14 Qershor 2022, 09:51
Nga k.m
Mask Haxhia
TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka folur për bojkotin e nisur në të gjitha gjykatat në rang vendi si kundërshtim me reformën dhe hartën e re gjyqësore të vendosur nga KLGJ. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, ka bërë me dije se bojkoti po funksionon, ndërsa ngre shqetësimin se me zvogëlimin e numrit të gjykatave do të rritet vetëgjyqësia.
"Të gjithë anëtarët e dhomës të Avokatisë janë këtu, ne ishim të bindur për këtë, po thjesht bëmë një inspektim dhe nuk ka asnjë avokat në Gjykatat. Mund të rritet vetëgjyqësia me eleminimin e gjykatave. Çështjet që janë me afat dhe masat e sigurie nuk do jenë objekt i bojkotit,"- tha Haxhia.
Një përgjigje ka pasur edhe për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja i cili tha se janë reflektuar kërkesat e avokatëve, duke theksuar se nuk janë kundër qeverisë, por vendimit të marrë. Ndërsa shtoi se ka bindjen se qeveria do të reflektojë.
"Duheshin minimumi 3 Apele, për 1 është e papërballueshme. Kallashët nuk i marrim dot kundër vendimit se jemi juristë, por kemi bindje të plotë që qeveria do i marrë në konsideratë se janë në ë mirën e qeverisë dhe politikës", u shpreh avokati.
Në fund, ai ka bërë me dije se deri më tani nuk është menduar për të shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese.
Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.
harta e re gjyqesore maks haxhia
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:49
A.B
Arben Lena
TIRANË- Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës s&...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:24
A.B
GJIROKASTËR- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar efektivët. Forcat blu bëjnë të...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:20
A.B
Blendi Teta, Santiago Majko
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 25...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:17
A.B
Irena Gjoka
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualif...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:08
A.B
Banesa
KRUJË- Banesa e familjes Kiçi në Krujë është shkrumbuar nga zjarri. Banesa në pronësi të Pëllum...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:07
A.B
Policia Tirane
TIRANË- Një person është proceduar nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se pakoja me 4 mijë karta SIM t&...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:00
A.B
Leonard Pali
LEZHË- Drejtori i Policisë Bashkiake në Lezhë, Leonard Pali është kallëzuar penalisht në Prokurori p&e...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:00
k.m.
Bledar Muça, Erion Hasanbelli dhe Arjan Spahiu
TIRANË- Atentati i djeshëm në Antëerp ndaj Erion Hysenbelliut nga Kasandër N...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 08:43
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore sekuest...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 08:34
A.B
Policia
TIRANË- 4040 karta SIM të ardhura nga Angli do të dërgoheshin në një banesë në zonën e ish-bllokut n&e...