Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një njoftimi për mediat, AMA shkruan se materiale dhe video të tilla intime duhet të evidentohen nëpër media, pasi nxit urrejtje dhe cënon personalitetin e vajzës në video.
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediave që të mos transmetojne videot e ngjarjes tronditëse në Librazhd. Me anë të një njoftimi për mediat, AMA shkruan se materiale dhe video të tilla intime duhet të evidentohen nëpër media, pasi nxit urrejtje dhe cënon personalitetin e vajzës në video.
Njoftimi i AMA-s:
Pasqyrimi mediatik i një ngjarje familjare në Librazhd, shpërthimet dhe përbetimet e një pale kundër një pale tjetër, nuk mund të jenë ushqim zbavitës dhe argëtues që bëhet shkak për linçim njerëzor dhe verbëri. Nuk ka interes publik, nuk është as investigim gazetaresk i një video të tillë që publikon intimitete, të cilat janë shkak për rikthim tek trajtimet antinjerëzore, që nuk respektojnë lirinë dhe privatësinë. Ajo që për fat të keq ka ndodhur në një familje, nuk mund të amplifikohet mediatikisht duke nxitur spirale të urrejtjes dhe hakmarrjes, të cënimit të personalitetit.
Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke përcaktuar parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, saktëson dhe se operatorët, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private dhe të mos lejojnë transmetime që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve (neni 4, pika 2/d dhe 2/dh).
Po kështu në nenin 33, ku flitet për detyrimet e subjektit të licencuar, duhet që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale; të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të transmetuar nga OSHMA-të dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe.
Ndaj dhe AMA kërkon nga redaksitë mediatike respektimin e kërkesave ligjore, për të evituar qarkullimin e përmbajtjeve të tilla të papërshtatshme, që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nxisin intolerancë. Po ashtu fton çdo media/OSHMA që e ka publikuar videon të heqë nga mjetet e saj të informimit ato pamje të rënda të cënimit të dinjitetit njerëzor.
*Shënim: Dosja.al e disponon videon e dhunimit, por për arsye etike preferon që të mos e publikojë!
(I.A/dosja.al)
Robert Cara PUKË- Një ditë pasi plagosi 11-vjeçarin në Pukë, arrestohet adoleshenti, Robert Cara. Adoleshenti ësh...
harta BELSH- Dy pacientë të dializës sorollaten prej 9 vitesh nga furgoni në furgon, paguajnë gjithçka me lekët e tyre...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar lidhur me ngjarjen tragjike në Tiranë, ku u mbytën dy vëllez&eu...
Liqeni TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me tragjedinë e ndodhur në liqenin e Prushës në Tiranë, ku dy...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Loja u kthye në tragjedi në liqenin e Prushës, ku pasditen e sotme ndërruan jetë dy vë...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Polumbarët e forcave RENEA kanë gjetur trupat e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Pru...
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet ...
banoret TIRANË- Banorët në zonën "Kodrat e Priftit" në Tiranë kanë dalë në protestë ditën e sot...
Punimet TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka denoncuar prishjen e një rruge për t’i shërbyer një kompleksi vilash në ...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy vëllezër janë mbytur në...