LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova me plot festivale, çfarë përfiton ekonomia nga mbajtja e tyre

Vera e këtij viti ka filluar të nxehet, pasi “Sunny Hill” është konfirmuar se do të rikthehet pas dy vitesh pauzë, për shkak të situatës e përhapjes së Covid-19.

28 Maj 2022, 07:13 Nga DOSJA
Kosova me plot festivale, çfarë përfiton ekonomia nga mbajtja e
Festival
Në Kosovë, prej shumë vitesh, mbahen disa festivale ndërkombëtare, siç janë “Sunny Hill Festival”, “Dokufest”, “Pri Film Fest”, “Chopin Fest”, “Remusica”, “Anibar”, “Jazzfest”, “Manifesta” etj.
Këto festivale janë shndërruar në aktivitete ekonomike, për shkak të prurjes së turistëve, por edhe punësimit për disa muaj të individëve e kompanive të shërbimit. “Monitor” sjell detaje mbi këto aktivitete dhe ndikimin në ekonominë e Kosovës

Edhe këtë vit, për disa ditë me radhë, Kosova do të jetë në qendër të vëmendjes europiane dhe asaj botërore, për shkak të festivaleve që do të mbahen.

Vera e këtij viti ka filluar të nxehet, pasi “Sunny Hill” është konfirmuar se do të rikthehet pas dy vitesh pauzë, për shkak të situatës e përhapjes së Covid-19.

Festivali, i cili bëri bujë të madhe ndërkombëtare e zgjoi kureshtje për të njohur më shumë Kosovën, do të nisë në muajin gusht. Dhe siç ndodh rëndom, duke marrë parasysh rëndësinë dhe ngjarjen e madhe kulturore që ka ky festival, përgatitjet kanë filluar. Një prej organizatorëve të “Sunny Hill”, Alban Kastrati, ka dhënë detaje rreth asaj se çfarë do të ndodhë këtë vit.

“Tashmë është konfirmuar që ‘Sunny Hill Festival’ do të mbahet, dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky të jetë edicioni më i madh i ‘Sunny Hill’ i zhvilluar deri më tani – si për numrin e pjesëmarrësve në festival, edhe për atë të artistëve”. Edicioni do të zgjerohet për të mbështetur segmente të shoqërisë me vlera të ndryshme.

“Ky edicion do të zgjerohet e masivizohet, për t’u shndërruar në një platformë të madhe, e cila mbështet shumë segmente të shoqërisë dhe krijon vlerë të rëndësishme ekonomike, sociale dhe kulturore për vendin”. Pavarësisht se është paksa herët për të zbuluar të gjitha detajet, premtohet se Prishtina do të jetë sërish në qendër të rajonit, e shumë vendeve në botë.

“Në pamundësi për t’i zbuluar të gjitha detajet, mund të themi se këtë verë Prishtina do ta marrë sërish gjithë vëmendjen e rajonit, Europës Juglindore e shumë vendeve të botës, sepse do të kemi një edicion të festivalit për të cilin do të flitet e mbahet mend gjatë, prej gjithë atyre që do të kenë rastin ta përjetojnë”.

“Sunny Hill” ka sjellë për kryeqytetin 9 milionë euro

Festivali organizohet gjithnjë me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, e cila ditë më parë i ka dhënë edhe një tokë në shfrytëzim këtij festivali.
Kuvendi komunal i Prishtinës, me shumicë votash, ku bëjnë pjesë LDK-ja dhe PDK-ja kanë votuar pro propozim-vendimit që kompanisë private “Sunny Hill” t’i jepen në shfrytëzim 17 hektarë tokë në Bërnicë, shfrytëzim për 99 vjet, për organizimin dhe mbajtjen e festivalit.

Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka thënë se Prishtina ka nevojë për “Sunny Hill” dhe jo “Sunny Hill” për Prishtinën.

“Për shkak të qytetarëve të Prishtinës kemi negociuar me ‘Sunny Hill’. Ky festival sjell artistë të mëdhenj botërorë dhe ka krijuar mundësinë për ardhjen e një numri të madh turistësh. 8-9 milionë euro ka sjellë për kryeqytetin. ‘Sunny Hill Festival’ është Dua Lipa, e cila e ka përfaqësuar Kosovën më së miri.

Nëse ne nuk e marrim ashtu, mundet të shkojë në Tiranë, në Shkodër. Nuk i vyen Prishtina ‘Sunny Hill’, por Prishtinës i vyen ‘Sunny Hill Festival’. Kemi kërkuar që ajo zonë, kur nuk shfrytëzohet, të jetë park. Aty nuk do të ketë hotele, kjo gjë është me kontratë. Nuk ia kemi falur tokën, nëse nuk bëhet më ‘Sunny Hill’ atëherë toka i kthehet komunës. Janë pak nëse ka vizion për ngritje të festivalit në nivel botëror”, theksoi ai.

Sipas propozim-marrëveshjes, eventet që lejohen të organizohen nga Komuna janë shfaqje të muzikës klasike, xhazit, të Filarmonisë së Kosovës etj.
Eventet e organizuara nga Komuna e Prishtinës nuk guxojnë ta kalojnë kapacitetin prej 3,000 personash.

Në rast se kjo ndodh, 30 për qind të fitimit nga të ardhurat e aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Prishtinës i takojnë Komunës.
Marrësi në këtë rast, “Sunny Hill”, nuk ka të drejtë që të ndërtojë objekte jashtë planit të miratuar të biznesit dhe nuk ka të drejtë të ndryshojë qëllimin e destinimit të pronës në shfrytëzim.

Këtë vit, edicioni i tretë i “Sunny Hill” do të mbahet gjatë katër ditëve në gusht, në datat 4, 5, 6 dhe 7. Vitin e kaluar, “Sunny Hill Festival” u anulua për shkak të pandemisë.

Ndryshe nga edicionet e kaluara në parkun “Gërmia”, sivjet do të mbahet në Bërnicë të Poshtme. Festivali me jehonë ndërkombëtare ka filluar në vitin 2018.

Ky koncert është mbajtur për dy vite radhazi, 2018 dhe 2019, në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë. U bë një ndërprerje prej dy vitesh për shkak të situatës epidemiologjike me koronavirus. Festivali, nën drejtimin e babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipa, në edicionet e mëparshme të “Sunny Hill” solli yje e artistë të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.

Në Prizren, edhe “DokuFest” çon miliona euro

Ditët e para të muajit gusht (5-13 gusht) të këtij viti do të jenë të nxehta edhe në Prizren. Qytetit të bukur të Prizrenit nuk do t’i mungojë as këtë herë “DokuFest”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit, festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filma nga e gjithë bota.

Themeluar në vitin 2002, me qëllim rigjallërimin e kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren, “DokuFest” u rrit dhe u zgjerua në festivalin më të rëndësishëm të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Europën Juglindore dhe nga viti 2019 është festival kualifikues BAFTA për filma të shkurtër.

Producentja e këtij festivali, Alba Çakalli, u shpreh se interesimi i të ftuarve nga vende të ndryshme për këtë festival është tejet i madh.
Ajo tregoi se çdo vit, Prizreni mbushet me turistë.

“Si hotelet, restorantet, shtëpitë private që ne bashkëpunojmë, janë të stërmbushura, reagimi i pjesëmarrësve është tejet pozitiv. Kësisoj qyteti i Prizrenit po përfiton shumë edhe financiarisht. Përveç ndikimit kulturor dhe social, “DokuFest” ka përfitime të rëndësishme edhe në ekonominë e Prizrenit, për këtë aspekt edhe instituti GAP ka bërë një analizë vite me parë.

“Rrjedhimisht, ndikimi ekonomik i ‘DokuFest’ për qytetin e Prizrenit është më i madh, por edhe më i vështirë për t’u matur me saktësi”.
Sipas GAP, zhvendosja e festivalit nga hapësira të mbyllura në hapësira publike, i sjell përfitime materiale bizneseve lokale, shitësve ambulantë dhe institucioneve publike.

“Në edicionin jubilar të 2010-s, vizitorët e ‘DokuFest’ vinin nga mbi 55 vende të botës. Përfituesit më të mëdhenj nga aktivitetet e festivalit janë bizneset lokale, hotelet, shtëpitë private, të cilat lëshojnë dhoma me qira, pronarët e parkingjeve, shitësit ambulantë, e deri edhe te kompanitë e telefonisë mobile, taksitë, kompanitë turistike”.

Në vitin 2011, “DokuFest”, sipas GAP kishte ndikim direkt ekonomik prej 3.1 milionë eurosh. Nëse në përllogaritje hyjnë edhe shpenzimet e konsumit, atëherë ndikimi vjetor është 3.8 milionë euro. Ndikimi ekonomik i “DokuFest” për një periudhë katërvjeçare është rreth 18 milionë euro.

Edhe qytetet e tjera, me festivale

Gjatë muajve korrik dhe gusht, festivalet nuk do të mungojnë edhe në disa qytete të tjera të Kosovës, si Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.

“Shënoni kalendarët tuaj, ‘Anibar’ rikthehet këtë verë nga data 13-19 korrik për edicionin e 13-të! Bashkohuni me ne për një javë të mbushur me animacione të mahnitshme nga e gjithë bota, prezantime nga të ftuar specialë dhe aktivitete të tjera plot surpriza”, është njoftimi i fundit që kanë bërë drejtuesit të festivalit Anibar, duke treguar se në Pejë, edhe këtë verë, do të ketë aktivitete kulturore.

Çdo vit, “Anibar” sjell artistë dhe animatorë të mirënjohur në Pejë për të ndarë përvojat dhe për të diskutuar punën e tyre në industrinë e animacionit. Festivali ka një program të gjerë në mbrëmje, duke filluar me shfaqjen e garave ndërkombëtare në kinemanë e Liqenit dhe të Kubës, në orën 20:30 dhe 22:00 dhe duke përfunduar me ngjarje të ndryshme me muzikë live.

Një festival që është mbajtur për disa ditë në Fushë-Kosovë ka sjellë shumë vizitorë e njerëz të kulturave të ndryshme në Kosovë.
Edicioni i gjashtë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në vend, Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” 2022, mbylli me suksese të shumta festivalin që, për shtatë ditë, ishte edhe epiqendra e kulturës.

Pjesëmarrësit në këtë edicion ishin nga Spanja, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Drejtoresha e festivalit, Doruntina Alshiqi, është shprehur e lumtur që ky edicion përfundoi me sukses, duke theksuar se ishte një garë e ngushtë për jurinë.

“Duke marrë parasysh faktin se shfaqjet ishin të gjitha të mira dhe pothuajse të të njëjtit nivel, për jurinë nuk ishte e lehtë të vendosë për çmimet, por dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që përfaqësuan shtetin e tyre dhe i përgëzoj për çmimet e fituara”, u shpreh Alshiqi.

Edicioni i sivjetmë shënoi gjithsej gjashtë shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota, të gjitha në programin garues. Në muajin korrik në Kosovë do të mbahet edhe festivali “Manifesta”, që do të hapet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022. “Manifesta”, Bienalja Europiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet.

“Manifesta” vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Europës për të hedhur dritë mbi një botë që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. “Manifesta”, si një ngjarje që përsëritet, është shndërruar vetë në një instrument shumështresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar.

“Manifesta 14 Prishtina” synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Europë, nëpërmjet zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj. Nuk do të mungojnë edhe festivalet siç janë “Chopin Fest”, “Remusica”, “Jazzfest”, “Polip – Poetry Fest”, “MOS – Meeting of Styles”.

Lufta bashkon Kosovën dhe Ukrainën në festival

Lufta ndërmjet Ukrainës e Rusisë po hyn në muajin e katërt, dhe shumë aktivitete kulturore e sportive janë anuluar. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Odesa. Këtë vit, ai do të mbahet në Prishtinë, në bashkëpunim me Festivalin Pri Film Fest.

Të dy festivalet kanë ndarë gjithmonë të njëjtën periudhë në korrik dhe shpesh kanë të ftuar ndërkombëtarë, të cilët do të shkonin nga një festival direkt te tjetri. Këtë vit, të dy festivalet ishin planifikuar të mbaheshin në javën e fundit të korrikut, por OIFF u desh ta anulonte edicionin për shkak të luftës.

Drejtuesit e “PriFest” kontaktuan ata të OIFF-së dhe ranë dakord që festivali të mund të zhvillohet në Prishtinë me disa nga programet dhe mysafirët e tij.

Vjosa Berisha, Drejtoreshë e Përgjithshme e “PriFest”, tregoi se çfarë do të mbajë ky festival dhe si do të organizohet. “…pra, ne kontaktuam miqtë tanë nga Odesa Int. Festivali i Filmit dhe u shpjeguam idenë tonë. Dhe ne jemi shumë krenarë të njoftojmë se do të kemi një program të veçantë filmash nga kineastët e rinj ukrainas të paraqitur në ‘PriFest’ si një program ‘Odesa IFF’.

Gjithashtu, 10 projekte të filmit artistik ukrainas do të marrin pjesë në ‘PriForum’ për sesionin e pitching-ut dhe më pas në Prishtina Rendezvous për të takuar shitësit, producentët dhe përzgjedhësit e festivaleve. Ne synojmë t’u mundësojmë kineastëve ukrainas dhe menaxhmentit të OIFF të jenë të pranishëm në Prishtinë. Shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull deri atëherë dhe ata mund të vijnë”.

Për këtë festival, ditë më parë ka folur edhe Anna Machukh, Drejtore e Përgjithshme e OIFF, duke treguar se si ranë dakord që të bashkëpunojnë me Kosovë.

“Na është hequr mundësia për të mbajtur Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Filmit në Odesa në formatin që e duan shumë të ftuarit dhe shikuesit tanë. Por ne u jemi shumë mirënjohës kolegëve tanë në Kosovë – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë (PriFest) – për mundësinë që të kemi OIFF përtej kufijve në PriFest dhe të shfaqim projekte filmike ukrainase për audiencën e huaj.

Vitet e fundit, kinemaja ukrainase është rritur, forcuar dhe ka fituar vazhdimisht fansa në mbarë botën. Ne nuk mund të ndalemi tani, dhe ne duhet t’ia tregojmë historinë e kulturës ukrainase gjithë botës”.

Nisma po zbatohet me mbështetjen e Qytetit të Prishtinës. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është një rast i madh për të treguar mbështetje për Ukrainën.

“Është një rast i madh, duke pasur parasysh situatën me luftën në Ukrainë, që këtë vit, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Odesa do të mbajë edicionin e 13-të këtu në Prishtinë, në partneritet me ‘PriFest’, festivali më i suksesshëm i filmit në kryeqytetin tonë. Qyteti i Prishtinës do të mbështesë këtë hap të mrekullueshëm të bashkëpunimit mes dy festivaleve. Kjo është një mundësi për të shprehur solidaritetin me Ukrainën dhe për të mbështetur luftën e saj për një të drejtë themelore – lirinë”.

“PriFest” po përgatitet për këtë, disa të ftuar nga Ukraina për të prezantuar filmat e tyre, si dhe për të marrë pjesë në skenë dhe për të prezantuar projektet e tyre filmike. Edicioni i 14-të i “PriFest” do të mbahet nga data 26-31 korrik./MONITOR

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS