LIVE UPDATES
Aktualitet

Shëndeti mendor në Shqipëri, VOA: Problem shumë i madh për shkak të stigmës së shoqërisë

Një pjesë e tyre braktisen, mbeten pa familje e pa banesa dhe mbeten banorë shumëvjecarë në spitalet psikatrike.

27 Maj 2022, 21:33 Nga DOSJA
Shëndeti mendor në Shqipëri, VOA: Problem shumë i madh
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, shëndeti mendor është një nga fushat më problematike të mjekësisë, për shkak të stigmës të madhe të shoqërisë ndaj pacientëve, gjë që pengon rehabilitimin e tyre. Një pjesë e tyre braktisen, mbeten pa familje e pa banesa dhe mbeten banorë shumëvjecarë në spitalet psikatrike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për plotësimin cilësor të të drejtave të këtyre pacientëve dhe zhvendosjen e tyre në qendra komunitare. Spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, është i mbushur me pacientë në maksimum, ndërsa tani gjendet në prag të një rindërtimi të plotë infrastrukturor dhe shkencor.

Të 310 shtretërit e spitalit janë të zënë me pacientë, afro gjysma e të cilëve jetojnë aty nga 10 e më shumë vjet, e ndonjë prej tyre gjendet aty nga dita e parë e hapjes së spitalit në vitin 1964. Doktor Roland Bërdufi punon prej 40 vjetësh në këtë spital. Ai ka parë kushtet në çdo periudhë deri sot që është bërë një spital me karakter diagnostik, kurativ dhe rehabilitues me ekipe mjekësore dhe inter-disiplinare.

“Spitali mbulon rreth 1 milionë e 300 mijë banorë në rajon dhe në vit bën një xhiro shtrati prej 300-400 pacientë, që vijnë dhe dalin nga spitali. Që në hapat e parë ne zbatojmë të drejtat e pacientëve, me dokumentin e parë mjekësor, kartela, që ka një deklaratë dhe detaje të tjera. Spitali perceptohet nga jashtë si një vend izolues, por ne jemi në të kundërtën e kësaj. Siç e shihni edhe vet, këtu gjithçka është e hapur, është e lirë. Ne komunikojmë me familjarët, për të cilët kujdesemi dhe i këshillojmë si të sillen me njeriun e tyre në mjekim e sipër” - thotë doktor Rolandi.

Shqipëria ka ratifikuar në fund të vitit 2009 Konventën e OKB-së për të drejtat e personave me paaftësi dhe duhet të veprojë më shumë në këtë drejtim, pohojnë ekspertët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po kërkon përherë e më shumë përmbushjen cilësore të të drejtave të pacientëve.

Laura Loli Dano, specialiste e të drejtave njerëzore në fushën e shëndetit mendor, u kthye nga Kanadaja në Elbasan pas 4 vjetësh nga studimi i saj doktoral, që kreu aty, për të vërejtur ndryshimet si dhe nevojën e madhe që kanë pacientët për t’u trajtuar në komunitet, edhe për shkak të ngushticës në pavijonet e mbingarkuara.

“Më gëzon shumë fakti që për herë të parë spitali po përgatitet të kalojë procesin e parë të akreditimit dhe një nga pikat kryesore është përmirësimi i kushteve të jetesës. Edhe në studimin tim, kushtet e jetesës ishin një nga pikat kryesore për tu përmirësuar, sepse ende rrinë 10 vetë në një dhomë. Ulja e këtij numri është një hap i parë për promovimin e të drejtave të tyre” - thotë Laura.

Teza doktorale e saj “Të drejtat njerëzore në spitalet psikiatrike të Shqipërisë” përfshin një periudhë të gjatë kohore nga trajtimi i dhunshëm i pacientëve gjatë diktaturës komuniste, vështirësitë e tranzicionit dhe sfidat e shëndetit mendor në kohët e sotme, kur OBSH po bën thirrje për deinstitucionalizimin e këtyre pacientëve.

Adela Lamçja Muça punon prej 12 vjetësh si psikologe dhe koordinatore e shërbimit psiko-social dhe atij rehabilitues në spitalin psikiatrik.

Ajo thotë se shumë prej pacientëve janë stabilizuar nga gjendja mendore, por strehohen këtu për një kohë të gjatë, sepse kanë nevojë për një mbështetje shtesë, që të jetojnë jashtë spitalit, ku kushtet sociale, ekonomike e bëjnë të vështirë daljen në komunitet.

Dy qendrat ditore ndihmojnë rehabilitimin e tyre dhe brenda spitalit shfrytëzohen gjithë mundësitë për të plotësuar të drejtat e tyre, thotë ajo.

Qëllimi është deinstitucionalizimi i këtyre pacientëve dhe reduktimi i numrit të shtretërve dhe përpjekjet janë bërë me shtëpizat komunitare. Jemi në hapa të mirë, por pritshmëritë janë për më shumë, që çdo vit që kalon të hapen edhe shtëpiza të tjera dhe të kemi mundësi t’i nxjerrim thuajse të gjithë këta pacientë që kanë kohë të gjatë qëndrimi këtu” - thotë Adela.

Ekspertët pohojnë se të drejtat bazë të këtyre pacientëve janë privatësia dhe standartizimi i shërbimit shëndetësor cilësor, krahas medikamenteve standarte, me të cilat mjekohen sëmundjet kryesore. Këto mund të plotësohen edhe brenda një rrjeti komunitar, thotë Laura. Specialistja thekson se përvoja më e mirë botërore këshillon që spitalet psikiatrike duhet të mbyllen dhe të ketë vetëm pavijone me shërbime psikiatrie. 

Shqipëria thotë ajo, ka shumë shtretër dhe pacientë në spitalet psikiatrike për frymë të popullatës, spitali është shndërruar edhe në një strehë të individëve, sepse nuk kanë se ku të shkojnë. Shtetit, sipas saj, i kushton më shumë t’i mbajë këta njerëz në spital se sa t’i nxjerrë në një sistem komunitar shërbimi, sepse rehabilitimi është qëllimi kryesor.

“Këta individë duhet të dalin patjetër në komunitet. Pastaj gjithë shërbimi tjetër duhet të jetë sistem i tipit të fshatrave SOS, me infrastrukturë të plotë, me mjekë psikiatër, psikologë, mjekë të përgjithshëm, infermierë psikiatrikë, terapistë okupacionalë etj” - thotë Laura.

Spitali Psikiatrik në Elbasan është më i ngarkuari ka 8 pavijone, 310 shtretër, 2 qendra ditore, një qendër komunitare dhe 2 shtëpiza të mbështetura në varësi. I dyti vjen ai i Vlorës me 145 shtretër, ku gjysma e kompleksit është ndërtuar rishtas, kushtet e jetesës janë shumë më të mira, privacia e individit është më e mirë, mundësitë për të dalë janë më të mëdha. Ndërsa një pjesë e spitalit atje, e ndërtuar në vitin 1920, ka nevojë për përmirësime. Por ekspertët këmbëngulin që me rindërtimet nuk duhet synuar shtimi i shtretërve, por qëllimi është nxjerrja e këtyre individëve në komunitet, që ata të jetojnë, të plaken e kur të moshohen edhe të ndërojnë jetë si njerëz të lirë në komunitetin e tyre me mbështetjen e duhur njerëzore.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet