Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal.
TIRANË- Babë e bir janë vënë në pranga, pasi shisnin kanabis në biznesin e tyre (lokal). Burime nga ana e policisë bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre si dhe kanë proceduar një shtetas që dyshohet se ka blerë kanabis në lokal. Personat e arrestuar janë shtetasi D.K., 50-vjeç dhe 20-vjeçari me inicialet G.K. Po nga ana e policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram kanabis, e cila u gjet gjatë kontrollit në lokal.
Njoftimi
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Kashari”.
Shisnin lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, bashkëpunëtor me këta 2 shtetas. Procedohet në gjendje një shtetas që dyshohet se ka blerë lëndë narkotike në këtë lokal. Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kashari”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-D. K., 50 vjeç dhe G. K., 20 vjeç (babë e bir), banues në Kashar;
-u shpall në kërkim shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Kashar;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. V., 21 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në afërsi të liqenit të Kasharit, shtetasin D. V., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi D. V. e kishte blerë lëndën narkotike te lokali i shtetasve D. K. dhe G. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Momenti i arrestimit TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ndërtimin e koncesionit Thumanë-Kashar nga Ge...
Eurostat Aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë të fort&...
Emigrantet GREQI- Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, kanë shpë...
KQZ TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Gjatë mbl...
Ervin Muça TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka hedhur poshtë ak...
DELVINË- Fëmija që u sulmua mbrëmjen e kaluar nga 6 qen ndodhet në gjendje të stabilizuar. Në foton e mëposhtme t...
Spital FIER- Mbi 200 raste në ditë paraqiten në urgjensën e spitalit Rajonal në Fier. Shefi i Urgjences Spitalit Rajonal Fier, Bl...
Policia ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan, ndërsa forcat blu kanë nisur procedimin në gjendje t&eu...
Gomone BRITANI E MADHE- Media britanike 'Express.co.uk' ka bërë një artikull kushtuar mënyrës sesi shqiptarët po përpiqe...
Emiljano Nina dhe Aldi Allushi TIRANË- Kur kanë kaluar ditë nga aksidenti te diga e Liqenit Artificial, zbulohen detaje të reja dhe m&e...