtetutës, në të gjithë procedurën ligjore që është ndjekur, nga njoftimet për hapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, në vendimin e zgjedhjes së saj nga Gjykata e Lartë, ashtu si edhe në dy kërkesat për shqyrtim aplikimi, të nënshkruara nga vetë znj. Holta Zaçaj, drejtuar Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në datat 25.02.2022 dhe 30.11.2022, në të cilat ka kërkuar me vullnetin e saj të lirë zgjedhjen në “mandatin e mbetur të mandatit 9 (nëntë) vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025 të znj. Vitore Tusha”, mosvënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i saj për të shpallur, jo më vonë se data 10.12.2024, mbarimin e mandatit të znj. Holta Zaçaj, nuk mund të pengojë  dhe as të shmangë ushtrimin nga Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të kompetencës kushtetuese për zgjedhjes e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, njoftimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i saj si një akt formal, shërben për të shpallur një vakancë, të përcaktuar qartësisht në të gjithë procedurën e ndjekur nga Gjykata e Lartë, si organ emërtese dhe nuk sjell asnjë pasojë në vlefshmërinë e procedurës që zhvillohet për këtë qëllim, mospërmbushja e detyrimit ligjor nga kryetari i Gjykatës së Lartë për të hapur procedurat për pranimin e aplikimit për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të pengonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për fillimin e procedurës së verifikimit dhe renditjes së kandidatëve, si dhe në veçanti Gjykatën e Lartë për ushtrimin e pushtetit të saj kushtetues për të plotësuar vakancën e radhës në Gjykatën Kushtetuese,

Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë, duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon:

Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar:
b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale:

d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

a) vjetërsisë në profesion;

b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Lista e kandidatëve do të bëhet publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, t’u jepet mundësia të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat.
 

holta zacja

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje