Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shpresa e vetme për ta ngelet tek Zoti, pasi ditët e fundit zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke u afruar edhe tek ta.
GREQI- Dadias është një nga zonat më të prekura nga zjarret në prefekturën e Alexandroupolit. Këtu shumica e banorëve janë larguar për shkak të frikës nga zjarri, ndërkohë që shprehen të suprizuar se zjarrfikës nga Shqipëria kanë ardhur të ndihmojnë shtetit grek në këtë situatë të vështirë.
Ata pak banorë që kanë ngelur në fshatin grek, shumicën e kohës luten me sytë nga kryqi i kishës.
Shpresa e vetme për ta ngelet tek Zoti, pasi ditët e fundit zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke u afruar edhe tek ta.
"Euronews Albania" i pyeti se si ata ndiheshin teksa vende të ndryshme kanë ardhur në ndihmë, një ndër to, edhe Shqipëria.
“Për 70 vite në këtë pyll nuk ka pasur zjarre, kujdesi ishte i madh por tani mushkëritë e fshatit nuk janë më. Faleminderit ju që keni ardhur, por nuk keni çfarë bëni më, këtu situata ka dalë jashtë kontrollit”, thotë Jorgos Babakis, banor.
“Shumë njerëz nga vende të ndryshme kane ardhur në ndihme të Greqisë në këtë kohë, pashë kamionët e Shqipërisë dhe ngela i surprizuar, sepse marrëdhënia jonë këtë kohë nuk është shumë e mirë, por është mirë për Shqipërinë dhe Greqinë të qëndrojnë bashkë. Shpresoj që do bashkëpunojnë dhe marrëdhënia të jetë më e mirë në të ardhmen”, shprehet një tjetër.
“Askush nuk është i sigurtë ende ç’po ndodh këtu, por po ndodh një katrahurë këtu, kjo është e sigurtë. Është një veprim i mirë nga Shqipëria, sepse ne jemi afër me ju, të ndihmosh në këto momente është diçka unike, në qoftë se diçka ndodh në Shqipëri mendoj se edhe Greqia duhet të ndihmojë Shqipërinë”, thotë një vajzë e re.
Në përfundim të intervistës, ajo bën dhe shqiponjën dykrenare, në shenjë falenderimi ndaj shqiptarëve që po ndihmojnë.
49 zjarrfikës nga Shqipëria dhe forca ushtarake po punojnë në zonën e Alexandroupoli, për të vënë në kontroll flakët, edhe pse situata ka marrë përmasa të mëdha dhe fikja totale e tyre kërkon kohë. /Euronews Albania
kontrollet nga ana e policise Nga ana e bluve të Shkodrës është goditur një rast i veprimtarisë kriminale të gërry...
foto ilustruese Dy shtetase nga Italia janë arrestuar sot në Kakavijë, pasi fshihnin kanabis në mjetin e tyre. Policia bën me dij...
Policia sekuestron pajisjet HIMARË- Një 33-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka vënë në mesnatë muzik&...
foto ilustruese Fundjava do të mbyllet me temperatura të larta, dhe nga java tjetër do të nisin rreshjet e shiut. Sinoptikania e njohu...
Klodian Rjepaj dhe Ilir Beqaj Mes shumë pikave të shkeljes së kontratës koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjika...
policia duke ushtruar kontrolle LEZHË- Policia në Lezhë vijon kontrollet, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në p...
kanabis TIRANË- Babë e bir janë vënë në pranga, pasi shisnin kanabis në biznesin e tyre (lokal). Burime nga ana e polic...
Momenti i arrestimit TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ndërtimin e koncesionit Thumanë-Kashar nga Ge...
Eurostat Aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë të fort&...
Emigrantet GREQI- Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, kanë shpë...