Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Rezultatet e anketës treguan se më shumë se 40% e të rinjve që nuk kanë qenë ende jashtë vendit duan të largohen në të ardhmen, veçanërisht gratë e reja.
TIRANA- Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt- mars 2024, i cili u udhëhoq nga “Friedrich-Ebert-Stiftung” evidentoi se, të rinjtë shqiptarë janë ende të pushtuar nga një “nxitim emigrimi”, duke e konsideruar atë si opsionin e vetëm kur bëhet fjalë për hyrjen tregun global të punës. Emigrimi shihet si një mundësi për të rinjtë.
Rezultatet e anketës treguan se më shumë se 40% e të rinjve që nuk kanë qenë ende jashtë vendit duan të largohen në të ardhmen, veçanërisht gratë e reja. Më shumë se një e treta e të rinjve (36%) ushqejnë një dëshirë të fortë për të lënë vendin. Midis tyre, 11% do të largohen brenda 6 muajve të ardhshëm.
Faktori kryesor që shtyjnë të rinjtë të largohen janë standardet më të larta të jetesës dhe kushte më të mira për punë. Më shumë se 28% e atyre që duan të largohen nuk mendojnë të rikthehen sërish në Shqipëri. Studimi theksoi se arsimi konsiderohet si një nga çështjet më të rëndësishme për rininë shqiptare. Në kushtet e një ekonomie tregu globale ku mbizotërojnë aftësitë e shumëfishta dhe tregu fleksibël i punës po bëhet realitet, arsimi po kthehet në një mjet shumë të vlefshëm.
Ai po merr një rëndësi të madhe, veçanërisht në ditët e sotme, kur të rinjtë po përballen me sfidat e Revolucionit të Katërt Industrial ose të së ashtuquajturës Ekonomia 4.0, e drejtuar nga novacioni i teknologjisë së informacionit dhe ndikimi i paparashikueshëm i Inteligjencës Artificiale në shumë profesione.
Shumica e të rinjve shqiptarë ende vazhdojnë të shohin arsimimin jashtë vendit si mundësinë më të mirë, dhe kjo kërkon hapa të shpejtë për masa konkrete në lidhje me cilësinë e arsimit brenda vendit. Studimi më vë në dukje se shoqëria shqiptare është polarizuar dukshëm nga pikëpamja e pasurisë për shkak të një periudhe të ashpër tranzicioni, me një kapitalizëm kaotik pa rregulla të qarta dhe pa konkurrencë tregu.
Në këtë mënyrë, statusi social i të rinjve duket se vendoset kryesisht në bazë të fuqisë së parave dhe jo të punës e kontributit të vërtetë vetjak për të mirën e përbashkët. Të dhënat nxjerrin në pah faktin se të rinjtë përballen me fenomene të dhunës dhe të kriminalitetit, që shpesh ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre dhe në besimin që kanë tek institucionet, veçanërisht ato të drejtësisë. Pavarësisht se ata besojnë te forca e tyre si një instrument ndryshimi brenda shoqërisë, kjo mbetet më shumë një vetë-ndërgjegjësim sesa një bindje e shfaqur përmes veprimeve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Duke filluar nga dita e sotme moti kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonë...
Viktima ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 21-vjeçares shqiptare, Sonila Cani. Ajo u gjet e pajetë n&eum...
saimir sula TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll n&...
foto ilustruese ELBASAN- Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermiere në Gjermani, tregon, se ka një të afërm ...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Daias t&e...
foto ilustruese ITALI- Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik dhe shpërnd...
pamje nga arrestimi DURRËS- Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 33-vjeçarit në Durrës. Majlind H...
foto nga arrestimi DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një javë më parë në Durrës, ku një ...
Arrestimi DURRËS- Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Durrës. Pas kontrolleve intensive ës...
DURRËS- Një 33-vjeçar në Durrës i shpallur i humbur prej një jave nga familja e tij është gjetur i pajetë. Sipa...