LIVE UPDATES
Aktualitet

Grupet e interesit, kundër tatimit progresiv mbi profesionistët e vetëpunësuar

Propozimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të tatuar të ardhurat e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime me tatim progresiv nga 13 deri në 23% (nga zero që është tatimfitimi për këtë kategori deri në fashën e xhiros 14 mln lekë dhe zero TVSH deri në 10 mln lekë) janë konsideruar nga ekspertët dhe bizneset antikushtetuese, nxitëse të informalitetit dhe emigrimit të profesionistëve të rinj.

28 Maj 2022, 07:59 Nga DOSJA
Grupet e interesit, kundër tatimit progresiv mbi profesionistët e
Kontabilistët, audituesit dhe Shoqatat e Biznesit kundërshtojnë njëzëri ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vendosjen e tatimit progresiv te profesionistët e vetëpunësuar të shërbimeve. Ekspertët thonë se taksa deri në 23% për këtë kategori është antikushtetuese, si dhe do të nxisë informalitetin. Për grupet e interesit, ndryshimet e shpeshta fiskale jo vetëm që rrisin kostot e sipërmarrjes, por edhe do të shtojnë pasigurinë te to. Bizneset janë edhe kundër publikimit të pagave një herë në vit. Prodhuesit kërkojnë penalitete të diferencuara nga sektori i shërbimeve dhe njësitë tregtare.

Nismat për ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat për profesionet e lira, atë të procedurave tatimore për dyfishim penalitetesh për mosdeklarim punonjësish apo nëndeklarim pagash, si dhe për publikimin një herë në vit të listës së rrogave kanë shkaktuar debate të forta te kontabilistët, audituesit dhe shoqatat e biznesit.

Propozimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të tatuar të ardhurat e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime me tatim progresiv nga 13 deri në 23% (nga zero që është tatimfitimi për këtë kategori deri në fashën e xhiros 14 mln lekë dhe zero TVSH deri në 10 mln lekë) janë konsideruar nga ekspertët dhe bizneset antikushtetuese, nxitëse të informalitetit dhe emigrimit të profesionistëve të rinj.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera, pohoi për “Monitor” se ndryshimet do të vijnë për t’u dhënë fund deformimeve që i janë bërë sistemit fiskal, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive kanë dalë nga listëpagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar. “Sistemi i ri parashikon që të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, profesionet e lira, do të trajtohen njëlloj si të punësuarit me pagë.

Nga të ardhurat e tyre do të zbritet çdo shpenzim që ata realizojnë, do të dalë fitimi neto, nga fitimi neto do t’i zbriten edhe përfitimet që ka individi i punësuar, si taksim zero për pagat deri në 40,000 lekë. Fitimi neto pas çdo zbritje që do t’i bëhet, do të taksohet, siç taksohet çdo i punësuar. Norma e tatimit për këtë kategori do të jetë 0% për të ardhurat deri në 40,000 lekë, 13% nëse të ardhurat mujore janë deri në 150,000 lekë dhe 23% për shtesën e tyre”, theksoi z. Lera.

Në draftin e ri parashikohet që të ardhurat nga punësimi përfshijnë dhe të ardhurat e fituara nga një person i vetëpunësuar nëse 50%, ose më shumë e të ardhurave të fituara, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm, ose më shumë se 90% e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë, ose tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e klientit për të përfituar të ardhurat.

Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale veçoi se nga ndryshimet do të përjashtohen individët tregtarë, si të vetëpunësuar në bar-bufe, kafe, restorant të vogël apo market që do të vazhdojnë të kenë taksën zero deri në 2029, pasi këto struktura nuk janë domethënëse për sistemin tatimor dhe janë burim punësimi.

Nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet t’i propozohet FMN-së për t’u përjashtuar nga taksimi i ri një listë me profesione, si: berber, estetiste manikyri, parukiere, murator, elektricist, hidraulik, të cilët ofrojnë shërbime, por që në fakt janë biznese të hapura për publikun.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që projektligji të përfundojë hartimin në muajin qershor dhe më pas të konsultohet me grupet e interesit. Drafti i ri do të përfshijë edhe konceptin e taksimit për dhuratat në të holla dhe të trashëgimisë në të holla me normë 15%. Nga taksimi do të përjashtohen dhurimet dhe trashëgimitë brenda familjes. Ndërsa të ardhurat nga lojërat e fatit, që aktualisht taksohen me 15%, do të vazhdojnë të taksohen me të njëjtën normë.

Kategoritë e profesioneve të lira që preken

Nisma për ndryshimin e taksimit të profesioneve të lira prek 80% të kësaj kategorie sipas CEO-s së agjencisë së pasurive të paluajtshme “Century 21”, Jonian Antoni. Përfaqësuesi i shoqatës së NAREA-s thekson se, nga ndryshimet fiskale preket sektori i shërbimeve dhe turizmi sezonal.

“Një analizë e thjeshtë tregon se ndryshimet godasin 70-80% të të vetëpunësuarve të profesioneve të lira, që vijojnë aktivitetin në mënyrë të ndershme. Nuk mund të shkatërrohet puna e mirë, e ngritur nga shumica e të vetëpunësuarve të shërbimeve për të sulmuar 20-30% që mund të kenë abuzuar me këtë sistem.

Sektorët që preken më shumë janë profesionet e lira të shërbimit, si: IT, avokat, real estate, konsulent biznesi, konsulent financiar, parukier, estetiste. Gjithashtu, preken edhe fermerët, por sidomos bizneset sezonale në zonat e turizmit (makina me qira, guida turistike, minimarkete plazhi, lokale etj.).

P.sh.: një ekspert IT, i cili mund të faturojë 5-10 mln lekë në vit, mund të punonte, si konsulent edhe nga Shqipëria, duke ofruar shërbimet në të gjithë botën. Tashmë, prej sistemit, ai do të taksohet shumë më tepër dhe kjo mund ta incentivojë edhe drejt emigrimit”, – nënvizon z. Antoni.

Sa shtohet barra fiskale nga ndryshimet

Tatimfitimi për xhiron deri në fashën 14 mln lekë te profesionet e lira është zero dhe për xhiron deri në 10 mln lekë, TVSH është zero. Sistemi i ri parashikon që të ardhurat e tyre neto të taksohen si të të punësuarve në kompani publike dhe private. Kontabilisti Armand Mala tha për “Monitor” se, nëse trajtohet si pagë, i gjithë fitimi jo vetëm i trajton profesionet e lira me barrë më të rëndë, por krijon edhe “padrejtësi” në krahasim me rastin e të punësuarve në kompani.

“Së pari, në rastin e të punësuarave në kompani, paga bruto e të punësuarit (duke shtuar dhe pjesën e sigurimeve që mbulon kompania) janë shpenzim totalisht i njohur fiskal, dhe kompania redukton tatimin e fitimit në 15% të vlerës së këtyre shpenzimeve. Në rastin e profesioneve të lira, nëse fitimi trajtohet si pagë, ky 15% zhduket, pra ka një barrë më të rëndë fiskale.

E dyta, nëse fitimi i të vetëpunësuarve tatohet me deri në 23% atëherë jemi në kushtet ku biznesi i vogël po tatohet më shumë sesa biznesi i madh, që do të vazhdojë të mbetet me një normë 15%. Në vetvete, norma e tatimit është shumë e lartë.

Pastaj ka dhe një perceptim ndryshe. I punësuari i bën llogaritë mbi bazën e pagës neto (atë çka ai përfiton), psikologjikisht edhe këtu krijohet një diferencë. Ndërsa në rastin e të vetëpunësuarit, do të përfitohet një herë një shumë x, e më pas një pjesë e kësaj shume do të kthehet në shtet në formë tatimi.

Gjithashtu, është edhe fakti që të vetëpunësuarit mund edhe të punësojnë dikë tjetër, duke ndihmuar në reduktimin e numrit të të papunëve. Për ta bërë më të thjeshtë, do ta ilustroj me një shembull të një biznesi të vogël shërbimi, që ka një strukturë i vetëpunësuar me dy punëmarrës, secili nga dy punëmarrësit ka një pagë 100,000 lekë.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve të këtij biznesi ka këtë pamje (shiko tabelën). Siç duket, edhe nga tabelat e mësipërme, ngarkesa fiskale totale rezulton të jetë shumë e lartë dhe bizneset normalisht do të shikojnë të gjejnë shtigje të reja për të shmangur tatimet. Politikat fiskale duhet të hartohen në atë formë që të mbështeten nga biznesi, dhe barra fiskale të jetë e përballueshme për ta”, thotë Mala.

Nisma nxit pabarazinë dhe informalitetin

Sipas audituesit ligjor Sokol Toska, ndryshimi i sistemit të taksimit për profesionet e lira do të rrisë nivelin e pabarazisë së tatimit të të ardhurave dhe do të rrisë nivelin e informalitetit. Toska thekson se shtimi i barrës fiskale gjithashtu do të nxisë emigrimin e profesionistëve të rinj, plagë e shoqërisë shqiptare.

“Këto ditë është prezantuar për publikun nisma për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, konkretisht pjesa e të ardhurave të përfituara nga profesionistë të vetëpunësuar që ofrojnë shërbime. Edhe në këtë kategori, nga informacioni i publikuar, pritet të mos ndikohen nga taksimi i ri një listë me profesione, si: berberi, estetiste manikyri, parukiere, murator, elektricist, hidraulik, etj.

Rrjedhimisht, kuptojmë se objekt i tatimit të ri do të jenë profesionet që kërkojnë diploma universitare, apo nivele të larta ekspertize të avancuar, si p.sh.: noterë, avokatë, ekonomistë, inxhinierë, arkitektë, mjekë, stomatologë, etj. Arsyetimi i ndryshimit është, citojmë burimet zyrtare, “adresimi i deformimeve që kanë lindur nga shmangia e detyrimeve tatimore, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive nga 13 deri në 23% kanë dalë nga listëpagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar”.

Së pari, rritja e barrës tatimore për të gjithë kategorinë e profesionistëve, me arsyetimin se disa prej tyre kanë gjetur hapësira, pa shkelur ligjin, të ulin ngarkesën e tyre fiskale, shpreh thelbin e problemit të administrimit tatimor në Shqipëri, pra mungesën e aftësisë së administratës tatimore për të zbatuar ligjin.

Si rrjedhim, pavarësisht nivelit të lartë të taksës, të ardhurat e mbledhura përsëri shfaqen në nivele të ulëta, edhe në krahasim me vendet e rajonit. Për më tepër, rritja e normës së taksës do të rrisë në të njëjtën masë prirjen e tatimpaguesve për të gjetur forma të shmangies.

Së dyti, rritja e barrës tatimore për këtë kategori, do të rrisë nivelin e pabarazisë së tatimit të të ardhurave, i cili edhe aktualisht është mjaft i padrejtë. Duhet të kemi parasysh se rreth 90% e tatimpaguesve nuk paguajnë tatim mbi ardhurat (tatim mbi fitimin).

Kjo formë do të sjellë diferencim edhe më të madh. Duhet pasur parasysh se të vetëpunësuarit paguajnë taksa vendore, sigurime shoqërore, taksa mbi qiranë, TVSh, si dhe kanë kosto të tjera të administrimit, përfshi administrimin tatimor, kryerjen e deklarimeve, mbajtjen e llogarive bankare të biznesit, etj.

Së treti, sikurse shprehemi më sipër, objekt i këtij ndryshimi do të jenë vetëm pjesa më e arsimuar e shoqërisë dhe pikërisht ata që kanë edhe një aftësi dhe prirje për sipërmarrje. Në këtë kuptim, kjo kategori është pjesa më vitale, në terma të tjerë, elita dhe motori i formësimit të ideve, opinioneve dhe nismave tregtare, sociale dhe kulturore.

Rritja e ngarkesës mbi këtë kategori shoqërore do të sjellë dekurajimin dhe ndoshta largimin e tyre. Si rrjedhim, do të shkaktohet një plagë e shtuar sociale dhe kulturore, e cila aktualisht është mjaft e pranishme. Tregut i mungojnë profesionistët, të cilët largohen për shkak të mungesës së alternativave dhe mundësive”.

Rritja e barrës tatimore për të gjithë kategorinë e profesionistëve, me arsyetimin se disa prej tyre kanë gjetur hapësira, pa shkelur ligjin, të ulin ngarkesën e tyre fiskale, shpreh thelbin e problemit të administrimit tatimor në Shqipëri, pra mungesën e aftësisë së administratës tatimore për të zbatuar ligjin.
Si rrjedhim, pavarësisht nivelit të lartë të taksës, të ardhurat e mbledhura përsëri shfaqen në nivele të ulëta, edhe në krahasim me vendet e rajonit.
Për më tepër, rritja e normës së taksës do të rrisë në të njëjtën masë prirjen e tatimpaguesve për të gjetur forma të shmangies.

Efektet e politikave të paqëndrueshme fiskale

Ekspertët pohojnë me shqetësim se ndryshimet e shpeshta fiskale, jo vetëm rrisin kostot e sipërmarrjes, por edhe shtojnë pasigurinë te biznesi.

Audituesi ligjor, Bujar Bendo, thotë se, me tatimin për profesionet e lira këto 10 vitet e fundit, në përgjithësi është luajtur politikisht dhe fiskalisht, duke treguar, nga një anë, që janë realizuar politika pa vizion dhe, nga ana tjetër, ka krijuar burokraci, paqëndrueshmëri dhe kosto të shtuara për këto profesione me pasojë ndryshimet e shpeshta ligjore.

“Po të kujtoni VKM nr.37, datë 21/01/2016, për profesionet e lira u aplikua paga referencë dhe disa kritere për tatim, sipas viteve në profesion dhe vendndodhjes. Më pas, profesionet e lira kanë qenë të përfshirë në TVSH nga niveli zero i xhiros, edhe pse kufiri minimal i saj për subjektet e tjera, ka qenë mbi 8 mln lekë xhiro dhe më pas, mbi 5 mln lekë, kurse sot është në nivelin mbi 10 mln lekë xhiro.

Nuk jam dakord të mos aplikohet tatim i thjeshtuar apo tatim fitimi, për biznese me xhiro deri në 14 mln lekë, ku përfshihen edhe profesionet e lira, por njëkohësisht nuk shikoj arsye pse pikërisht ndryshimi të vijë vetëm për këtë fashë subjektesh. Mendoj se ndryshimet duhet të jenë në parim dhe, jo për individë apo profesione të veçanta, një ligj i thjeshtuar është më i aplikueshëm për vetë subjektet, por edhe për administratën tatimore.

Skema që mendohet, e supozuar që fitimi të trajtohet si e ardhur personale, do të thotë që të ketë një normë tatimore 23% dhe kjo fashë të vetëpunësuarve të shkojë drejt fashës së profesionistëve të punësuar me pagë të deklaruar”, pohon ai.

Kontabilisti Armand Mala thekson se eksperimentimi kaq i shpeshtë ka për të dështuar gjithmonë. Mala pohon se tatimi mes të punësuarve dhe të vetëpunësuarve asnjëherë nuk ka qenë i barabartë.

“Ndryshimet në tatimin e profesioneve të lira është e vërtetë që mostatimi i të vetëpunësuarve sjell një trajtim të pabarabartë me ata që bëjnë të njëjtën punë, por punojnë në një kompani në vend se të hapin një biznes, dhe një fakt i tillë prej vitesh është shteg për shmangie të detyrimit tatimor, dhe një nismë për të korrigjuar këto ‘padrejtësi’ do të ishte e mirëpritur. Por ky nuk është një problem që lindi sot, tatimi midis të të punësuarve dhe të vetëpunësuarve asnjëherë nuk ka qenë i barabartë.

Përse nuk u mor në konsideratë që kur u hartuan politikat fiskale ‘zero taksë për biznesin e vogël’, a nuk janë dhe të vetëpunësuarit një biznes i vogël? Ndryshime kaq të shpeshta ligjore kanë krijuar amulli në komunitetin e biznesit, dhe në këndvështrimin e investitorëve, vendi ynë është totalisht i paqëndrueshëm për sa u përket politikave fiskale.

Vetëm për profesionet e lira janë bërë mjaft eksperimente vitet e fundit, vendos TVSH nga kufiri zero, më pas hiq TVSH dhe trajto si bizneset e tjera. Përjashto nga çdo taksë, tani takso deri në 23%. Në opinionin tim, politikat fiskale duhet të jenë shumë më të qëndrueshme, çdo politikë që hartohet duhet të mirëmendohet dhe pas miratimit të ndiqet me kujdes dhe t’i lihet kohë që të gjejë zbatim”.

Nisma për ndryshimin e sistemit fiskal te profesionet e lira godet direkt profesionin e ndërmjetësit të pasurive të patundshme, sipas Jonian Antonit nga NAREA. “Në sektorin e ndërmjetësimit të pasurive të patundshme, ‘Century21’, si kompani amerikane operon ndërmjet Franchisimit dhe rrjedhimisht kontratave me agjentët, të cilët janë të vetëpunësuar dhe të licencuar. Ky është një model amerikan, i aplikuar edhe në SHBA, por edhe në Francë, Spanjë, Portugali e vende të tjera.

Ne operojmë me këtë sistem prej 15 vitesh dhe vështirësia jonë ka qenë gjithnjë që t’i bindim me incentiva financiare agjentët imobiliarë të merrnin nismën dhe të çelnin minibiznesin e tyre. Në këto 2 vjet i kemi bindur me sukses të kalojnë nga të punësuar në të vetëpunësuar, por ndryshimi i këtij taksimi do të sjellë shumë më tepër taksa.

Nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nëse për ta do t’ia vlejë të rrinë si të vetëpunësuar apo në rastin më të keq, të qëndrojnë në këtë sektor. Rrezikojmë që një pjesë e mirë e stafit tonë të mos kenë më interes financiar për të punuar në këtë sektor dhe të dalin të kërkojnë punë në tregje dhe sektorë të tjerë”.

Për përfaqësuesin e tregut të pasurive të patundshme, nisma e qeverisë dy vite më parë për heqjen e taksave te profesionet e lira rriti deklarimet në çdo sektor dhe uli informalitetin. Z. Antoni thotë se gjatë 2 viteve të fundit janë regjistruar shumë persona fizikë, që më parë ishin informalë.

“Kompanitë kanë bërë sforco të mëdha për t’i mbushur mendjen këtij tregu që më parë ishte informal të besonte te ligjet fiskale të shtetit. Politika për taksim zero u prezantua si nismë afatgjatë që do të siguronte taksa të ulëta për ata që fitojnë më pak në bizneset e vogla (person fizik), ndërkohë pas vetëm një viti e gjysmë fillon dhe diskutohet ndryshimi i sistemit.

Më vjen keq të them, por kjo nuk është aspak serioze. Për më tepër, cenon besimin afatgjatë të sistemit të taksimit, jo vetëm për këtë sektor, por për të gjithë sektorët. Sistemi i taksimit është program bazë i qeverive dhe nuk mund të ndryshojë çdo 2-3 vjet.

Ekonomisë i nevojiten programe 8-vjeçare apo më shumë, për të dhënë rezultate. Për të thithur sa më shumë burime njerëzore, por edhe investime të huaja, një shtet duhet t’i ndryshojë shumë rrallë sistemet e taksimit dhe jo çdo 2-3 vjet”, nënvizon ai.

Për të rregulluar deformimet në tregun e të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që ofrojnë shërbime, Sotiraq Dhamo rekomandon që profesionistët e lirë të trajtohen si biznes i vogël.

“Nga ana tjetër, nëse AT vlerëson që ka evazion nga ish-punonjës të shoqërive që lidhin kontrata shërbimi, si menaxherë, drejtorë shitjes, etj., atëherë ka një zgjidhje. Të paktën të lejohen që të kenë trajtimin e biznesit të vogël të gjithë profesionistët e lirë persona fizikë ose jo, që ushtrojnë profesione të rregulluara nga ligji përkatës, siç u përmend më lart. Kurse të gjithë ato shërbime që nuk rregullohen me ligj profesionesh të lejohen të ushtrohen vetëm me kontrata punësimi.

Kjo do të shmangte largimin nga lista e punonjësve të një shoqërie, të atyre personave që nuk ushtrojnë profesione të lira, si: menaxher, drejtorë shitjesh, marketing, etj. Nga ana tjetër, numri i individëve ish-punonjës që kanë përfituar nga ligji dhe janë regjistruar, si profesionistë të lirë dhe kanë shmangur tatimin mbi pagat është shumë i ulët dhe efekti përveçse moral, është shumë i parëndësishëm.

Prandaj edhe kjo të çon të mendosh se duket si një “goditje” e qëllimtë ndaj këtyre profesionistëve të lirë që e ushtrojnë profesionin bazuar në rregullat e ligjeve përkatëse profesionale. AT ka shumë hapësirë për të luftuar informalitetin dhe evazionin që ka efekt shumë të madh në të ardhurat e buxhetit si p.sh., tregtia elektronike, faqet e internetit që tregtojnë pa deklaruar dhe pa paguar tatime me shifra shumë të mëdha, biznese të tjera tregtare, njësi shitjeje etj., që veprojnë të paregjistruar, ose nuk deklarojnë shitjet reale, nuk pranojnë faturat me TVSH në blerje, pagat reale, apo të punësuarit, etj.”.

Edhe përfaqësuesi i NAREA-s, Jonian Antoni, tha se nëse synimi është për të shmangur të vetëpunësuarit që marrin paga ndërmjet faturimit, në vend të marrin rroga nga kompania, atëherë ekzistojnë mënyra të tjera shumë incentivuese për t’i drejtuar personat drejt rrogave si p.sh:

1. Mosofrimi shërbimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit, por ofrimi i tyre me pagesë;

2. Moslejimi i të qenët edhe i vetëpunësuar edhe i punësuar, pra të zgjedhin njërën formë dhe pastaj risku që merr i vetëpunësuari është që nuk ka punë stabël dhe mund ta largojnë;

3. Vendosja e limiteve për kompanitë e mëdha që punojnë me të vetëpunësuar, p.sh., limitohen në 10 të vetëpunësuar të jashtëm dhe jo në qindra; 4. Mënyra të tjera inovative./monitor

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra