“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Sipas raportit, kjo reformë konsiderohet leva kryesore për rritjen e efikasitetit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
TIRANË- Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financohen shërbimet shëndetësore në Shqipëri, duke propozuar që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të kalojë nga administrimi i buxheteve historike në një model ku pagesat lidhen me rezultatet, cilësinë dhe performancën e ofruesve të shërbimeve.
Sipas raportit, kjo reformë konsiderohet leva kryesore për rritjen e efikasitetit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
Raporti vëren se Fondi administron rreth 67% të shpenzimeve publike për shëndetësinë, por funksionon kryesisht si administrator buxheti. Financimi i spitaleve publike bazohet në buxhete historike sipas zërave të shpenzimeve, ndërsa përdorimi i kontraktimit selektiv ose pagesave të lidhura me performancën mbetet i kufizuar. Si rezultat, financimi i spitaleve lidhet pak me aktivitetin ose rezultatet e arritura.
Banka Botërore thekson se modeli aktual u jep ofruesve pak stimuj për të rritur produktivitetin, për të racionalizuar ofrimin e shërbimeve ose për të zhvendosur trajtimet drejt formave me kosto më të ulët. Sipas raportit, problemi nuk lidhet me fragmentimin e fondeve, por me mungesën e kapaciteteve për blerje strategjike të shërbimeve.
Dokumenti rekomandon që, paralelisht me zgjerimin e autonomisë së spitaleve publike, Fondi të fillojë gradualisht zbatimin e blerjes së shërbimeve të bazuar në rezultate në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
Për kujdesin parësor, raporti propozon përdorimin e pagesave të bazuara në kapitacion, të përshtatura sipas moshës dhe rrezikut të pacientëve, të shoqëruara me fonde të dedikuara për diagnostikën laboratorike dhe instrumentale, si edhe me tregues performance aty ku është e mundur.
Për shërbimet ambulatore të specializuara, Banka Botërore rekomandon që ofruesit publikë të kontraktohen në mënyrë strategjike për të garantuar ofrimin e shërbimeve të caktuara, ndërsa pagesat të rregullohen në mënyrë të ngjashme me ato që aplikohen për PPP-të dhe ofruesit privatë, por duke u kufizuar me kuota dhe tavane buxhetore për të shmangur zgjerimin e panevojshëm të shërbimeve.
Në nivel spitalor, raporti propozon kontraktim selektiv dhe financim të bazuar në volum ose kritere të caktuara, në përputhje me Planin Kombëtar të Spitaleve 2023–2030. Gjithashtu rekomandohet kalimi gradual nga buxhetimi sipas zërave të shpenzimeve drejt financimit sipas rasteve ose paketave të shërbimeve, duke përdorur kombinime të ndryshme metodash pagese.
Sipas Bankës Botërore, një sistem më fleksibël i blerjes së shërbimeve, i kombinuar me autonomi menaxheriale dhe financiare për ofruesit, do t’u krijonte institucioneve më shumë mundësi për planifikimin e personelit dhe për përdorimin e stimujve të lidhur me performancën.
Në përmbledhjen e rekomandimeve, raporti e cilëson kalimin e Fondit nga një administrator pasiv buxheti në një blerës aktiv për të përmirësuar performancën e sistemit shëndetësor shqiptar./Monitor.al
TIRANË- Sot vendi ynë edhe këtë të hënë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të q&...
Dashi Hëna ju buzëqesh dhe ju jep një shtysë energjie, perfekte për t’u rikthyer në formë nëse keni ndjerë...
GJIROKASTËR- Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një zonë pyjore mes ...
TIRANË- Një gjarpër është filmuar pranë zonës së lojës për fëmijë te Liqeni Artificial ...
Korçë KORÇË- Qytetarët e Korçës kanë zhvilluar protestën e tyre të përditshme kundë...
protesta 50 TIRANË- Qindra protestues po vijojnë marshimin në akset kryesore të Tiranës, duke mbajtur slogane kundë...
Pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët ...
Protesta TIRANË- Në ditën e 50-të të protestës, një moment emocionues u regjistrua kur një protestues vendosi ...
pamje nga protesta 50 TIRANË- Një tjetër protestues ka artikuluar kërkesa të forta, duke deklaruar se protesta do të vijoj&eu...
protesta 50 TIRANË- Në tubimin e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, një prej protestuesve ka ndarë me të...